Tiranë- Durrës, një garë breshkash

25 Mars 2024, 11:51Ekonomia TEMA
Tiranë- Durrës, një garë breshkash

Nga Lutfi Dervishi

Rruga Tiranë - Durrës, 35 km, është shndërruar në një shteg ku breshka mbërrin me shpejt në destinacion se makina e tipit breshkë.

E projektuar për kapacitet 30 mijë makina në ditë, sot ky numër është trefishuar.

Shpejtesia e lejuar është 90 km/h, por për shkak të mbingarkeses nuk kalon 60 km/ore.

(Edhe kjo e keqe e ka një të mire. Kanë rralluar shoferet që ngasin mjetin me mbi 150km/ore dhe ndezin dhe shuajne dritat e gjata si vetetima në një qiell të ngarkuar me re).

Tiranë -Durres, rruga më e frekuentuar në Shqipëri, zona ku gjysma e popullsisë ka zgjedhur të jetoje, hapesira ku lulëzon 70% e ekonomisë, ditët më të mira i ka patur në të shkuarën. Treni, që dikur pershkonte këtë segment, tani prehet në analet e historisë, krahas rrugës së vjetër të harruar Tiranë-Plepa.

Në një vend ku investimet rrjedhin si vera e Dionisit drejt çdo rruge të (pa)imagjinueshme, përveç atyre që lehtësojnë trafikun, saga vazhdon. Është një rregull i pashkruar në këto troje të lashta që njerëzit dhe ekonomia janë në një vend dhe investimet vërshojnë në një vend tjetër.

Dhe ky trafik është pa ardhur sezoni turistik!

Këtu, shpejtësia nuk ka kuptim të matet me km/orë, por me durim të shoqëruar me psherëtima dhe fuqia e makinave nuk duhet matur më me kuaj-fuqi, por më durim- fuqi ose vullnet- fuqi..

Tiranë-Durrës sot është jo vetëm dëshmi e durimit njerëzor, por edhe një kujtesë se, aventura më e madhe nuk është largimi nga Shqipëria. Sfida është të udhëtosh në këtë rrug dhe të mos prishesh gojen me ata që luajnë me durimin e njerëzve si të ishte play station.

P.S. Lajmi se do të bëhet tenderi për zgjerimin e rrugës Tiranë- Durres më shumë se ngushellues është acarues. Tani nis sfida e paperballueshme, fazave, segmenteve, loteve të panumërt dhe (të vetmes gjë që bëhet me plan në këtë vend) inspektimeve pa fund.

Ishte thënë se punimet do të nisnin në muajin mars…, ndoshta e kanë lënë per sezonin veror kur është dhe piku i qarkullimit.

29 Komente

  1. 2
    222

    Lutfi rri urte...nuk i di planet e Padishahut ti...! Si psh ta shkretojë Durrësin derisa durrsakët ose të hidhen në det ose te shkojne te hidhen ne Lanë... Që spo i bie nje termet tjeter thuaj se do e ndihmonte shume se ne budallejnte nuk na trembi aq sa duhet i pari... Po kaq kuptoje: kafen për fundjavë do ta piç ose ne Vlorë ose në Shkodër ose ne qytetin antik të TR! Edhe ben qesëndi karafili me erë pastaja se si e ka len PD Shkodrën...se PS per 22 vite e ndriti Durrësin helbete me cilësi dielli e me cilësi deti

    1. 1
      111

      3 muj gango 9 muj lango

      1. D
        Durrsaku

        E mer ar që nuk shikon dhe as nuk e di se ku bie Durrësi, po mirë ky vemja i Berishës dhe ara si puna jote nuk e dinë se ka filluar zgjerimi dhe rinovimi i kësaj rruga, apo duhet ti bëjnë urgjen se është mërzitur Luti dhe Muti si puna jote. Por pak rëndësi ka sepse nuk munden ca kone që lehin pas gardhit të ndalin marshimin me hapa gjigande të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

