Te fundit

22:41

22:29

22:20

22:12

22:00

21:50

21:40

21:39

2024-02-22 10:05:00Blog TEMA

58 Komente

  1. J
    Juli

    Po ate "gomarin" kush e fton në studio!!!!!!!! Mirë ata që zbaviten por ata që e ftojnë janë më keq. Sepse ata e vlerësojnë !!!!!!

    1. a
      anti25642654censurë

      të vësh në lojë një të marrë,është mëkat!!ata që e ftojnë!?kryejnë një mëkat thjeshtë se janë duke vënë në lojë një të marrë!dhe kjo nuk është e gjitha!ata jo vetëm që vënë në lojë dhe pjesën tjetër të të marrëve që e ndjekin me gojë hapur,por dhe përforcojnë bindjen,si të të marrit(po më japin të drejtë sepse po më reklamojnë në TV),ashtu dhe të atyre që e ndjekin,ndjekësve të tij(është e vërtetë ajo që thotë gjeniu,sepse po e paraqesin në TV!TV thotë të vërtetën!sidomos kur më pëlqen mua!)."Sepse ata e vlerësojnë !!!!!!"-plotësisht e drejtë!ata nuk vlersojnë "veprën e tij gjeniale",por thjeshtë budallallëkun që gjeniu nxjerr prej goje!!dhe e dinë fare mirë se ky budallallëk thithet nga masa injorante që pranon për të vërtetë çdo gomarllëk që përmbush dëshirat e tyre primitive!!një shoku tim kishte sjellë shëmbuj shumë të thjeshtë se si mund të interpretohen prejardhjet e emrave të çdo shteti që egziston dhe që ka egzistuar,duke u bazuar vetëm në shqip!!pra e gjithë bota është katuni tim!Angli-a(ha dhe)ngi,uells-uj lljes(me të zon pizga),skoci-skom qi!!dikush do thotë po ja fut pordhës!!e di fare mirë,por po të më thërrisnin koqet e TV dhe unë ti rrumbullakosja pak më mirë jo kështu shpejt e shpejt,do kishte një mori gomerësh që do besonte!!si e shkruajta dhe më sipër,do besonin shumë më tepër kur kanë dëshirë për të besuar!!

      1. s
        shkodran qe ben hatan

        Ndreca,mire ke folur,por si te ka shpetuar,qe dhe ti vet,je nje nga ata,duke bere nje bumerang dhe sakrilegj,duke mos folur gjuhen e njesuar SHQIP.

        1. a
          anti25642654censurë

          shkodrono,është e drejta e ndrecës të flasë e të shkruajë në mënyrën që do ose që i vjen më mirë!!të njëjtën gjë bëj dhe unë!!ashtu si është e drejta jonë nëse duam apo nuk duam ta lexojmë!!psh unë këtë shkrim të ndrecës nuk e lexova fare,por fare fare si thotë i ndershmi lango braç!!që ndreca e di mirë shqipen letrare,standard!?asqë e vë në diskutim,por ka dy arsye që nuk e përdor!!o nuk është i zoti ta përvetsojë dhe ta përdorë në momentet e duhura,o është nga ata kokdrunjt që thonë ju të tjerët duhet të flisni dialektin tim!pra pretendon se dialekti i tij është ai i duhuri!sa për fondamentalizëm ndreca i shkretë është i njohur!!

        2. N
          Një Geg

          At Gjergj Fishta sikur të kishte qenë gjallë do e kishte çkishëruar këdo që nuk respektonte shqipen zyrtare ndërkohë që shkruante publicistikë...shumë shumë turp!

