Rriten çmimet e apartamenteve në Vlorë, kërkesa nga të huajt

20 Shtator 2022, 17:29Ekonomia TEMA

Rriten çmimet e apartamenteve në Vlorë, kërkesa nga

Të blesh një apartament në Vlorë është thuajse e pamundur, për shkak të çmimeve të larta kjo si pasojë edhe e ndërtimeve të pakta në vitet e fundit.

Për agjentët imobiliar në qytet, çmimet kanë pësuar një rritje me 20-30 % vetëm këto dy-tre muajt e fundit.

” Zona A është zona e Lungomares, por edhe bulevardi apo zona e Skelës, por një trend në rritje ka zona e Plazhit të Vjetër ku nga viti i kaluar në këtë vit janë gati dyfishuar çmimet. Ndërtimet e pakta vitet e fundit kanë rritur çmimin. Aktualisht jemi në pritje të disa projekteve në zonën e Lungomare apo te Porti, por çmimet do të jenë dyfishi i çmimeve aktuale pra do të jenë nga 2000 deri në 2800 euro metri katror”, shprehet agjenti Renato Banushaj.

4 vitet e fundit kanë qenë rreth 5 mijë apartamente të pa shitura kurse sot nuk ka më, pasi janë kthyer në asete për turizmin deklaroi për Euroneës Albania kreu i dhomës së industrisë.

“Vlora bumin e ndërtimeve e ka pasur në vitet 2000 deri në 2015 kurse sot është në normalitet.Nuk ka shumë ndërtime të reja, dhe për këtë kërkesa është më e lartë se oferta. Shumica e firmave të ndërtimit i janë drejtuar ndërtimit në fushën e turizmit. U la pasi kishte një fryrje të apartamenteve pra rreth 5 mijë, kurse sot nuk ka,” thotë agjenti Arben Breshani.

Me çmime që shkojnë nga 800 deri në 2800 euro ne zonat vip, blerësit potencial mbeten të huajt ndërsa emigrantët po shesin shtëpitë që kanë në Vlorē.

“Aktualisht shtetasit e huaj janë ata që kanë uzurpuar pjesën më të madhe të blerjeve por edhe shtetasit shqiptar. Në pjesën më të madhe të preferuara janë hapĕsirat e vogla, 1+1 apo garsonier.  Cmimet Bulevardi 800 euro, Plazhi i vjetër vija e parë 1000- 1500 euro metri katror, Lungomare nga 1200 euro vija e parë – 2800 euro m/2 më e shtrenjta”, theksoi Banushaj

Rritja e kostove të ndërtimit, është një tjetër faktor i rritjes së çmimit të apartamenteve.

6 Komente

  1. L
    Lungomare

    Nje miku im bleu apartament ne 2016 per 32 000 Euro. Kerkon ta shese per 26 000 dhe nuk mundet. Nga i keni keto te dhena, nuk e kuptoj ? Ben Breshani eshte "ndertues", jo "agjent"

    1. Roberto

      Pse ka me mbiemer Breshani nga Vlora?? Cudi e madhe kjo. Une di qe me mbiemer Brecani jane nga Tropoja apo hajde tani se u be deti kos dhe kemi tokat e xanuna andej.

      1. s
        skela

        mos e ka ne Babice miku jot se ne lungo mare kostojne mbi 100 mij euro dhe nuk gjen

        1. B
          Berti

          Une kam 6 muaj dhe nuk shes dot Shtepine me 500 metra toke ne mes te Sarandes.nuk leviz gje neper zyrat immobiliare thjesht nxjerrin foto e prit thone Mos kapim ndonje peshk te huaj se Shqiptaret jane te shkundur.Nuk di si qenkan shitur 5000 mije aptm ne Vlore ,sidoqofte bravo se leviz ekonomia

        2. x
          xhambaze ordienere hesapi

          apartamente te dhjera .bli beton as shtrenjte hahah . Gjithcka brenda ka nji kualitet skandaloze qe nuk shkon as 6 muaj .gjithcka prishet e nuk funksionon si duhet . blejn budallenjt . kam bler para disa vjetesh ne Vlore dhe injohim mire ndertimet ne gjithe shqiperine .kulaitet leshi kudo .Jane ndshta me i dhen me qira por jo me jetu vet

          1. H
            Homer

            Lavatrice plako.

            Lini një Përgjigje