Rama: Porti turistik i Durrësit do të jetë nga më të mëdhenjtë në Mesdhe, shikoni rastin e Malit të Zi

16 Nëntor 2022, 18:30Ekonomia TEMA

Rama: Porti turistik i Durrësit do të jetë nga më të

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Porti i ri i Durrësit do të jetë një portë e madhe e hapur për Shqipërinë dhe një prej porteve më të mëdha në Mesdhe.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi të zhvilluar në Berat, ku mori edhe shembullin e Malit të Zi, i cili sipas tij ka sot rrogat ëm të larta në rajon vetëm sepse bëri një port të tillë në të shkuarën.

Rama foli edhe për largimin e shqiptarëve, ku tha se nuk do të jetë e largët dita kur më shumë shqiptarë do të kthehen sesa do të ikin.

Sipas Ramës, kriza energjitike dhe inflacioni i luftës, pas pushtimit të Ukrainës, nuk kanë rënduar shumë në xhepat e qytetarëve shqiptarë, falë masave mbrojtëse nga qeveria.

“Berati sot të jetë mbi 300 mijë turistë, të brendshëm edhe të huaj, nuk ka rëndësi. Kush e imagjinonte para se ne të vinim në pushtet. S’kishte rrugë nga të vije. 

Nga Lushnja e këtu nuk ka pasur rrugë. Po ju them që në Berat, ky numër do të shkojë 600 mijë, 700 mijë, 800 mijë dhe kjo pasuri vetëm sa ka filluar të zgjohet. Mes kësaj pasurie që e ka falur zoti çdokush duhet të ketë një mundësi dhe do ta gjejë një mundësi. Koha kur më shumë do të vijnë se do të ikin nuk është e largët. Edhe fantazia që thuhet se atje ju pret një fushë me lule po shkon drejt shterimit. 

Unë nuk jam tek ata që thonë se nuk ka si vendi yt. Unë jam që vendi të ofrojë më shumë mundësi se vendet e tjera dhe situate që ejmi sot tregon se rruga është hapur. Dhe rrugën e kemi hapur ne. Sot ka 24 orë ujë. Tani duhet të kemi ne turp ta themi që ka 24 orë ujë apo çfarë. 

Sot është komplet ndryshe, siç është komplet ndryshe imazhi i Shqipërisë. Sot pashë një nga revistat më të rëndësishme në botë të turizmit që e kishte vendosur Shqipërinë në 5 vendet e para. Por ju e keni parë se sa shumë portale, media apo gazeta të mëdha kanë shkruar për Shqipërinë. 

Nuk është rastësi që Shqipëria ka arritjen më të madhë në turizëm që pas pandemisë. Nuk ka shans që ti nëse punon në një vend tjetër dhe punon një punë të zakonshme, të marrësh më shumë para sesa të kshehesh në tokat e gjyshërve dhe të bësh një investim të vogël këtu. Fiton të paktën dyfishin sesa fiton jashtë. Dhe atë e ri-investon. 

Dua ta mbyll me dy gjëra. Pavarësisht se koha nuk na ka ndihmuar. Ja dhe shiu që thashë do fillojë, ndaloi prapë. Mbase po mendohet për atë që thamë pë rata xhallajdurët dhe ndaloi. Deri tani fatura e energjisë elektrike ka të njëjtin çmim para se të niste kriza e energjisë. 

Mbase ju kujtohet kur unë e paralajmërova që jemi përpara një krize energjitike. Dikush tjetër tha që “ky vetëm fatkeqësi do, sepse ky qëveris vetëm përmes fatkeqësive”. Në paguajmë 80 % të faturës tuaj të energjisë dhe vetëm 20 % u ngelet qytetarëve. Ne kemi bërë që inflacioni i luftës të mos jetë aq agresiv sa ç’është në vendet e tjera të rajonit. 

