Rusia bllokon eksportin e grurit ukrainas, Haxhiymeri: Kemi rezerva për 3 muaj

1 Nëntor 2022, 19:30Ekonomia TEMA

Rusia bllokon eksportin e grurit ukrainas, Haxhiymeri: Kemi rezerva për 3

Sipërmarrësi Adi Haxhiymeri thotë se Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit më të mëdhenj të grurit dhe prej tyre varet edhe Shqipëria.

Në një intervistë për Euronews Albania, Haxhiymeri nënvizoi se aktualisht, në fabrikat që përpunojnë grurin në vendin tonë, ka një rezervë deri në 3 muaj.

“Në zonën tonë, sa i përket Rusisë dhe Ukrainës, janë dy shtetet që kanë shumë rëndësi. Nuk janë prodhuesit më të mëdhenj, por janë eksportuesit më të mëdhenj. Bllokimi i tregut në këtë zonë, në radhë të parë, e ka efektin në zonën ku ne jemi. Përndryshe, do duhet t’i drejtohemi tregjeve të tjera që janë larg.

Momentalisht, situata në gjendjen e fabrikave që përpunojnë grurin, ka një rezervë për rreth 2-3 muaj. Janë rezervat që zakonisht mbajnë fabrikat. Furnizimet bëhen çdo 1 muaj”, theksoi ai.

Rusia ka njoftuar pezullimin e marrëveshjes që lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj të Detit të Zi.

Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj.

1 Komente

  1. P
    Parruca

    Gruri shqiptar kalbet e myket tek prodhuesi dhe nuk e blen njeri. Dhe keta kane hall se nuk importojme dot. Shqiperi e çoroditur!

    Lini një Përgjigje