Thënia për Zotin që Balluku dëgjoi nga mençuria dibrane

18 Qershor 2022, 14:48Ekonomia TEMA

Thënia për Zotin që Balluku dëgjoi nga mençuria

Ministrja Balluku u vetëprezantua zyrtarisht në Dibër si drejtuese politike e Qarkut.

Nga Peshkopia, qyteti më i madh verlindor, ajo e quajti Dibrën një “bukuroshe të fjetur që duhet zgjuar”, sidomos falë veprës afër fundit, Rrugës së Arbrit, e cila e bën të gjithë zonën më të afërt me Tiranën, pra e sjell më afër zhvillimit.

Aty qe dhe kryeministri Rama, në kuadër të një fushate për ripërtritjen e strukturave socialiste ne bazë, ku priten të zgjidhen krerë të rinj të degëve.

Në vetëprezantimin e ministres Balluku, ka veçuar evidentimi prej saj i faktit se është mbesë në atë zonë, diçka e paditur deri më sot nga publiku.

Thuhet se një ndër të parët e saj ka qenë themelues i një prej shkollave më të njohura të Dibrës, Internatit të Kastriotit.

Ndërkohë, duke vlerësuar mençurinë dibrane, Balluku citoi një dibran, biznesmen i njohur i zonës në agrikulturë, t’i këtë thënë se “vetëm Zotit i ka hije vetmia”, përkthyer që, ndryshe nga Krijuesi që është Një dhe i Vetëm, krijesat janë shumë dhe duhet të bashkëpunojnë, bashkëveprojnë e bashkëjetojnë mes tyre. /tesheshi.com/          

Lini një Përgjigje