      2. e
        eli

        Ti Fiu je ankuar edhe me pare per renie te ekonomise,largim te njerezve nga ky vend,perkeqesim te kesaj,perkeqesim te asaj .... etj etj.Mire ben qe ankohesh,por ankesat e tua jane te nje tendeciozi.Ti kurre nuk e thua nje fjale te mire dhe shume rralle me sa di une ke thene ndonje fjale te keqe per qeverine e para 11 vjeteve.Megjithate duke u mbeshtetur ne analizen tende:Fakti qe numri i makinave ne ate rruge eshte trefishuar do te thote se ekonomia e shqiptareve eshte rritur.Pranoje!Ti mund te thuash qe eshte shtuar edhe numri i popullsise ne kete rajon per kete periudhe.Po.Por jo kaq shume dhe jo me fishe.Po thua qe ka shume vonesa per shqyrtimin e projekteve,financimet etj.Po ka.Por keshtu eshte edhe ne Europe.Shume kontroll para se te fillosh diçka.E kunderta do ishte shqetesuese.Shume lote dhe shume kompani thua ti.Po.Sgume mire.Kjo hedh poshte dhe akuzat qe parate shkojne ne duart e pese oligarkeve.Te gjitha keto jane te pohuara nga ty ne kete shkrim.Keshtu qe ji pak me i ndershem.Nuk eshte ne te miren tende te luftosh per te rikthyer perseri ata qe ketu bene vetem nje grope.Nqs s'te pelqen kjo qeveri,eshte e drejta jote ta kritikosh,por jo te sulmosh nen brez.

        1. N
          NY

          Keta gazetare si lutua, nga injorimi qe ju ben administrata dhe populli qe i lexon, behen aq xheloz, saqe ju hipin xhindet, nuk ju vjen ne ment asnje gje e mire. Kjo lloj semundje eshte e rrezikshme ne rradhe te pare per familjen ku jeton, se ju nxin jeten gruas, femijeve me kete negativitet ku ka shkuar Lutua. Njesoj si Lubonja, Bushati, Blushi, Adi Krasta, i ka mbytur ligesia, nuk i lejon te shikojne cfare behet. Une kam 20 vjet qe shkoj ner pune rreth 20 Km distance, e pershkoj per 1 ore, perdite, mu ne mes te NY. Askush nuk e rruan, ndersa rruga per Durres po permiresohet. I lutem Lutos te bej nje artikull per autostraden time, aman o Luto, se ty te degjohet kudo fjala.

          1. Q
            Qazimi

            Bukur e ke thene o NY per kete Luto kokepalarin nga Kukësi. Kete mjeran e shtronte ne dru 3 here ne dite Ylli Rakipi kur ishte tek Albania dhe pas vitesh dajaku duket se u be pak gazetar por shume servile me pushtetet.

          2. e
            emigranti

            Qe rruga Tirane-Durres eshte teper e renduar, ajo eshte me se e vertete dhe autori ben mire qe e permend. Se cfare qellimi ka ai, ate nuk mundet ta dije askush, por faktet mbeten fakte. Rruga e Vaqarrit do shkarkonte shume kete sektor te autostrades, sidomos per ato mjete qe nuk kane Durresin, apo Aeroportin si destinacion, por jugun, nese rruga Vaqarrit do vihej ne funksionim te plote. Duket se ajo rruge dhe projekti per rehabilitimin e saj eshte lene ne harrese dhe kjo eshte dicka qe nuk permendet ne kete artikull. Nga ana tjeter, nje vleresim i nxituar i ofertave do te krijonte kushte per shpenzime te teperta dhe po ky zoteri do kritikonte qeverine per demet e shkaktuara ne kontraktimin e ketij projekti. Problemet me vonesat ne projekte te ndryshme madhore jane te njohura per shkaqe nga me te ndryshme dhe ky nuk eshte vetem fenomen shqiptar, por i njohur edhe ne vendet me te zhvilluara te botes demokratike. Vetem vendet si Kina, projektet behen me shpejtesi, por ai eshte nje sistem tjeter politik.

          3. 1
            101010

            Si nuk u ngope duke ngrene ( mut ) or t 222

            1. 2
              222

              Ta qe ha vetem sufllaqe: ke ndonje argument vlla?

            2. U
              U bë luti gazetar

              Shqiptarët kanë 30vjet që bëjnë garë me breshkën,dhe breshka del e para,ama po të jetë për të zaptuar pronat një urdhër jepte shpellari dhe malokët në sulm,dhe tani rrinë poshtë ballkonit si mut bashkë me lutin korrierin e Remzi Lamit te zëri rinis

              1. M
                Mire

                Shume mire qe do u zgjeroka. Kesaj rradhe deri ne hyrje te Durresit ta mbjellim me fiq anash se mos na sjellin fat.

                1. L
                  Ladi

                  Ne fakt ne shkrimet e ketij gazetari te "pavarur" ajo qe te bezdis apo dhe te acaron eshte,cinizmi i tij. Ne pergjithesi ne si popull, ankohemi. Ankohemi per shume gjera dhe me te drejte, por nuk jemi gazetare detyra e te cileve eshte te pasqyrojne ndershmerisht te verteten. Ky gazetar toksik, perpiqet me dinakeri, te çfaqet parimor dhe i ndershem. Me sjell gjithmone ne mendje me shkrimet e tij, A. Bushatin, (nje kone e lindur dhe e ushqyer ne ish bllokun komunist) por te pakten ai ka dale hapur, nuk fshihet.

                  1. K
                    Klodi

                    Po leree Tr-Dr shif autostraden e Lacit,me 90 km ne ore, i ka ren asfalti copa. Ne Kosove ajo zone do e kishte autostraden 120 km/ore. Praktikisht pervec autoistrades Fier Vlore ne skemi rruge te hajrit

                    1. K
                      Kaq kisha un

                      Sado te kete te drejte Luti Dervishi, une kete njeri nuk e duroj dot nga menyra se si eshte shellur si gazetar kazani keto vite. Merzitjen me te madhe e kam me fyyren e Lutit, para asaj qe thote.

                      1. l
                        luti me vile

                        Lut katnari mesoje se rruga eshte projektuar per 20 mije automjete ne 24 ore (Trafiku Mesatar Ditor), Sa per te te kulturuar o LLut katnari kjo shifer (pra 20 000 automjete/24ore eshte arritur ne 2004).

                        1. B
                          Bureto

                          Remzi Lanin? "Holta", thuaj më mirë, ish bashkëpunëtorin e sigurimit famëkeq. Sa për këtë Lutin, vemjen apo tenjën e butë, mund të shtojmë se nga "Holta", ky kaloj tek "spiuni" tjetër, Ylli Rakipi i "Albania"-s, gazeta e Saliut që i kishte rrënjët tek ShIK-u, alterego e Sigurimit, po aq famëkeq i Gazidedes dhe që misionin dezinformues, e përfundoj menjëherë sapo çifti Berisha-Gazidede në vitin 1997, u shporr, prej nga mbaroj dhe financimi i saj. Luti, bashkë ne Rakipin, tashmë në kushte të tjera, përsëri në atë mision janë. Shërbejnë, por jo për publikun....

                          1. r
                            robi

                            nuk e kuptoj si do shtohen dhe 2 korsi ne cdo ane kur urat ekzistuese ne Shkozet, Fllake, Sukth, Kashar nuk lejojne te shtohet as edhe nje korsi e jo me 2. Te shohim si do shtohen 2 korsi qe me duket e pamundur.

                            1. 6
                              60 vj

                              He mer mo dhe ti, si bon per cikerrima

                            2. u
                              uskania

                              Or Lut!Cërr-cërr, Cërr-cërr!

                              1. T
                                Turisti

                                Çfare duhet gjithe ai investim ne rrugen e Dibres per 10 makina qe do kalojne atje dhe kane lene rrugen Durres Tirane qe eshte bere si rruget e Kandaharit. Turistet qe presim I prezantojme me kete rruge.

                                1. L
                                  Llazi Metaliu

                                  Keshtu eshte kur gazetari, pavaresisht se fryhet si gjel e gjithollog, jep mend dhe ben edhe ironi, duke menjanuar mendimin teknik, inxhinierin dhe ekonomistin. Edhe ne monizem, sidomos pas viteve 1980, behej studim i feasibilitetit ne cdo projekt. Por Institutet e studimeve dhe projektimeve u mbyllen nga Agushi dhe Majko pa libreze pune, Berisha dhe Nano. Kjo solli ne pushtet korrupsionin sepse mungoi oponenca dhe mendimi teknik dhe favorizoi daljen ne skene te caraceve dhe Nastradinave si ky Lutfiu qe endet pas llafeve dhe pa bere asgje ne jete. Kete po ja thote nje inxhinier studiues e projektuesme 48 vjet pervoje brenda e jashte vendit. Pse nuk behen panele te lira, ku keta karabushe te perballen me inxhinierat. Qe atehere ja kemi thene komandantit legjendar Sali Berisha, qe cdo gje po behet gabim, trekendeshi Tirane Durres Elbasan, duhet te trajtohet si unik, sepse nga ana e ujit, furnizimit me energji elektrike e kanalizimeve, me nje popullsi 3 milion banore, 2 milion vendas dhe 1 milion te huaj, dhe pjesa tjeter mepak se 1 milion dojetoje ne pjeset e tjera te Shqiperise. Por keta te paditur dhe te paudhe, e katandisen vendin ne kete derexhe, dhe tani kolonia e perbere nga Vokshi, Bardhi, Majko, Agushi, Salianji, Baci e te tjere nonsense, beejne te tille artikuj. Pra, zotiLutfi, ka filluar keq dhe do bitiset keq, prandaj ikin njerezit se marrin informacion nga ata qe e kane ditur zhvillimin se si duhet bere dhe menyra e berjes nuk ka rregullim. Ne 10vitet e ardheshme, do ikin edhe 600 mije deri 1 milion te tjere. Ne Shqiperi do mbeteb me pak se 1 milion. Kjo eshte e verteta e hidhur. Eshte dita e jote, o Lutfi Pedagogu, qe me njerez si ty fshinim bythen, jo me ti degjonim.