Sikur të gjitha këto të mos kishin ndodhur, tërmeti dhe pandemia, do të ishin 420 milion euro më shumë që do të ishin për investime. Sot po hyjnë përditë në shtëpi që as mund t’i kishin dot me mundësitë e tyre dhe janë me mijëra familje. Një pjesë e madhe e infrastrukturës shëndetësore sot është zhvilluar. 

Me investimin më të madh direkt dhe të huaj, që bëhet fjalë për transformimin e Portit të Durrësit në një port turistik që do të jetë nga më të mëdhenjtë në mesdhe. Pse është i rëndësishëm ai. Sepse ai port do të jetë një port e madhe e hapur e një Shqipërie që do të ndryshojë komplet pozicionin dhe nuk do të jetë atraktive vetëm për të ardhur tek porti, por për të shkuar më thellë. Shikoni Malin e Zi, është vendi me pagat më të larta në rajon. 

Çfarë ka Mali i Zi? Sepse Mali i Zi ka ndërtuar shumë kohë më parë një port që është shumë më i vogël sesa ky që do të ndërtojmë ne, që atëherë ishte një portë e madhe e hapur në Mesdhe dhe e ngriti Malin e Zi dhe e shkëputi nga pjesa tjetër e rajonit. 

Kjo solli investime dhe turistë që çoi edhe në rritjen e pagave. Kjo do të ndodhë edhe me Portin e Durrësit. Ne paralelisht po ndërtojmë edhe portin e ri tregtar. Sepse porti i sotëm është nësoj si stadiumi që nuk vinte asnjë skuadër e huaj të luante dhe tha Uefa STOP”, u shpreh Rama.

8 Komente

  1. L
    Landi

    shoku mero noi fjale per portin e durresit, se te ngeli berisha ne fyt o.....

    1. T
      Taku

      Ça t thot Mero djali...kur deputeti i DR nuk vjen me as te shurroje tek zona e vet ... Edhe fjalimet per DR i ben ne Vlore aq zët e ka si qytet Se ça i kan bere durrsakët përveçse ja kan votuar partinë e vet për 22 vjet rresht një dreq e di se as Zoti i madh se ka idenë

    2. E
      Engjell

      Ore bqire lulishtes. Ne mal t zi erdhi investitori hodhi 1.5 miliarde euro t vetat kurse "investitori" yt do hedhi vetem 70 milion euro dhe pjesen tjeter do ndertohe pallate, do ti shesi qe te investoje. Si ste vjen turp

      1. a
        arrifi

        Ky qenka loqe fare .Harovi qe ka Dubrovnik ,Selanik ,Pire e sa te tjere.Dursi eshte si fshat para tyre.

        1. L
          Latif Dreqi

          Cfare vagabondi qe eshte mor zot. Mali i zi ka portin e Tivarit port kryesor per mallrat dhe sherbimet o hajdut me cizme.Ti nje port ke kryesor dhe ate po ia fal arabeve te vijne te dhjesin aty. Durresi eshte qytet antik mbi 2000 vjet me histori dhe arkeologji. Ti po iu fal atyre sikur te ti kete lene Kristaqi 800,000m2 truall ose 80 ha a ca me teper. Ne portin aktual te Durersit futen anijet deri 30,000 ton qe shkarkojne. Kush do e ndertoje portin e tjeter? Shqiptaret me taksat e tyre, te cilet do punojne kamariere, stujardese dhe sanitare per te nderruar carcafet neper haremet e arabve. Mjere ky vend qe ka rene ne dore te nje sekti mafioz.