          1. G
            Gjergj Fishta i riu

            Me dergoi nje rrugetim te kaloi ne France per pushime, mirpo vellai im kishte kerkuar azil dhe me tha eja te shkojme bashk tek klasa se ketu nuk te thote kush asgja dhe mesuesja vetem do te jete e kenaqur. "Mistreci" ngelet gjithmon mistrec. Mesuesja me tha a ke ndonje mendim se shqipja ka lidhje me frengjishten. Une i thashe se shqipja e zberthen frangjishten. Me kerkoi shembuj. I thashe ju burrit i thirrni Mari (po pohoi mesuesja) Une i vendosa nje vije ndarse midis Ma/ri. Tani degjoje shqip çka do te thote: ma reprodukton( ja pershtata dhe pak pasi Ma nuk munde tja jepja frangjisht) i thash: i imi reproduktues. Shqiptaret e shqiptaret ja shpjeguan pastaj (ma ban te rije), te beje nje bebe. Mesuesja shtangu dhe me kerkoi tjeter mundesi. Shkruajta fjalen Madame. E ndava Ma/dame. Ja shpjegova: harxhuesja ime(ajo qe me damtone apo konsumone pasurine time). Pyeti shqiptaret, ata i thane e vertete. I thashe ju dhelperes i thoni:rrenar pasi francezet r-ne e prononcojne rr. Ne shqiptaret i themi rrenar njeriut qe te tregon nje gennjeshter dhe te mashtron. ja prononcova frangjisht: Rrenar est ryze. Tjeter me kerkoi. I thashe frangjishte (prononcimin) rrymes elektrike ju i thoni( kurra) por edhe pikat e shiut qe mblidhen ne mal e fillojne e rrjedhin, ju i thoni (kurra) e ndava ku/rra, ne dy fjale dhe ja shpjegova. E pabesueshme me tha?! I thashe kroit qe rrjedhe midis dy shpateve ju i thoni surrsë. Ne i themi urinimit tek njeriu: shurrsë. I thashe kur ngelesh ne klase apo ke nje vend te thepisur te pakalueshem ju e prononconi:rat. ne shqiptaret kur nje njeri nuk ka mundesi te levize, shtrihet per toke i themi: rat; Me kerkoi si i thoni Mari shqip. I thashe nga veriu i themi burre kurse nga jugu grate i thone: o i imi, i ziu burro. ju burro i thoni torturuesi im, kurse ne shqip kapet me dy kuptime, burre kur ka sjellje korrekte dhe burro kur e torturon te shoqen e asht langaraq. Me tha si i thoni amur(i dashur)? I thashe ka nje rreshqitje te lehte nga frangjishtja por njajo fjale asht: dashnor, si do e thosha frangjisht: deshenor. Ne gjuhen tuaj perkthehet: çneruesi im, por shqiptarkat e thone si me krenari dhe vjene sikur me thene, kanaqsi im Vazhduam shume e shume fjale te tjera dhe u binde se shqipja me te vertet qenka e vjeter dhe çelsi i gjuheve. çka do thote Ndreca per mesuesen qe ngeli e mahnitur.

            1. 5
              555

              Po kete qe e urren gjuhen letrare standarte shqipe kush e lejon,o Mero?

            2. K
              Kështu o posi!

              Ata mund të jenë gomerë me zile që thonë se toka është e sheshtë dhe gjuha shqipe më e vjetër në botë! Ndërsa ti je një kriç gomari me këmborë,që shkruan nëpër faqet publike me shkodrançen,si nën dialekt i gegërishtes,ndërkohë që gjuha shqipe është e njehsuar,dhe përdorimi i dialekteve dhe nëndialekteve publikisht,është premisë përçarje dhe asimilimi.

              1. N
                Notari i liqeneve

                Gjuha letrare eshte nje lloj dialekti. Dialektet e pasurojne gjuhen.

