Rritet niveli i ujit në Fierzë, KESH eksporton energji elektrike

5 Shkurt 2023, 18:40Ekonomia TEMA

Rritet niveli i ujit në Fierzë, KESH eksporton energji elektrike

Përmirësohet ndjeshëm prodhimi i energjisë elektrike në vend.Reshjet e shiut dhe të borës kanë dhënë impact në rritjen e kuotave në kaskadën e Drinit. Nga të dhënat rezulton se në liqenin e Fierzës niveli i ujit është mbi 291 metra i cili konsiderohet i kënaqshëm për këtë periudhë dhe pranë pikës maksimale.

Në nivele optimale në liqenin e Fierzësjanë edhe prurjet të cilat aktualisht vlerësohen 250 m3/s ndërsa të katër turbinat e HEC-it janë në punë.

Ndërkohë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare aktualisht po prodhon energji me kapacitet të plotë duke plotësuar nevojat e vendit si dhe dhe duke eksportuar.
Vetëm në javën e paë të shkurtit Kesh ka zhvilluar dy procedura për shitjen e energjisë elektrike duke arkëtuar 3.8 mln euro në total.
Për periudhën 1- 3 shkurt është shitur energji në vlerën e 2.4 milion eurove.

Ndërkohë në tenderin e fundit KESH ka shitur 1.4 mln euro energji elektirke.
Kesh ndërkohë ka zhvilluar edhe një procedurë për depozitim energjie .

Gjatë janarit Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka depozituar në Kosovë gati 164 mijë megavat/orë energji, për ta rimarrë gjatë qershorit e cila vlerësohet një periudhë e thatë.

Aktualisht çmimet e energjisë në bursën hungareze mbeten të stabilizuara por në një kohë që konflikti Rusi-Ukrainë mbetet i ashpër , vijon edhe mundësia e ripërsëritjes së një krize energjitike./abcnewss.al/

2 Komente

  1. s
    shqip

    sado te shese Leshi,me fal,Keshi perseri ne xhepin e shqiptareve nuk hyn nje kacidhe.Ligjin e ben Serbia me langot antishqiptare gjithandej,

    1. G
      Goku

      Krijoni nje wellness fund sipas modelit norvegjez,investojini keto te ardhura ne bursat boterore dhe dividendin NGA aksionet shperndajeni ne cdo familjet shqiptare,10 Leke le te jene por e rendesishme eshte qe shteti tu ktheje shqiptareve besimin qe ai Mendon per ata,te mirat materiale te rishperndahen ne menyre me te drejte sidomos keto qe vijne NGA burime te RINOv ueshme,te ringjallet shpresa,solidariteti shoqeror dhe njerezit ta duan vendin Jo thjesht ne menyre folklorike por edhe materiale

      Lini një Përgjigje