Shqiptarët braktisin Greqinë: Vendi fqinj në kërkim të punëtorëve sezonalë për vjeljen e ullirit

28 Tetor 2022, 19:11Ekonomia TEMA

Shqiptarët braktisin Greqinë: Vendi fqinj në kërkim të

Sipas statistikave të fundit të Ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin numri i emigranëtve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Greqi vijon të ulet.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga qeveria greke për shtatorin e këtij viti tregojnë se në Greqi ndodhen 291 mijë e 868 emigrantë shqiptarë me leje të vlefshme qëndrimi, të cilët përbëjnë rreth 61.4 për qind të të huajve të ligjshëm.

Të dhënat e shtatorit të këtij viti mbi numrin e shqiptarëve me leje qëndrimi tregojnë një numër dukshëm më të ulët krahasuar me shtatorin e një viti më parë, kur 425 mijë e 740 shtetas të Shqipërisë ndodheshin në Greqi me leje qëndrimi të vlefshme, të cilët përbënin rreth 63 për qind të të huajve në këtë vend.

Në muajin gusht të këtij viti 291 mijë e 868 shtetas shqiptarë ishin me leje të vlefshme qëndrimi në Greqi.

Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit përditësohen vazhdimisht dhe ndonëse emigrantët nga Shqipëria përbëjnë pjesën dërrmuese të të huajve të pajisur me leje qëndrimi, numri i tyre është në rënie të vazhdueshme.

Kjo lidhet jo vetëm me procesin e lëshimit të lejeve të qëndrimit që përkojnë me kërkesat e bëra nga emigrantët shqiptarë gjatë viteve 2020-2021, por edhe me prirjen e shumë familjeve shqiptare për të emigruar nga Greqia drejt vendeve të tjera evropiane.

Ulja e numrit të emigrantëve shqiptarë ndikon edhe në përfshirjen e tyre në punët sezonale në Greqi, sidomos në bujqësi.

Tregu grek aktualisht ka nevojë për fuqi punëtore për vjeljen e ullirit dhe agrumeve dhe shoqatat e fermerëve në disa zona, kryesisht në kufi me Shqipërinë, kanë nxitur tërheqjen e punëtorëve sezonalë nga Shqipëria.

Shoqatat greke kanë synuar krijimin e kushteve të akomodimit për punëtorët sezonalë si dhe rritjen e pagesave për një ditë pune për të joshur fuqinë punëtore nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Në disa zona, nga shoqatat greke të fermerëve është vendosur që punëtorët të paguhen 45-50 dollarë në ditë, nga 40 dollarë sa ishte pagesa ditore për vitin e kaluar për vjeljen e ullinjve.

Ndërkohë, Ministria e Emigracionit dhe Azilit në Greqi zgjati deri më 31 mars të vitit 2023 afatin e aplikimit nga fermerët grek për punëtorë sezonalë të vendeve të treta, i cili kishte përfunduar më 30 shtator të vitit 2022.

Sipas legjislacionit grek, proocedura e ndjekur për hyrjen në Greqi të shtetasve të vendeve të treta për pune sezonale parashikon që periudha e përgjithshme vjetore e qendrimit nuk mund të jetë më pak se dy muaj dhe më e madhe se 6 muaj.

Oferta e tregut grek për punëtorë sezonalë nga Shqipëria pritet të sjell vështirësi në vjeljen e ullinjve dhe agrumeve në disa nga zonat kufitare shqiptare, ku po ndihet mungesa e punëtoreve.

Largimi i të rinjve në emigrim dhe joshja e fuqisë punëtore nga tregu grek është sfiduese, veçanërisht për Qarkun e Vlorës dhe Fierit, ku ka nisur vjelja e agrumeve dhe ullirit./VOA

8 Komente

  1. V
    Vasil

    Un mendoj qe brenda 5 viteve asnje krah i shendoshe pune jo vetem shqiptar nuk do qendroje ne Greqi .Tregu europian eshte bosh me profesioniste e kushtet e pagesa jane disa fish .te tre femijet e mi kane ikur nga Greqia u be kohe .para nje viti me iku dhe vajza e vogel ne Kanada ska nje jave qe mori letrat e qendrimit e un me plaken besoj do jetojm sa Elbasan sa patraso . Shume komentues grekofile do fillojne te me sulmojne po une ja di pergjigjen .po ju vete pse ikni ? Jane mbi 700 mije te rinj greke qe punojne ne europe usa e australi 10 vitete e fundit . Kur se duan ato Greqine duhet ta duam ne ?

