Taksa e energjisë, Ibrahimaj: S’është taksë komuniste, po vendoset edhe nga BE-ja

2 Nëntor 2022, 11:35Ekonomia TEMA

Taksa e energjisë, Ibrahimaj: S’është taksë komuniste,

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj foli në Komisionin e Ekonomisë për taksën për energjinë duke sqaruar se po punojnë për të draftuar projekt ligjin i cili po konsultohet me grupet që do të preken.

“Nuk është një taksë komuniste, është një taksë që po vendoset nga pjesa më e madhe e vendeve të BE-së,” – tha ajo.

Ndërkohë sa i takon taksës për lojërat e fatit, Ibrahimaj tregoi se janë bazuar në historikun e mbledhjes së kësaj takse para pezullimit dhe llogaritja është bërë mbi atë historik.

Ibrahimaj tregoi se në fund të vitit të kaluar ishte gati strategjia afatmesme e të ardhurave e përpunuar me FMN-në që u hodh për konsultim publik.

Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë u mor vendimi se nuk do të merret asnjë masë për këtë strategji.

“Unë uroj shumë që gjatë vitit të ardhshëm situata makroekonomike vendase dhe globale të fillojë të normalizohet, parashikueshmëria të fillojë të rritet dhe ne të rimarrim në diskutim të gjithë ata element të strategjisë afatmesme të të ardhurave të cilat ndër vite i kemi diskutuar,” – u shpreh Ibrahimaj.

Ajo tha se parashikohet një vlerë e madhe e rritjes së të ardhurave nga mirë administrimi, përgjegjësi dhe punë që i delegohet tatimeve dhe doganave, dy institucioneve taksambledhëse.

“Mendojmë që rezerva nuk mund të ketë për aq kohë sa ne kemi bërë këtë parashikim, madje ka risqe si për lart si për poshtë,” – tha ministrja.

2 Komente

  1. S
    Sali serbi

    O idiotër të pandeqshëm e të sprovuar: Nuk ka pasur taksa socializmi ( komunizmi thonë idiotet)-, eshte kjo gjë që e dallon nga sistemi kapitalist. Pagesat e ujit dhe të elektricitetit në atë kohë kanë qenë fare simbolike ne krahesim me keto të sotmet. Arsyeja e vertetë e këtij ndryshimi ështe se atë kohë u ngritën , pa marrë asnjë borxh, nja shtat a tetë hidrocentrale gjigand pa bërë fajë për ata te vegjlit ndersa sot si rezultat i fuqisë së "madhe" te sistemit kapitalist dhe borxheve kolosale që merr qeveria kuislinge "demokratike" nuk eshte bërë e mundur ndertimi i asnjë hidrocentrali të madh që të mund të ulet çmimi i energjisë ndërsa ka 30 vjet që flasin për ujë 24 orë dhe populli pret me bidon në dorë nga kati në kat të pallateve.

    1. S
      Shaqo

      Njerez pa nivel, sistemi u kaluar krenohej se ishim i vetmi vend pa taksa e tatime. Po ne shkolle sot nuk mesohen keto, se do te habiten te rinjte dhe nuk do ta besojne,...qe edhe shtepite nuk i kemi blere...i jemi marre falas, sipas perberjes familjare.

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema