Testimi i TEC-eve lundrues nis në mars – KESH: Drejt finalizimit tenderi i karburantit. Do ketë edhe test besueshmërie 72 orësh

27 Shkurt 2024, 21:40Ekonomia TEMA
Testimi i TEC-eve lundrues nis në mars – KESH: Drejt finalizimit

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nisë testimit e TEC-eve lundures gjatë muajit që vjen, ndërkohë që dhe në fund të marsit është parashikuar dhe testi i besueshmërisë prej 72 orëve ku të gjithë agregatët së bashku do të punojnë pa ndërprerje”.

KESH bën me dije për SCAN se procedura për blerjen e karburantit, e hapur në fillim të shkurtit, nuk është finalizuar ende, por sipas kushteve të kontratës kompania duhet të fillojë furnizimin me karburant sipas një plani të përcaktuar në kushtet e kontratës në fillim të muajit mars.

“Me marrjen e sasisë së naftës, do të fillojë dhe testimit i të gjithë agregateve në mënyrë individuale, për të shkuar më pas te testi i besueshmërisë 72 orësh për të gjithë agregatët”, – saktëson KESH. Sipas procedurës tenderuese, synohet blerja e 4000 ton karburant, për 2 termocentralet lundrues, që ndodhen në Triport të Vlorës.

Ndërkaq, lidhur me çmimin e produktit të kërkuar, bazuar në praktikat brenda vendit, parashikohet që çmimi të jetë i formuar nga një referencë në tregjet ndërkombëtare, të cilit i shtohet një çmim Premium. Po ashtu, në dokumentet e tenderit KESH specifikonte se 2 TEC-et lundrues kanë nevojën e furnizimit me lëndë djegëse të llojit HFO, me përmbajtje të squfurit jo më të madhe se 0.5%.

Më herët, ky dikaster shpalli edhe kompaninë fituese që do të depozitojë dhe ngarkojë – shkarkojë lëndën djegëse për funksionimin e 2 termocentraleve lundrues në Vlorë, që është “La Petrolifera Italo – Albanese”.

Këto impiante të prodhimit të energjisë nga karburanti u tenderuan përmes një procedure emergjente në kuadër të krizës energjetike gati 2 vite më parë, por deri më tani ato nuk janë vënë në punë.

8 Komente

  1. J
    Juristi

    Sa kanë kushtuar që në 2022 keto tecet lundruese??

    1. V
      Vranakonti

      Shume keq qe deri tan ato nuk jane vene ne pune.

      1. v
        vogelsira

        po ke dy vjet qe i paguan kot moj buce ,apo varja ,se ti e more pjesen tende.Paguajne gomeret ,sic kane paguar gjithmone.FU.

        1. T
          Trojan

          Dy vjet pa nxjerre asnje kw ,dhe duke paguar nga 90mije euro ne muaj qira,pse Belinden se mer SPAK per shperdorim detyre dhe dem ndaj shtetit

          1. l
            lindio

            Ky eshte korrupsion me "tuje".Pe hetre te pare pame se dhe nje kryediplomate amerikanene Shqiperi mesohet te vjedh.

            1. d
              dali

              Ata qe i kishin ishiun gati ti shisnin per skap deri sa shkoi Kim dhe 100 fishoi vleren.

              1. p
                petro

                Ta blesh sapunin per djath eshte shprehja qe i duhet derguar ish ambasadores.E beri nje dore para e na la sapunin.

                1. L
                  Landi

                  Mos ja kerkoni ministres se kjo seshte e saje.Eshte e Yuri Kimit.Ajo beri parate e viles me kete maskarallek,

                  Lini një Përgjigje