                1. a
                  anti25642654censurë

                  Notari i liqeneve,mendimi më i zgjuar të kam dëgjuar ndonjëherë në këtë galaksi!!"Gjuha letrare eshte nje lloj dialekti. ",me një ndryshim të vogël nga dialektet!e kuptojnë të gjithë!!kuptohet të pasurohet nga dialektet,që pasurohet nga neologjizmat,nga huazimet e huaja!!dialekti ndryshe nga gjuha standard flitet në një zonë të caktuar të një shteti,kombi,etnie!gjuha letrare,standard,flitet në të gjithë këtë hapsirë dhe të gjithë njerzit merren vesh me njëritjetrin!!gjuha letrare,standard ose në shqip e njehsuar do të thotë një gjuhë e bërë e njëllojshme për të gjithë!!kundër kësaj gjuhe,në të gjithë botën jo vetëm në sojin tonë,janë ata që nuk janë në gjëndje të mësojnë një gjuhë të dytë!!shumica e këtyre kanë një mangësi në tru dhe për ta mbuluar këtë mangësi,hiqen si konservatorë!!shkruajta "shumica"sepse brënda tyre ka dhe të tillë që e shfrytëzojnë këtë gjëndje për përfitimet e tyre!përfitimet mund të jenë të ndryshme,egoizëm patollogjik,përfitim politik e financiar!!

                2. a
                  ashtu posi

                  shih gomarin jo mizat

                  1. L
                    Luani

                    Une nuk e di gegërishten dhe as shkodrançen, por fjalët e Ardianit, mendimin dhe të vërtetat drithëruese që ai percjell i kuptova mire. Në vënd që të jepni një ide, një mendim, se si mund të zbutim e mjekojmë plagën shoqërore të sharlatanizmit, Ju ofendoni një njeri të mençur dhe të kulturuar që përshkruan me saktësi këtë plagë, spjegon thellësisht shkaqet dhe tregon të paktën një mekanizëm kurimi. Devijoni pa dashje, ndoshta dhe me qëllim nga esenca e problemit. Për mendimin tim ka pafundësisht mjete. Se fundi ka njoftim se Banka Botërore do të investojë fuqishëm ne Arsimin e shpartalluar shqiptar.

