Rama për çmimet e larta në jug: Më e lehtë të shkosh në Greqi dhe Turqi se të rrish në Dhërmi

23 Korrik 2022, 18:00Ekonomia TEMA

Rama për çmimet e larta në jug: Më e lehtë të

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çmimet e larta të hoteleve në jug të vendit duke thënë se vendosin 200-300 euro nata kur kanë cilësi shërbimesh. Këto cmime i cilëson tërësisht të palogjikshme.

“Do të nisë puna për inertet në bregun e Jonit. Do hapet një landfill që do të ndihmojë bashkitë e përfshira në zhvillimin intensive për ndërtimin e hoteleve të strukturave të mikpritjes që e kanë vënë në një sfidë goxha të madhe të gjithë qeverisjen vendore të zonës për shkak të volumeve të mëdha që krijohen.

E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm i gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për çmimet. Nuk i vendosin bashkitë që i vënë çmimet, por kanë në dorë të jenë proaktivë dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues.

Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm, por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama.

 

31 Komente

  1. d
    dritan

    fiks z,rama ! ata duan t vjedhon e shumica ju ben ju fajtor pastaj turp

    1. E
      Eldi

      Ne greqi dhe turqi ke qef se paguan ama nuk harxhon me ndersa ktu mir hotele po dhe te ngrenat me mir te bie te iken dy hr ne vit ne turqi e greqi

      1. A
        Ana

        Kto kan ken nam komplet ti ulin kto cmime se per te keqen e vetes e kan

        1. K
          Kle

          Te keqen ia bejne vetes se nuk i shkon njeri

          1. h
            hasan

            ee te shkojne te shkojne,,, ka plot vende ne shqiperine tone ku me ndihemen e qeverise jane transformuar ne bukuri te mrekullueshme

            1. E
              Enejda

              Ju lumte qe keni folur per kete problem pasi me cmimet eshte abuzuar shume ne Dhermi

              1. E
                Elena

                Shpresoj te zgjidhet ky problem tashme qe u permend dhe nga z Rama

                1. M
                  Matilda

                  Ju pergezoj per faktin qe i kushtoni vemendje dhe problemeve te tilla

                  1. A
                    Alban

                    Cmimet duhen ulur ne Dhermi eshte cmenduri z Rama ka shume te drejte

                    1. D
                      Dea

                      Shume e vërtetë zoti kryeminister.Po tregoheni realist dhe kjo gje ju personifikon gjithmone.

                      1. K
                        Klodiana

                        Me vjen mire qe po shqyrtoni me se miri cdo problem dhe kam besim qe do te gjeni zgjidhjen e duhur

                        1. G
                          Genti

                          Neve ju falenderojme per punet e mira qe keni bere z.kryeminister dhe me fat qe ju kemi

                          1. G
                            Geni

                            Ke shume te drejte zoti Rama po e teprojne

                            1. D
                              Dritan

                              Po e teprojne shume me cmimet , me mire te ikim jashte me pushime

                              1. G
                                Genci

                                Shpresojm te merren vendime te duhura dhe me vjen mire qe shikoni cdo problematik qe njerezit kane

                                1. M
                                  Mira

                                  Për të qarë e për të qeshur me komentet dy radhëshe, njeri pas tjetrit, që lëpihen pa thënë asgjë. Mos e përdorni këtë taktikë, se jeni bërë jo të pabesueshëm, por qesharakë. E filluan punën "komentuesit" në 18:06 me Dritanin dhe e mbaruan në 18:38 me Gencin ???????? Doli dita e punës?!

                                2. Çeprati

                                  Vazhdojnë rrotat e karit të komentojnë njëri pas tjetrit sikur nuk duket që janë të paguar. Na hapët barkut me injorancën tuaj.

                                  1. E
                                    Eni

                                    O pasha hapi emigranteve e Albanian se ngelem pa pasaporta....

                                    1. K
                                      KORÇARI

                                      Kush eshte kryeminister ne Shqiperi a e di njeri se edi 10 vjet se ka mare vesh akoma ay vetem te beje zhgaravina di e te vjedhi pak po vetem pak disa miliarda euro me shume se hajdutet meta nano berisha

                                      1. K
                                        KORÇARI

                                        Kush eshte kryeminister ne Shqiperi a e di njeri se edi 10 vjet se ka mare vesh akoma ay vetem te beje zhgaravina di e te vjedhi pak po vetem pak disa miliarda euro me shume se hajdutet meta nano berisha

                                        1. P
                                          Polici

                                          Ne fakt eshte cmenduri qe ne pik te sezonit kerkohen cmime te arsyheshme ne Dhermi. E vendos ekonomia e tregut. Nese ka budallenj qe duan te paguajne 200 apo 300 euro nata le ta bejne pse duhen te gjykohen? Ka plazhe shume te mira nga Saranda ne Vlore ku mund te zjedhesh sipas xhepit. Cmimi mesatar shkon rreth 50 euro nata. Nuk e di per Turqine por per Greqine mund te them qe eshte felliqsire dhe mashtrojne me cmimet me keq se ne Shqiperi. Edhe hotelet me 100 euro nata jane mizerje. Nje hotel normal dhe asgje te vecante do 150 euro nata minimumin ne Greqi.

