Zbardhet tatimi për bastet online

30 Tetor 2022, 20:19Ekonomia TEMA

Zbardhet tatimi për bastet online

Nga viti i ardhshëm qeveria do të rikthejë bastet sportive, online, duke licencuar një sërë kompanish që do të ofrojnë këtë shërbim.

Ministria e Financave ka përfunduar draft ligjin, i cili do të publikohet në javën e ardhshme për konslutim. 

Zv/ministrja e Financave Vasilika Vjero, e ftuar në emisonin E-ZONE, zbardhi normën e tatimit që është propozuar për këtë sektor.

“Është menduar që do të jenë disa kompani që do të ofrojnë këtë proces. Ato do të licencohen, ndërsa kriteret që duhet të plotësojnë jemi duke i parë dhe ende nuk i kemi vendosur. Po shohim mundësinë që ato mund të inkorporohen në kazinotë që funksionojnë në vend. 

Sa i përket normës së tatimit, ne kemi propozuar që ajo të jetë 25% e të ardhurave bruto nga loja”, u shpreh Vjero.

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka parashikaur që të mbledhë 2 miliard lekë nga bastet online, por ende nuk dihet si është përllogaritur kjo shifër për aq kohë sa ky treg sot është tërësisht informal.

 

Lini një Përgjigje

Blog Tema