          1. P
            Patrioti i vertete

            Latif Dreqi Menyra se si shkruan tregon nivelin qe ke, ti nuk je per zhvillim, se nuk ke informacion dhe nuk di aagje. Nuk diskutoj anen politike, se eshte e qarte qe je i rreshtuar me shokun Sali. Me qe kam punuar me keto pune, perfshi dhe portet, ne projektim, a e di qe ka qene nje Institut qe studjonte de projektonte portet. Qe atehere porti i Durresit ishte ne stress se nuk kishte sheshe, sheshin e zinte kromi i depozituar. Tani transporti behet kryesisht me konteniere, por ka edhe materiale rinfuzo si cimento, grure, etj. Qe atehere, ne kohen e monizmit, porti nuk mjaftonte dhe duhej te cvendosej ne Porto Romano, por nuk kishte leke Qeveria dhe regjimit po i vinte fundi. Sa per Mesdheun, ka nje konkurence te ashper pe portet e jahteve, se japin te ardhura. Por Pireu, Selaniku, Izmiri, Stambolli, Rijeka dhe cdo port italian, mbart arkeologji ne toke e nen uje, e megjithate zhvillohet. Qe porti i Durresit do cvendoset, nuk ka diskutim, eshte nonsens te rrije aty ku eshte, dhe do behet Porto Romano. Por edhe kjo toke qe lirohet, nga arkitekte, do shfrytezohet ne maksimum per mire, duke transformuar ate pocaqi qe eshte aty ne nje qytet modern dhe atraksion. Do ta bente cdo Qeveri, po te kishte mundesi. Sa per korrupsionet, se je edhe dedektiv o Dreq, le ti shohin organet, kontratat te behen sic duhet. Por do kohe, portet jane ndertimet qe duan me shume kohe. Iranit i jane dashur rreth 20-25 vjet per te ndertuar Bandar ed Abash, portin me te madh ne Gjirin Persic, qe i dha nje hov economise aty. Dhe flitet per Iranin, ku arkeologji ne toke, ne breg e nen uje ka me shume se ne cdo vend te botes, pasi ka qene Perandoria Persiane. E njejta ndodh me Aleksandrine, e cila edhe pse zhytet 2-3 centimetra cdo vit ne uje, dhe ka arkeologjine ndofta me te pasur ne Mesdhe, Porti zgjerohet dhe paralelisht edhe germohet ne breg, nen uje e ne qytet dhe gjithmone gjendet dicka. Keshtu, o Dreq i ditur, sigurims i kohes se demokracise, operativ zbulues i korrupsionit pafilluar puna. Ti do kocifoz me tru ku perpunohet mendimi, sepse ne nje forum te nderuar, jepen mendime, dhe debatohet. Kurse ti ben te kunderten. Jeni nje grup: Taulanti, Arberori, Bardhyli nga Kosova, Latif Dreqi, Iliri. Mbase jeni te njejtet. Por Porti do behet, do apo nuk do ti. Kur te fitosh ti zgjedhjet, be fushate dhe prishe me tritol Portin, se ate dini te beni.

            1. Shqiperise i duhet nje port i madh, teper modern dhe me i miri ne rajon, qe te sherbeje si porte hyrese per Shqiperine, por edhe per RMV, Kosoven, etj. Nese projekti i Alabar i ploteson keto kushte, athere le te behet, dhe sa me pare. Shqiperia fiton nje investim shekullor. Rama fiton respekt dhe mirenjohje, pavaresisht se cfare thone zuzaret. Ne Shqiperi e kemi per tradite te jemi mosbesues dhe baltehedhes per cdo gje te re qe behet. Per te larguar tymnajen alla SB, qeveria te beje transparence te plote dhe te paster per te gjithe qytetaret, se cfare japim dhe cfare fitojme me kete projekt. Shqiperise i duhen projekte eficente dhe konkuruese.

              1. L
                Lymi

                Eeee mir e the ti vella, i duhet nje port po jo në Durres,e tha vet Blendi Klosi me goje ai beri Durresit dhurat Gjushin. Turizmin ja ka ka hequr me kohe Durresit piktori kurse tashi do i heqi edhe portin edhe ta coje aty ne Vlore ku i sjeg zemra gjithe piktoreve te kesaj dynjaje. Kurse durrsaket ose te shkojne te bregu i i lumit te lali Fikut ose ti cojne kafet ne gji te Lalzit piktorit me shoke! Skane me rrugedalje tjeter! Tranformim me rrenjesor se kaq as turqit skan guxuar

              Lini një Përgjigje

              Blog Tema