    1. g
      greku i vogel

      Jane kthyher shume edhe ne Shqiperi nga Greqia dhe askush nuk eshte penduar. Cfare do bejne ne Greqi do degjojne pordhet e politikaneve Grek? Nga 600 mij qe ka qene piku sot kane ngel 200 mij. Edhe ata qe marrin nenshtetesine Greke ikin menjeher. Thjesht ndihen te huaj ne Greqi megjithese kane lindur dhe rritur aty. Pse do mbledhin ullinj ne Greqi me 40 euro dita kur ne Shqiperi te luten me 35 mij lek dita? Thjesht Greqia ka marre funde dhe shqiptaret do ti qaj me lot. Nuk do gjejne kurre si Shqiptaret.

    2. V
      Vasil

      Un mendoj qe brenda 5 viteve asnje krah i shendoshe pune jo vetem shqiptar nuk do qendroje ne Greqi .Tregu europian eshte bosh me profesioniste e kushtet e pagesa jane disa fish .te tre femijet e mi kane ikur nga Greqia u be kohe .para nje viti me iku dhe vajza e vogel ne Kanada ska nje jave qe mori letrat e qendrimit e un me plaken besoj do jetojm sa Elbasan sa patraso . Shume komentues grekofile do fillojne te me sulmojne po une ja di pergjigjen .po ju vete pse ikni ? Jane mbi 700 mije te rinj greke qe punojne ne europe usa e australi 10 vitete e fundit . Kur se duan ato Greqine duhet ta duam ne ?

      1. V
        Vasil

        Un mendoj qe brenda 5 viteve asnje krah i shendoshe pune jo vetem shqiptar nuk do qendroje ne Greqi .Tregu europian eshte bosh me profesioniste e kushtet e pagesa jane disa fish .te tre femijet e mi kane ikur nga Greqia u be kohe .para nje viti me iku dhe vajza e vogel ne Kanada ska nje jave qe mori letrat e qendrimit e un me plaken besoj do jetojm sa Elbasan sa patraso . Shume komentues grekofile do fillojne te me sulmojne po une ja di pergjigjen .po ju vete pse ikni ? Jane mbi 700 mije te rinj greke qe punojne ne europe usa e australi 10 vitete e fundit . Kur se duan ato Greqine duhet ta duam ne ?

        1. E
          Erdogan

          Ikni o "Patriote" skiptare sa me larg te jete e mundur. Fshatrat e braktisura dhe Varret e Prinderve dhe stergjysherve te mbushura me gjemba ku te ha gjarpri do i "ndezin" Qirinjte te ardhurit mga Pakistani,Siria,Turqia etj Kjo gjendje dhe ky sukses vjen nga Pashai i Erdoganit kryeministri me emer angles Eduart (Edi) Rama per besnikerine dhe devotshmerine qe ka treguar per Sulltanin Erdogan. Per kete "Suksess dhe Devotshmeri" te pakten keto 600 vjetet e fundit. Ndryshe do ishte Epir sic ka qene qe nga koha e majmunit deri ne 1453A.D. me renien e Perandorise Greke te Bizantit. Ikni sa me larg sa te kini Turqine Strategjike dhe per pak kohe. Shqiperia ka mbaruar. Eshte si disa qe kur po mbytej Titaniku nuk e besonin. Kur u vajti uji ne katin e Siperm atehere thane qe "Jemi ne Rrezik". Kur te vijne "Mendte" mind angl Nuk do ti hane as qente.

          1. V
            Vaso

            Idiot i lindur te kam thene qe vetem haloperidoli eshte adapt per trurin tend. Sa per temen edhe rinia turke ka emigruar ne mase po ato jane popullsi e stermadhe ne krahasim me ne e prandaj nuk bie ne sy . Eshte globalizem o debil me trurin e vitit 2 akoma

          2. A
            Alvanozi

            Si vajti kjo pune... para 20 vjeteve te rrinin si kafshe ne kufi dhe nuk te linin te punoje. Te ndiqnin neper Athine si nazistet me cifutet ..As shqip nuk flisje dot apo larg qofte te perdorje emrin tend. Dilnin policet greke ne 5 te mengjesit ndalonin autobuset per te kapur "allvanet" qe shkonin ne pune. Futeshin si bisha te egersuara ne shtepite e njerezve kur benin "fshesen". Sot po ju luten shqiptareve te vijne e po i qajne. Edhe 10 vjet e do shihni qe do vijne te punojne ne Shqiperi.

            1. J
              Juli

              Do zoti jam gjallë deri atëherë kur të vijnë se do ja u .i robt atyre pushtave,malakave.

            Lini një Përgjigje

            Blog Tema