Të papunë, sheshi ‘Omonia’ në Vlorë i mbushur plot me burra 45-60 vjeç

24 Tetor 2022, 17:30Ekonomia TEMA

Të papunë, sheshi ‘Omonia’ në Vlorë i mbushur

Prej orëve të para të mëngjesit burra të moshës 45-60 vjeç i gjen në sheshin “Omonia” me shpresën e gjetjes së një dite pune.

Mjetet e punës i mbajnë gjithnjë me vete, mbështetur pas pemëve përgjatë rrugës, në degët e të cilave varin çantat, por siç e pranojnë edhe vetë bëhet çdo ditë e më e vështirë.

“Rrimë për punë këtu, rrimë deri në orën 5-6. Vështirë është. Në muaj? Ne themi në javë mbase punojmë nja dy ditë. Punoni vetëm ku në familje? Vetëm, shumë vështirë,” tha një qytetar.

“Ska, siç e shikon vetë të gjithë këta këtu punëtorë janë. Sa mund të punojë, qameti 10 ditë në muaj. Familje? Nuk e mban dot çmimet janë të larta, punë s’ka. Tre veta jemi. Gruan e kam në pension, po aq e ka pensionin ajo. Rri deri në orën në 3 qysh në 6 të mëngjesit. Rri këtu, po s’ka. Zanat? Jo vetëm punëtor,” tha një tjetër.

Aktualisht në zyrën e Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Vlorë rezultojnë 2342 të papunë. Drejtoresha e zyrës tregon arsyet se përse këta persona nuk përmbushin kriteret për tu punësuar.

“Grupmosha 50-60 vjeç është ndër më të prekurat nga papunësia. Kualifikimi i ulët i tyre, orari i punës dhe nevoja për punë të menjëhershme janë disa nga vështirësitë. Ndaj e kemi të pamundur të punësojmë këtë grupmoshë,” tha ajo.

Nuk kanë profesione të mirëfillta, përveç punëve të krahut. E vetmja mundësi punësimi mbeten call center apo fasoneria, në të cilat moshat 50- 60 vjeç e kanë të pamundur punësimin. Ata nuk njohin gjuhë të huaja apo teknologjinë e sakaq mosha e tyre mbetet larg preferencave të punëkërkuesve.

5 Komente

  1. B
    Bimi

    Ata qe shikon aty jane me legenat ata duan per 2 ore pune 2000 leke te reja dhe te ikin ne shtepi sepse sektori i ndertimit po qan per puntore . Mos beni llogje kot po shtrojuni punes se puna ka vertet shume ne keto momente.

    1. D
      DV 2022

      Shume e sakte.

    2. H
      Hk

      Ha ha zyra e punes paska 2342 te pa pune ne Vlore,kur mund te jene gati 60 mije Pa pune.sipas zyres 50/60 vjech le te vdesin se u dashka gjuhe e huaj qe Shqiptaret te punojne ne Shqiperi.me mire mbylle zyren.ne gjermani punesohen deri 90 vjec.Aq moder eshte Qyteti qe vetem IT puneson.se kur vizitoj me duket si kosh i madh plehrash ,me sa duket Plehrat e Zyres nuk ka kazan ti mbaje dhe Po qelben era bajga

      1. J
        Jugu

        Rama ka hap vende pune plote. Kush do te punoj, punone. Vetem vitin e kaluar Rama hapi 300 mije vende pune. Kete vite do hap me shume se aq. Ja pyesni dhe Meron qe e ka postuar kete shkrim pa dashje dhe duhet ta heqi sa me shpejte qe te mos e shikoj ndonjeri afer KMse.

        1. X
          XX

          Zyrst e punes jane si agjensite e shitjes. Po doli nje shtepi per shitje, agjencia punon. Nese jo pret. Keshtu dhe punetoret. Behu i zoti, meso zanat, leviz dhe puno. Po prite nga shteti ke mbaru.

          Lini një Përgjigje