                    1. a
                      anti25642654censurë

                      luano,ndreca,ka të drejtë në atë që thotë!sharlatanë si dalipaj janë gomerë dhe nuk duhen dënuar!?ndoshta ka të drejtë!?ndoshta,por dhe ndoshta e ka gabim!?po ta marrim për "gomar",një person të papërgjegjshëm,atëherë duhet të dënojmë ata që e keqpërdorin këtë të papërgjegjshëm!!nëse dalipaj do llapaqenëronte gomarllëqet e tij rrugëve,nuk do ti prishte punë kujt,kurse duke e reklamuar shpesh,shumë shpesh në programe televizive,këta njerës të pandërgjegjshëm shtojnë numrin e gomerëve,këthehen në një fermë mbarshtimi të veshgjatëve!!e këtu ata janë në të njëjtin nivel me artikull shkruesin tonë!njëlloj me ndrecën që nuk do e nuk do që të pranojë në asnjë mënyrë një punë 100 vjeçare që është bërë me gjuhën shqipe të njehsuar!!ndrecës si patriot shkodran a geg,i del në ëndërr,çdo natë në gjumë dhe çdo ditë zgjuar "humbja" e madhështisë të të qënit,pjestar i asaj pjese të shqiptarëve që i kanë dhënë gjuhën e njehsuar shqipërisë!!e këtë nuk do tia lërë dikujt nga "jugu",ose më mirë të themi më në jug të tij,sepse nga jugu fare dialektet janë më larg nga standardi se gegërishtja e shkodrës!e vetmia gjë që ka vlerë tek ndreca është njohja që mund të bëjë një studiues për mentalitetin shqiptar!!ky studiues i imagjinuar mund të vërtetojë tek ndreca atë mentalitetin prehistorik shqiptar të kokfortësisë,të përkatësisë fisnore,të egoizmit primitiv!!ky mentalitet shihet akoma sot tek ne!ky lloj mentaliteti do të thotë "vetëm unë kam të drejtë,vetëm unë i di të gjitha,vetëm ajo që bëj unë duhet të shihet!gjithçka tjetër duhet shkatërruar"!e këtë mendim po e përjetojmë,e kemi përjetuar,dhe do ta përjetojmë,nodshta,shumë gjatë!!po hamëndësojmë se gjuha e njehsuar ka qënë një gabim,një faj, a një katastrofë(për të kënaqur ndrecën)!ajo ka 100 e kusur vjet që ka lindur,është zhvilluar,është përvetsuar,ka ndihmuar në komunikim mes shqiptarëve,i ka afruar shqiptarët me njëri tjetrin,dhe tashti,sipas ndrecës,ne duhet ta çbëjmë njëlloj si çdo gjë "ish komuniste"(në vitet '20 kur e filloi xhuvani,në shqipëri as më të arsimuarit nuk e kishin dëgjuar fjalën komunizëm e jo ta dinin se çishte)e pasi të mbetemi pa brekë në bythë,tia fillojmë me një gjuhë tjetër të njehsuar që i plotëson krenarinë e sëmurë o mangësinë për të mësuar gjuhën e sotme adrian ndrecës!adrian ndreca,dhe gjithë koqet si ai,harrojnë se,megjithëse kanë kaluar 100 vjet,gjuha e njehsuar nuk ka mundur të përhapet në të gjithë "botën"shqiptare,si falë ndarjes administrative,si falë stërkëmçave ndreciane,si falë anafalbetizmit e sidomos falë "snobizmit intelekrual" për të përdorur fjalë të huaja në vënd të fjalëve shqip!përfytyroni sikur brënda ditës të pranonim propozimin e ndrcës dhe idiotëve si ai!?do të duheshin minimumi gjysma e viteve të gjuhës së njehsuar që përdorim sot,që të arrinim ndoshta të njëjtin nivel!e pasi ta kemi arritur të njëjtin nivel në 50 vjet,na del një/një tufë me "ndreca" nga jugu,nga lindja ose nga perëndimi,dhe do të na duhet tia fillojmë nga e para??megjithëse kjo është normale tek ne!!legjendën e rozafës jua tregojmë fëmijëve që në ditët e para të lindjes,por asnjëherë nuk mësojmë asgjë nga ajo!!ndoshta ngaqë e tregojmë shpesh!?porosinë e gjergj kastriotit,"thuprat e bashkuara",e tregojmë përherë,kurse në të vërtetë bëhemi fije fije!!me një fjalë,jashtë temës së gomarit që nuk duhet dënuar ndoshta ndreca është "një njeri të mençur dhe të kulturuar që përshkruan me saktësi këtë plagë",por në të njëjtën kohë me dijeni,i njëjti njeri e rrotullon thikën në një plagë të vjetër dhe jo vetëm nuk e lë të mbyllet por i shkakton gjakrrjedhje!dhe me këtë shkrim që ka bërë!!

                    2. Q
                      Qazim Mulleti

                      Na rrujte trapin e Sales ...shruan dialekt korrekt..e kuptove diakektin.Sa shprehje jugore e tironce shkruhe e degjohen..si gdhine,u ngryse,akshom,...sta heq njeri standarten

                    3. D
                      Dikush.

                      Shumë nga idetë e autorit janë interesante dhe vlejnë, të paktën për mua. Por një element i shkrimit vlen të komentohet. A është arsimi, “fajtori” i vetem që ndikon në sjelljet e padobishme edhe në komunikimin publik? Të diturit kanë pohuar dhe provuar se deri në moshën 7 vjeç njeriu formon gjysmën e karakterit, nga 7 në 70 vjet pjesën tjetër. Është familja ajo që vendos gurët e themelit në formim, për të vijuar më pas si ndihmese dhe "rojtar" i sjelljeve. Ndaj, kur duam të adresojmë shkaqet dhe pasojat, le ta zgjerojmë pak këndshikimin. Ju përshëndes me respekt!

                      1. P
                        Pjerin Ndreka

                        Ke plotsisht të drejtë.

                      2. M
                        Miri

                        E dua gegerishten se eshte baza e shqipes, por nuk arrita te lexoj pas fjalise se pare Ardian. Po rri me mire me shqipen letrare. Edhe kjo na duhet, ... dy gjuhe !!!

                        1. P
                          Pinguini

                          Nooo.. shume e thjeshte.Lepitkat etj i kupton?

