“Shpresë nga qielli”, shiu, çmimet në bursa dhe kursimi mund të shtyjnë fashën 800 Kwh

5 Nëntor 2022, 20:20Ekonomia TEMA

“Shpresë nga qielli”, shiu, çmimet në bursa dhe
Ndonëse me shumë vonesë për stinën, reshjet e para të shiut po lënë pas rrezet e pazakonta të diellit për nëntorin, ndërsa çmimet e energjisë në bursa kanë rënë ndjeshëm. 

Ndërkohë përmbyllja e kësaj jave shënon edhe nisjen e faturimit të energjisë elektrik dhe nëse shqiptarët do të kenë kursyer në tetor, gjasat janë të mëdha që fsha 800 kilovat/orë të shtyhet edhe për muajin nëntor.

“Unë nuk e dua diellin, dua shiun! Nëse nuk kemi shi, kemi hallin e madh të energjisë elektrike, pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ikur fare është çmendur komplet”, deklaroi Rama.

Ndonëse me shumë vonesë për stinën, reshjet e para të shiut po lënë pas rrezet e pazakonta të diellit për nëntorin.

Optimizmi për mos-përshkallëzimin e krizës shtohet edhe më shumë nga çmimet e energjisë në bursa, aty ku të shtunën një megavat/orë kushton vetëm 139 euro, nivel ky ndjeshëm më i ulët nga sa ishim mësuar deri më tani.

Ndërkohë përmbyllja e kësaj jave shënon edhe nisjen e faturimit të energjisë elektrike. Nëse shqiptarët do të kenë kursyer në tetor, gjasat janë të mëdha që fsha 800 kilovat/orë të shtyhet edhe për muajin nëntor.

Që shqiptarët të qëndrojnë me sytë nga qielli nën panikun e një krize energjie nuk është diçka e re. E njëjta po ndodh edhe këtë vit ku qytetarët shpresojnë për reshje e qeveria për kursim, ndërsa rezerva në kaskadën e Drinit ka rënë në nivelet më të ulëta të viteve të fundit.

Lini një Përgjigje