Renditja e pagave në Ballkan: Kryeson Serbia

16 Mars 2024, 16:40Ekonomia TEMA

Renditja e pagave në Ballkan: Kryeson Serbia

Një rritje e pagës mesatare në fund të 2023 me 10 mijë lekë nuk e përmirësoi vendin tonë në krahasim me rajonin. 75 mijë lekë ose në monedhën europiane referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 723 euro, e renditi përsëri Shqipërinë të parafundit pas Kosovës.

“Duke pasur edhe një politikë më agresive se vendet e Ballkanit të cilët kanë bërë një rritje sistematike dhe nuk kanë pritur një vit të caktuar për rritjen e madhe pavarësisht se kemi mbrapa Kosovën”, thotë Eduart Gjokutaj, Ekspert Ekonomie.

Kryeson Serbia për pagën mesatare bruto më të lartë në rajon me 1112 euro ndjekur më pas nga Mali i Zi me 1024 euro, Bosnje dhe Hercegovina 1023 euro, Maqedonia e Veriut 975 euro dhe në fund Kosova me 521 euro.

“Vendi kampion nga i cili duhet  marrë dhe modeli që lidhet me produktivitetin e  administratës është Serbia dhe Maqedonia e Veriut të cilët e konkurojnë me shërbime pavarësisht se nuk  kanë nivelin e dixhitalizmit të shërbimeve publike siç i ka Shqipëria”, shtoi Gjokutaj.

Nëse krahasohemi me vendin me pagën më të lartë në rajon, ne paguhemi rreth 53% më pak. Por me programin e qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro në mesin e 2024, ne do të jemi vetëm 23% larg vendit të parë.

“Më duket një përafrim bazuar mbi një vendim politik sesa një vendim i cili vjen nga një performancë më e mirë e administratës”, tha ai.

Ekspertët e kritikojnë rritjen e pagave pa një program të caktuar ndër vite. Teksa një kapërcim në 900 euro e konsiderojnë si një mjet politik para zgjedhjeve 2025. 

“Është pjesë e programit politik të PS dhe natyrshëm do deklarohet si një premtim i përmbushur duhet këmbëngulur sa ka lidhje me patronazhimit, produktivitetin dhe sa i vlen shërbimeve të qytetarit”, vijoi eksperti.

Për rritjen e pagave në 900 euro qeveria pritet të shpenzojnë nga buxheti i shtetit 2024 rreth 40 miliardë lekë.

3 Komente

  1. B
    Bajgorë

    Renditni pagat e hajdutve ne krye te shteteve, dmaty sigurt prin

    1. A
      Arbereshi

      Podgoricë, 03 shkurt 2024 - (Agenzia Nova) - Në Mal të Zi paga mesatare neto në dhjetor arriti në 814 euro, 0.9 për qind më shumë se në nëntor. Beograd, 16 shtator 2023 - (Agenzia Nova) - Paga mesatare neto në Serbi në qershor arriti në 85.539 dinarë (rreth 730 euro). Kjo u bë e ditur sot nga Instituti i Statistikave të Sebisë. Sarajevë, 19 gusht 2023 - (Agenzia Nova) - Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjësit në Bosnje dhe Hercegovinë në gjysmën e parë të 2023 ishte 1,244 marka të konvertueshme (afërsisht 635 euro). Shkup 2024. Sipas Institutit të Statistikave të Maqedonisë, paga mesatare e paguar në janar arrin në 33.943 denarë (553 euro), një rritje prej 13,2% në nivel vjetor.

    2. S
      Shkodrani

      Un nuk jetoj ne Shqiperi, por me sa di une keto statistika me duken totalisht te rreme. Nuk e besoj qe Shqiptaret paguhen jo 700 por as 300 euro. Sikur rrogat te ishin 700 nuk e besoj qe te kishte ndonje emigracion te pakten jo per nje kafshate.

      Lini një Përgjigje