Rriten remitancat! Në 6 muajt e parë, emigrantët dërguan 376 milionë euro, shifra më e lartë prej 2010

18 Shtator 2022, 21:05Ekonomia TEMA

 

Rriten remitancat! Në 6 muajt e parë, emigrantët dërguan 376

Në raport me 6-mujorin e vitit të kaluar statistikat zyrtare tregojnë se emigrantët po sjellin më shumë para në vend pasi u rritën me 36 milionë euro.

Prurjet emigrantëve janë një burim i rëndësishëm të ardhurash për shumë familje shqiptare veçanërisht në këtë periudhë krize të tejzgjatur çmimesh , para që i përdorin për të mbuluar nevojat bazike për ushqim, medikamente apo për kryerjen e pagesave të tjera.

Edhe këtë periudhë, sipas raportit të bankës qendrore ka vijuar rënia e përdorimit të kanaleve formale përmes të cilave emigrantët sjellin paratë, duke ulur dërgesa përmes bankave apo me operatorët e sistemit të transferimit të parave.

Një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve preferojnë ti sjellin vetë ato si pasojë e lëvizjes së tyre drejt atdheut ç’ka bën që rrjedhimisht të rriten edhe dërgesat në cash.

Pjesa dërrmuese e dërgesave të emigrantëve janë nga shqiptarët që jetojnë në Itali e Greqi, dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë atje, por edhe nga shtete të tjera si Gjermani apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vitin e kaluar sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prurjet e emigrantëve arrit në 7 61 milion euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2020 si pasojë e krizës së pandemisë ku shumë shtete ku jetojnë e punojnë shqiptarët ishin nën efektin e masave kufizuese.

9 Komente

  1. B
    Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

    O Mero cfare do te thote ( Remitanca ) mire koqevaret nuk e kane te zhvilluar fjalori shqip dhe si provincial fusin fjale te huajaper tu dukur pak klase por juve nuk ju falet i nderuat .

    1. F
      Franci

      Jane te hollat qe sjellin mergimtaret ne atdhe, o merakli koqesh dhe purist i gjuhes shqipe.

    2. A
      Arb

      E kuptoni se kush jane investitoret me te medhenj ne Shquperi? Emigrantet! Dhe kur degjon Shqiptaret ne Shqiperi qe shajne dhe ankohen per emigrantet te vjen per te vjelle sesa injorante jane. Shqiperia eshte ne rritje ekonomi per vite me radhe sepse merr afersisht 1 miliard dollare ne vit falas nga ne ndersa qeverite vetem marrin borxhe nga bankat e huaja.

      1. ?
        ????????????????????????

        JU QIFSHA MOTREN PER PUSHTETAR TE KORRUPTUAR EDHE TE PA AFTE ZGJEBET ...... .SHQIPTARET JETOJNE ME LEKETE JONA QE PUNOJME NEPER EUROPE

        1. ?
          ????????????????????????

          SALI BERISHA.. EDVIN RAMA ..ILIR META FATOS NANO .JU QIFSHA MOTREN FORT TE POSHTER TE KORRUPTUAR DERI NE PALCE EDHE TE PA AFTE

          1. T
            TALAVAJA

            JANE 1 MILIARD ME LETRA, NDERSA PO TE LLOGARISIM AFERSISHT ATO QE VIJNE ME XHEPA PLOT GJATE UDHETIMIT, JANE RRETH 2 MILIARD NE VIT, PA LLOGARITUR CUNAT E KUKESIT DHE TE BANANEVE. E KUPTON O QEVERI, QE NUK BEN ASGJE. DUHET TE KETE PERFAQESIM NE PARLAMENT, SIC E KANE KROATET, RRETH 15 PERQIND, DHE SHOHIM PASTAJ KERKESEN E LLOGARISE. LOJES I VJEN KONTROLLI DHE PASTAJ FUNDI.

            1. L
              Lazy

              Dhurate per Edi Ramen qe na dha te drejten e votes. Apo?

              1. 3
                376 milionë euro për vendin dhe nuk kanë të drejtë

                Sipas statistikave emigrantët shqiptarë në kohën e krizës dhe rritjes së çmimeve në vend, vetëm në gjashtë mujorin e fundit kanë sjellë rreth 376 milion euro për familjarët e tyre duke ndihmuar seriozisht që të kapërcejnë varfërinë për bukën e gojës! Nëse bëjmë krahasime mes kontributit të emigrantëve për vendin dhe po ashtu rolin e Qeverisë, mjafton të krahasojmë dy të dhëna: - Emigrantët në gjashtë muaj e fundit kanë sjellë rreth 376 milion euro - Qeveria shqiptare përmes të ashtuquajturës "Paketa 2 rezistencës" ka vënë në dispozicion jo me shumë se 40 miliardë lekë! Edhe pse emigrantët janë garancia e zhvillimit të nismës së lirë në 30 vite e fundit, kontribuuesit më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, mbajtësit kryesor me të ardhura të familjeve shqiptare, vazhdojnë të jenë vetëm qytetarë të dorës së tretë që institucionet shqiptare i kanë përbuzur dhe paragjykuar në 30 vite dhe po ashtu, politika i ka tallur dhe i ka përdorur si makijazh sa herë e ka pas të nevojshme! Realitetit mediatik dhe po adhtu edhe ai politik apo shtetëror aasin për emigrantët kur ka radhë nëpër dogana, kur i numërojnë si turistë edhe pse kthehen në Atdheun e tyre! Emigrantët shqiptarë vazhdojnë të përjashtohen nga të drejtat themelore politike si për të votuar dhe për tu votuar, ministria që ju dedikohej u hoq, ka zero politika për të thithur trurin e Diasporës në sektorë të rëndësishëm të shtetit dhe institucioneve, po ashtu nuk ka projekte serioze apo politika shtetërore që paratë dhe eksperiencat e sipërmarrjes të importohen në Shqipëri! Imagjino sikur kjo shumë prej 376 milion eurosh e sjellë për të mbajtur me bukën e gojës familjarët e tyre të ishin mundësitë reale për t'i investuar në nismën e lirë dhe sa vende pune do të ishin krijuar dhe sa do te ishin shumëQshuar përmes eksporteve/A.Daci

                1. E
                  Ermal

                  Kjo është ndihma reale që ka nevojë kombi dhe ky kontribut financiar ka 30 vite që është në nivele shumë të larta. Dhe mirë është që këto statistika që shërbejnë si argumente për debat intelektual t'i lexojë edhe shoqja Brisida para se ti japë gjuhës si kalë pa frena.

                  Lini një Përgjigje