Shqiptarët po blejnë më pak shtëpi, bie volumi i ndërtimeve të reja

19 Shtator 2022, 12:29Ekonomia TEMA

Shqiptarët po blejnë më pak shtëpi, bie volumi i

Sektori i ndërtimit po vuan pasojat e rritjes së kostove të lëndëve të para dhe në tremujorin e dytë të këtij viti ka raportuar rënie si të shitjeve, ashtu edhe të volumit.

Sipas të dhënave të INSTAT, shitjet kanë rënë me 7.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 9.3 për qind në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti.

Volumi i ndërtimeve të reja ishte 5 për qind më pak se tremujori i dytë i vitit të kaluar dhe rreth 10 për qind më pak se tremujori i parë i këtij viti.

Kostot e lëndëve të para në sektorin e ndërtimit janë rritur me deri në 90 për qind, ndërsa çmimet e apartamenteve shkojnë mesatarisht 200 deri në 300 euro për metër/katror më shtrenjtë se viti 2020.

Ndërtimi ishte kontribuesi kryesor në zbutjen e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, duke raportuar rritje në dy vitet e kaluara, që kulmoi me 30 për qind më shumë shitje në tremujorin e dytë të vitit 2021.

2 Komente

  1. H
    Hasoni

    Po kush psh ai trongull qi blen shpi 2.500 € m2 me aq pare e blen ne Milano, Paris ose Londer

    1. Z
      Zaloshnja

      Mos ja fut kot plako, dyshemeja tek keto qytete fillon tek 5000 euro m2.

    Lini një Përgjigje