Taksa për prodhuesit e energjisë, Tabaku-Ramës: Pse nuk bën të njëjtën gjë edhe me kompanitë e karburanteve?

5 Janar 2023, 19:39Ekonomia TEMA

Taksa për prodhuesit e energjisë, Tabaku-Ramës: Pse nuk bën

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për taksimin e prodhuesve të energjisë, për të ndihmuar pensionistët.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se është dakord me këtë taksë, por shtron pyetjen pse nuk ndodhe e njëjta gjë edhe me kompanitë e karburanteve, që sipas saj, kanë thuajse 10 muaj që vendosin çmimet e naftës, më të shtrenjtat në rajon, nën frymën e bordeve komuniste

"Taksë e jashtëzakonshme për energjinë që tu shkojë pensionistëve? Ok! Po pse jo edhe e njëjta për Kompanitë e Karburanteve që kanë thuajse 10 muaj që vendosin çmimet e naftës, më të shtrenjtat në rajon, nën frymën e bordeve komuniste?

Një taksë që mund të shërbejë për të zbutur inflacionin socialist që ka goditur familjet shqiptare që prej 10 muajsh paguajne dpd naftën me +200lek/litër. Një çmim i vendosur nga Bordi Oligarkëve me bekim qeveritar por që pasuron oligarkët dhe shtrenjton çmimet qytetarëve!" shkruan Tabaku.

3 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    O gore ,laraske ti ngateron kekun me byrekun mos fol me kur nuk i kupton politikat o injorante ,per cfar e quan vwten ,e kupton qe je e varfer nga vokabulari politik ?qelbe dynjane nga shut e tua dhe asgje nuk nxjer ne drite shko ha ndonje dreke tjeter.

    1. e
      eli

      Po ata nuk jane prodhues zonja injorante.

      Lini një Përgjigje