Shtresa e mesme dhe kriza, mes çmimeve e taksave në rritje dhe pagave që ngelin në vend

4 Nëntor 2022, 21:00Ekonomia TEMA

Shtresa e mesme dhe kriza, mes çmimeve e taksave në rritje dhe

Shtresa e mesme. Një kategorizim i popullsisë sipas gjendjes ekonomike, që rrjedhimisht përkthehet edhe në një ndarje sociale.

Përkufizimi është shumë i lirshëm, por konsensusi është se për të qenë pjesë e shtresës së mesme dikush duhet të ketë një banesë, një automjet, të heqë diçka mënjanë nga të ardhurat e tij dhe të përballojë 3-4 javë pushime në vit.

Me 50 mijë autovetura shtesë që regjistrohen çdo vit, kjo shtresë duket se po lulëzon në Shqipëri. Me mijëra familje që po bëjnë kapërcimin nga klasa punëtore.

Por kriza sot po e rrezikon klasën e mesme dhe progresin e bërë. Çmimet e shtrenjtuara të ushqimeve, karburantet e papërballueshme, metri katror i një apartamenti i dyfishuar në pak muaj, interesat e kredive që sa vijnë dhe rriten, si dhe kostoja e jetesës në tërësi po bëhen barriera.

Në këtë luftë të shtresës së mesme, qeveria po ndihmon vetëm te fatura e energjisë elektrike. Por jo te pagat. Nga rritja e pagës minimale, kjo pjesë e shoqërisë nuk preket, madje disa sot marrin 1600 lekë më pak çdo muaj prej kontributeve shtesë që derdhin për pensionin

Ndërsa mjekët, avokatët, inxhinierët, arkitektët, kontabilistët e shumë profesionistë të lirë, shumë shpejt do të duhet të paguajnë ndjeshëm më shumë taksa se sot, me ligjin e ri që propozon Ministria e Financave.

Një klasë e mesme më e dobët përkthehet në një rënie të konsumit. Jo një frikë, por një realitet i prekshëm sot. 9% më pak importe karburantesh, 3% më pak importe ushqimesh, një sektor shërbimesh që raporton më pak shitje, më pak udhëtime, dreka e darka.

Një tjetër tregues: fakti që edhe pse parashikimi i motit tregonte vetëm diell, makinat janë të mbuluara nga pluhuri. Në pritje, ashtu si qeveria, të shiut.

4 Komente

  1. S
    Sara

    ne Shqiperi nuk ka klase te mesme!!!!!

    1. P
      POSEIDON

      ORE À E KUPTONI SE NUK MUND TE KETE NJE KRYEMINISTER QE NUK I RRIT RROGAT PAKUFI PO TE KETE MUNDESI . KESHTU AI I KISHTE TE FITUARA ZHJEDHJET SA HERE TE DONTE. RRITJA BEHET VETEM. NE PERPUTHJE ME RRITJEN E INFLACIONIT SEPSE NDRYSHE C EKUILIBROHET DHE SHKATERROHET EKONOMIA. DHE NE MOMENTIN QE SHTETI RRIT RROGAT DO RRITESHIN ME SHUME CMIMET PER TJU PERGJIGJUR KERKESES PER KONSUM QE RRITET ME RROGA ME TE LARTA MEGJITHATE MUND TE BEHET NJE RRITJE E RROGAVE ME NJE REFORME TETE GJITHE ELEMENTEVE QE NE TE VERTETE PRAP SDO ISHTE REALE. VETEM RRITJA E PRODHIMIT BRUTO ESHTE ZHJIDHJA KRYESORE POR EDHE EVAZIONI FISKAL DUHET ELEMINUAR. SEPSE E GROPOS BUXHETIN E SHTETIT DHE NUK I JEP MUNDESI RISHPERNDARJES SE TAKSAVE TE GRUMBULLUAR NE DEGET QE KANE ME SHUME NEVOJE DHE NE RRITJEN E RROGAVE E PENSIONEVE

          Lini një Përgjigje