                          1. M
                            Mondi

                            Mos ngul kembe kot si mushka.Ai nuk po thote te mos perdoren dialektalizmat.As nuk po hymnizon dialektin e tij.Thjesht po thekson domosdoshmerine e perdorimit te nje gjuhe te vetme te shkruar,siç e ka tere bota. Dhe une e pata disi te veshtire te ambientohesha me kte lloj dialekti.Nuk me shijoi megjithe mendimeve interesante.Kjo do te thote qe here tjeter nuk do te vazhdoj te lexoj pas fjalise se pare po qe ne te njejtin dialekt.As po te jete nga dialekti I'm I shqiperise se mesme.

                        2. K
                          Kaq per sot

                          Ja ky profesor doktori i Hawardit , si e kishte emrin Ndreca merr persiper te na tregoje ligjet e njutonit dhe ligjet e fizikes. A thua se ata qe mendojne ndryshe nuk i kane lexuar. Po more ..se sdua te perdor sharje , çdo njeri ka te drejte te mendoje ndryshe dhe ta shprehi mendimin pastaj se je dakord apo kunder eshte puna jote. Ai ka argumentat e vet ti te tuat. Nuk mund ti quash sharlatane sepse zotrrote paske lexuar se toka eshte e rrumbullaket apo e sheshte. Po harron se kane lexuar edhe ata Sharlatanet. Minimumi ti duhet te isha kthyer nga stacioni hapesinor qe te marresh guximin te ofendosh te tjeret dhe jo nje mesues i thjeshte .

                          1. A
                            Aferim!

                            Ja dhe nje tjeter qe hap gojen kot e komenton pa kuptuar. Ti do jesh si ata qe e sherojne kancerin me aspirina se kane argumentet e veta.

                          2. E
                            Emiljano

                            Ata mund te jen gomere o miku tim,por dhe ti me ket shkrim me dialekt nuk je shume mbrapa tyre

                            1. D
                              Daullxhiu

                              Sazan guri ka thene: fjala Penis , rrjedh nga shqipja: po e nis. Edhe fjala bole rrjedh nga shqipja, dmth sazan.

                              1. S
                                Shko

                                Armik i popullit "Sali"krimi...fuck vrasesve,...o sot ...o ..kurre ...Salen populli e mbyti me mut...dhe shurre...fuck you bastarde qe vini pas nje komunisti te u.d.b...rrofte Amerika..

                                1. K
                                  Keshille

                                  Vrap ke psikiatri shoku. Merr ilaçet se mund te behet muti i madh.

                                  1. M
                                    Mondi

                                    Specialisti I zorres se trashte dhe I trurit njekohesisht.Me siguri me dy diploma nga kristali I shpellarit te vicidolit.Go fuck yourself in your ass.

                                2. K
                                  K9

                                  Fatkeqsisht, gjithçka të ulët që shohim, përqeshim dhe denigrojmë të ngjashmit tanë, e manifestojmë tek vetja. Ndryshimi i shoqërisë nis nga vetja dhe ajo pjesë mikroskopike e botës që të takon. Pozicione "sipnore" morali gati racist. Paragjykime kaq denigruese ndaj shoqërisë që i përket, po kaq rraciste. Ligjërata toksike, Agresiviteti linçues. Dialektika që nuk respekton askënd, përveç delirit të unit. Folklorizmi primitiv. Instikte kaq tribale dhe hakmarrëse... , vetëm thellojnë humnerën e urrejtjes të shqiptarit ndaj shqiptarit, të përçmimit ndaj vetes dhe identitetit që i përkasim. Duhet shumë zotnillëk, shumë tak, shumë qytetari, shumë urtësi dhe mençuri, shumë përunjësi, shumë respekt, shumë patriotizëm, shumë tolerancë, shumë modesti, për të ndihmuar dhe kontribuar për mirë në shoqërinë tonë që gjendet me të vërtetë në vështirësi jashtëzakonisht të madhe, për fajin e të gjithëve ne.

