Sa para duhen për të jetuar mirë në Shqipëri!

29 Mars 2024, 18:54Ekonomia TEMA
Sa para duhen për të jetuar mirë në Shqipëri!

Për te jetuar normalisht në Shqipëri, paga nuk duhet të jetë më pak se 1000 euro. Kështu u shprehën një pjesë e madhe e qytetarëve të pyetur nga Dritare TV.

“Paga minimale në Shqipëri nuk duhet të jetë më pak se 1000 euro. Që një familje me tre veta të jetojë mirë, duhet minimalisht një rrogë 1000 euro. Nëse janë 4 veta duhet më shumë sepse fëmijët kanë shumë shpenzime”, thotë një qytetar.

Megjithatë një prej qytetarëve foli më shumë për rëndësinë e çmimeve të produkteve se sa për rrogën duke thënë se nëse çmimet 5-fishohen, rritja e pagës në 1000 euro, nuk ndikon në përmirësimin e jetës ekonomike.

“Nuk ka rëndësi paga minimale. Ti mund ta bësh pagën 1000 euro në muaj por nëse sheqeri shkon 8 qind lek kilogrami, nuk mund t’ia dalësh të jetosh normalisht.

Në asnjë dyqan nuk ka në etiketën e produkteve, një numër kontakti që për çdo pretendim që kemi për cilësinë të kontaktojmë. Mora në dyqan një bukë që më qëlloi e mykur. Nuk kisha ku të ankohesha.

Pra më rëndësi kanë çmimet e produkteve se sa rroga”, shprehet një tjetër.

Një tjetër qytetar tha se pensionet duhet që të paktën të jenë 50 mijë lekë:

“Paga minimale duhet të jetë 50 mijë të reja. Edhe pensionistët kaq mendoj duhet ta kenë”.

 

10 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Në kapitalizëm nuk flitet për ritje page e pensione sepse që të ritet paga apo pensioni duhet të jenë çmimet diçka mbi kosto dhe jo kuturum.Deri tani për 34 vjet janë ritur pagat e pensionet por ama në ana tjetër çmimet janë ritur më shumë d.m th shteti fiton më shumë me tvsh-në.Shteti të jep 5 lek e të mer dhjetë.Përderisa çmimet shënohen kuturu me shkumës jeta do përkeqësohet gjithëmonë më tej...

    1. k
      kanadezi

      xhoxhi-e drejte ajo qe keni thene, por ka edhe dicka tjeter. Cila eshte ajo qeveri ne bote qe nuk te jep 5 dhenuk te merr 10 leke? Hajde ketu ne Kanada, qe te shikosh se ku kane shkuar cmimet e ushqimeve dhe e benzines, nderkohe qe taksat rriten cdo dite. Qeverite do e gjejne gjithmone nje shkak per te rritur taksat dhe ulur sherbimet, qe te mbulojne injorancen e politikaneve ne drejtimin e nje shteti. Ne Kanada ne kemi K. Minister nje idjot qe si profesion ka te qenurit mesues teatri qe perpos emrit te tij qe lidhet me babain e tij ish K. Minister, relativisht i suksesshem, nuk ka asnje merite pozitive, por ne te kunderten, e ka shkaterruar dhe po e shkaterron cdo dite kete vend me pasuri perrallore duke shperdoruar miljarda ne projekte aspak efektive si dhe duke dhuruar parate e taksapaguesve kanadeze lobeve te korruptuara ne vendet e Afrikes dhe Amerikes Latine, nderkohe qe sistemi i shendetesise ne vend po shkon drejt kollapsit total, pa llogaritur sistemin e aresimit qe ka vite qe merret se cfare gjinie duhet te zgjedhin kalamajte e klasave fillore. E njejta gje ne Amerike, ku nje plak matuf dhe nje narcist jane ne gare per te marre karriken e Presidentit, sikur nje vend me gati 400 miljon banore, nuk paska dy kandidate te sakte per te garuar per ate post aq te rendesishem, jo vetem per Ameriken, por per gjithe boten.