                                          1. N
                                            Niko

                                            Ke fol fiks si polic.domethene si nje idiot.e para .problemi nuk eshte vetem ne Dhermi.eshte kudo.dhe jo vetem me cmimet e dhomave.shko ne Velipoje te shikosh c behet.shko ne Ksamil.nje katastrofe.kurse ne Greqi ne Mykono Santorini Ios dhe pak vende te tjera e verte qe nuk afrohesh dote per shkak te cmimeve .mirepo ka me mijera vende qe jane edhe me te bukura nga ato qe permenda me larte.dhe shume me te lira nga cmimet ne Shqiperi.te lutemi te kthjellohen.

                                          2. ?
                                            ????????????????????????

                                            njerz te poshter

                                            1. E
                                              El

                                              Vari leshtë. Vetëm komente furca. !!!!!!!!

                                              1. K
                                                Kico

                                                Sa u ktheva nga Turqia . Hera pare qe shkoja . Hajde nivel hajde . Jetoj ne usa nga 92 Po keto resorte dhe keshtu sherbimi skam ndeshur per kete cmim nga Meksika ne Karaibe.Njerez jemi shum mbrapa me vjen keq Po kemi kulture leshi dhe Nuk ja vej me fajin Turkut per 500 vjet. Ne jemi barbare vete

                                                1. F
                                                  Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                                                  Te ushqimet, ajo që prodhohet në vënd duhet të ketë çmim të pranueshëm dhe jo sot kastraveci 30 lekë kg, ndërsa nesër 110 lekë kg. Pjeshka 50 lek kg te dyqani i parë dhe 130 lekë 300 m më tutje, e njëjta cilësi.

                                                  1. B
                                                    Bregdeti

                                                    Aktualisht jam ne vlore dhe gjithe vija e ujit eshte mbushur me zhesllonge. Perse duhet dhene gjithe rera privatit kurse publikut asgje? Perse ai qe ka nje hotel duhet te mari edhe reren? Kjo eshte neperkembje dhe mosperfillje e popullit ne te drejten e vet. Kryetaret e bashkive jane ca parazite qe s'nderhyjne fare.

                                                    1. T
                                                      TAFIL TERFILI

                                                      kom 17 vite qe frekuentoj jugun..hiq 2020...aty shkoj per ate plazh...e kom fillu nga saranda ne 2002...per te perfunduar ne qeparo vjet ...hotelin me te mire ekam gjetur ne livadh ne 2019...po dhe ky i koco kokdhimes ne qeparo ishte super...vjet pagum 110 euro nata me mengjes ...hoteli ishte perfekt ...raporti cmim cilesi favorizus...a pastaj per restorantet qe ka jugu...ju them i gjo ..e njejta menu ..jo profesioniste ..papasterti...dhe cmime te larta...kom nji bar restorant timin ne itali...dhe sdu me gjet qimen ne qull...po ne jug sdine as te gatujn dhe as te sherbejne...ata te thone ..o vella shiko ca deti ke...po deti ste jep per te honger...as te sherben..dmth zoti ktyre pallave te jugut ...u ka dhene detin ...po jo trute....se kto shengjin velipoje e durres si llogaris fare...si det...po te pakten ne sherbime jane me profesionist...

                                                      1. N
                                                        Niko

                                                        O terfil o karafil.po si nuk e di ore njeri fallco qe shumicen e restoranteve dhe resorterve ne jug I kane hapur njerezit e seres tende dmth Tirana e lart.kane ardhe laçian e dreqi dhe I biri dhe kane hapur restorante me produkte deti.Kur vete ata e pane detin shume vone.dhe kur e pane e di c fare thane? Po si ore e kane lene Pa punuar gjithe kete fushe?kuptove o karafil.

                                                      2. A
                                                        A E di Edi, që ju E di-ni.

                                                        Ja po presim o artist! Të na bëhen këto resortet e ketyre investitorevë të vilave steategjike andej që të bien çmimet. (Si dhe mbarimin e tunelit të Bela-së) Nga 100 , në 500€... Dhe pastaj e gjithë ajo zonë të jetë "mollë e ndalueme" për gjithë shqiptarët... Se sa mbaron fshati turistik i njonit fillon i tjetrit nga aty e deri në Butrint. Për plazhet as nuk flitet fare... tokë e xanun, pronë private.... (e Samirit, Dulakëve, Oltës e me rradhë). (Madje dhe Gaz Paja ngeli pa bërë fshat)...

                                                        1. s
                                                          spata

                                                          K/M qe ankohet per cmimet i gjene vetem ne Shqiperi.Po aka shtet tu shkoje lodren hajdutve ? Le te pergjigjet K/M ine qe mez e kemi .

                                                          Lini një Përgjigje