                                  1. i
                                    ilir

                                    kush eshte ai agushi?

                                  2. A
                                    Agron

                                    Bravo per shkrimin. Eshte nje skandal i vertete kjo rruge. Si skane turp e dalin e duan turizem kur po i tmerrojme udhetaret me kete rruge qe lidh rinasin dhe portin e durresit 2 nyjet krysore te Shqiperise.Del ai fevzo lepiresi te tuneli llogarase qe shkon me shpejt te vila e vet. Na vjen turp kur levizim me te huaj ne ate rruge qe ka mbi 10 aksidente ne dite dhe thyen makinat nga gropat. Turp e faqe zeze

                                    1. M
                                      Metodat aeroplan dhe trampolino

                                      Bashkë me zgjerimin do nderhyet në bypassin e durrsit ku nga turku ozal der në plepa do kalohet me metodën e aeroplanit… pra do u vihen krahë makinave dhe do fluturojnë. Gjithashtu tek hyrja tek sheshi shqiponja , do përdoret metoda e hedhjes në trampolino ku makinat do hidhen me susta nga mbikalimi der tek kupola. Ti lufti këto si di

                                      1. l
                                        lavdosh

                                        si gjithmone nuk habitem nga keto hartime te shkruara nga nje nxenes i shkolles se mesme. Me habit fakti se si Mero djali vazhdon te publikoje hartime me cilesi shuume te dobeta

                                        1. k
                                          klodi

                                          ...dhe e bukura eshte pjesa e komenteve, ku te gjithe shajne njeri-tjetrin, duke mbrojtur e i dale ne krahe ketyre shume te dashurve politikane qe na kane nxire jeten. Gati duket si gare, kushe e kush te na e nxije jeten me shume. Bashkekombas te dashur, duhet te jemi te bashkuar kunder politikes se keqe, nese nuk ankohemi ne, dhe nese nuk shohim hallin tone, keshtu do e kemi gjithmone jeten, malore e me shume malore. pershendetje

                                          1. T
                                            Te zgjerohet rruga Tr-Dr

                                            C’nevoje ka per inxhiniere e tekniciene qe te konstatosh se rruga Tr-Dr ka nevoje irgjente per zgjerim!!!! Ka shume te drejte gazetari kur thote se po behen rruge ku kalon nje makine ne dite por nuk po investohet ne aksin me te mbingarkuar te republikes. Nese kane ndonje plan te fshehte per te hapur nje trase krejt te re (se kostot e zgjerimit nuk i hyjne ne sy grabitqareve te rilindjes) te na e thone

                                            1. E
                                              Ermiri

                                              Ç është ky njeri mor aman. O dervish, u rrite, u plake, je thare si lekure pjepri dhe po shkon drejte pensionit pa thene asnjeherë, po asnjëherë nje fjal te mire, pozitive per zhvillimet ne vend, te te gjitha natyrave, vetem nxin, vetem negativitet, veç gjuan ku te gjesh nje qime dhe ta besh tra. Shume ves i keq, mungese njerzilleku, mungese edukate e mbi te gjitha njeri qe veç perhap panik, thyen shpresa, etj, etj. Lere o burre, nuk ke aftesi te besh mire diçka, lere, shko shit dru ose banane.

                                              1. v
                                                visi

                                                Eshte e turpeshme qe rruga kombinat plepa nuk regullohet,vetem fjale e mashtrime qe thuhet do te do te e dhiti ne te....

                                                Lini një Përgjigje