Rriten ndjeshëm euro, paundi dhe dollari, korrektim apo trend i ri në kursin e këmbimit?

27 Mars 2024, 17:49Ekonomia TEMA
Rriten ndjeshëm euro, paundi dhe dollari, korrektim apo trend i ri në

Orët e fundit janë karakterizuar nga lëvizje të forta në kursin e këmbimit mes lekut dhe monedhave të tjera të forta.

Sipas të dhënave nga BSH, një euro u këmbye sot me 104.63 lekë duke fituar më shumë 1.70 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Të njëjtin trend kanë ndjekur edhe dollari amerikan e paundit britanik, të cilët kanë fituar terren ndaj lekut gjatë ditës së sotme.

Leku paraqitet mjaft i fortë ndaj monedhave të huaja, ndërkohë që gjatë fundit të javës së shkuar arriti kulmin duke mundur të këmbehet me rreth 102,50 lekë kundrejt euros.

Mbetet për t’u parë nëse kërcitja e fortë e sotme është nisja e një trendi të ri në kursin e këmbimit apo një korrektim afatshkurtër pas rënies së djeshme dhe gjatë javës së kaluar.

2 Komente

  1. T
    Tani

    Paguhet tatim fitimi nga Korporatat deri ne date 29 Mars

    1. P
      Portokall

      Po po u cane duke paguar...kushedi cbehet...nje dore e drejton...shet sot shtrenjte e blen neser...ai vend nuk ka burse as ekonomi reale...mjaftojne 2 vete dhe diktojne

    Lini një Përgjigje