      1. G
        Gazeta

        Pensionet nuk rriten sepse shqiptaret jane hajdute. Vjedhin shtetin kur te munden. Nuk paguajne taksa dhe sigurimet shoqerore. Nuk kane vite pune te suguruara sepse kane punuar ne te zeze per te vjedh shtetit dhe kur ju vjen mosha qahen se nuk kane pension. Nese do rroga te larta si ne Evrope apo pensione si ne Evrope duhet ti kesh cmimet si ne Evrope.

      2. E
        Ekonomisti

        Ne Shqiperi politika ende nuk e ka percaktuar minimumin jetik!Tjerat jane perralla me mbret antiekonomike!

        1. E
          Emigranti

          Po more po dhe ne Norvegji, Danimark,Suedi etj, rrogat jane nga 2000€, po cmimet nuk ngrihen simbas qefit te bizneseve, ka bicak Cecua atje, kan kufi cmimet, ketu ne Shqiperi po shkojne cmimet me shume se ne ato vende, rriten rrogat, hop dhe cmimet, Jo Jo rrogat rriten qe te perballohet jetesa.

          1. Z
            Zana

            Ktu tek ne nje individ I cili per arsye te lloj llojshme nuk mund te punoj dot, se eshte I pamundur fizikisht , dhe qe mund te trajtohet me asistence sociale , ose ndihme ekonomike , eshte qesharake , e turpshme dhe mjaft injoruese. Asistenca sociale nga 2 mije deri ne 6 mij Leke te reja. Ndihma ekonomike nga 7 mije deri ne 14 mij lek te reja...mendo dhe ilacet qe do bleje.... Turp, turp dhe vetem turp...

            1. K
              Kris

              Ore shoke Po Ramovici me banken boterore qe i qan syri per popullin shqiptar i keni pyetur? Pensionet jane te bolleshme .Neqoftese do te indeksohet dhe sivjet me paret qe u jep zemerbardhi Rame do te shtohen vilat pa leje te pensionisteve

              1. L
                Lasgushi

                Kështu ndodh kur në kry të qeverisë janë kajrafila baxhella dhe mungojnë ekonomistët dhe planovikët e vërtetë.Saliu ishte kulmi i skandalit të inkopetencës dhe e shkatërroi ekonominë.Por edhe ky pitori nuk mbetet pas.I bëri paratë e vëndit dhe buxhet,lungomare dhe bujra vizatimi e pikture.

                1. G
                  Gani Myrta

                  Pensionistet ,jan ata me te deskritituarit, nga niveli i trajtimit,jane krijuar dispropocine te medhe,psh,nje ish ushtarak trajtohet me dy foshin e nje pensionisti qe pet nga niveli arsimor e puna qe ka kryer merr 30 perqin me pak nga paga enje ushtaraku apo qofte dhe nepunesit qe del sot ne pension sipa ligjit te,nje kopetatovist merr pension sa dy thase miell.Qeveria Rama ka 10 vjet ne pushtet dhe ska bere qofte dhe nje here te vetme rritje pensionesh,a sa per deputetet e nepunesi e lart i ka 2 apo 3 dyfishuar.Thon se skemi burime financiare per te rritur pensionet.Burimet jan uleni vjedhjet ne tenderat apo ne shpenzimet operative 50 petqind dhe rrirni pensionet e ulta dhe te mesme 40 perqind.

                  1. D
                    Dak Ulqini

                    Sa ja ta them une. Te kesh miq ose familjar ne politike. Ndonje drejtor ose doganier. Te dish te vjedhesh e te sheses mall. Dhe per nja nje muaj ke benz audi maserati porche etj. Qethu mire lej mjeker bo te fortin me shikim heroi dhe ne i bjonde per krah duke parku kundravajt. Dhe ja ku u bere me i lumturi kur ste plas cari per te tjeret.

                    Lini një Përgjigje