                                  1. Z
                                    Zani

                                    " Pellazgërinat dhe revanshizmat infantiliste janë vetëm leskrat e dukshme të inferioritetit dhe mjerimit të nji sistemi të tanë që asht ma afër përmbarimit sesa rilindjes së vet". Nga na doli ky Ndreca, nga i ka rrenjet ky. Me qenese nuk e pranon qe iliret dhe pellazget jane paraardhesit tane ky duhet te jet kopil i sllaveve ( me sakt i malazezeve). Sepse te thuash qe ne nuk jemi pasardhes te pellazgeve ( teze te cilen e kane shpalosur mijra vjet me pare qindra dijetar( filozof e historian te ashtu quajtur para grek epara romak dhe pastaj shume dijetar romak nga ata qe kjo koha jone nuk do te mund t'u lind ndonje te ngjshem) je i detyruar te japesh pergjigje nga vijme ne, cfar jemi , jemi ufo. Me qenese na paska thene Cabej se ne nu rrjedhim prej pellazgeve, dhe ca pseudoalbanolog dhe pseudo historian, qe jane bere te tere me uturak, e perserisin kete teze si papagall nga mengjezi deri ne dark. Jane ne halle te shkretetse po ra Cabeji bjen si dominot njera pas tjetres. Pyeteni LLoshin a gjeti ndonje fjale ilire ne shqipen ( se mos vders e do ti mbetet daramet). Cmendurira te tilla si "Pellazget nuk bejne pjes ne popujt indoevropjan" me qenese kete e paskan deklaruar nja dy varrehumbur ketu e 40 vjete me par vetem nje dekane si Mimoza Kore mund ta thote, kur tashme eshte pranuar se pellazget kane populluar gjithe vendet e Mesdheut para se te cfaqeshin greket. Tu kundervihesh me guxim tezave antikombetare te disa filogrekeve dhe filosllaveve edhe pse mund te mbajne ndonje kembore te madhe ne qafe nuk eshte inferioritet, por shprehje e faktit se shqiptaret jane zgjuar, kane dal nga iferioriteti infantiliteti ( qe u servirni ju e sera juaj) ju ndaj kultures greke e sllave. O mjeran keni ngelur te kemba e ures ( ju nuk jeni ne gjendje te spjegoni perse ura qe lidh dy lumenj, etj, quhet e do te quhet "Ure"), perse planeti jone quhet nga ne shqiptaret "toke" dhe nga italjanet Terra", pers eujit italjane i thone "aqua" dhe shqiponjes "aquila". Ne qoftese nuk pranoni qe gjuha shqipe eshte gjuha me e vjeter ne bote ( 9000 vjecare),pas saj vjen armenishtja dhe e treta ne radhe greqishtja) dilni burrerisht dhe hidhni poshte vepren e njerit nga 25 shkencetaret me te famshem ne bote, Luigi Luca Cavalli Sforca, me titull Genes, Peoples and Languaces. New York 2000. Autori eshte pedagog i biologjise ne Standford University Californi. Per me shume shko dhe lexo Enciklopedine e Madhe Greke Vellimi XIX , faqe 873 ku thuhet "Sterghysherit e shqiptareve te sotem, dmth pellazget, banuan vendet e botes qe njiheshin ne kohet e lashta". Kaq per sot i "dijetar i madh".

                                    1. S
                                      Sqarim

                                      Sforza eshte genetist dhe jo historian. As gjuhetar. Ka bere vetem disa studime mbi ca skelete te lashta dhe ka sjelle rezultatet. Fjalen pellazg nuk e perdor gjekundi. Po keshtu dhe shprehja jote mbi pellazget qe kane banuar vendet e botes qe njihshin ne lashtesi eshte krejt assurde e pa kuptim. Pasi i bie qe pellazget te kenw banuar ne Afrike mes egjiptianeve dhe etiopianeve e ne Siri/Irak. Ja qe dhe ti vete po tregohesh gomar qe bie ne kundershtim me veten. Pasi asnje autor i lashte, nuk thote asgje te qarte per pellazget pasi nuk I kane pare me syte e vet. Tregojne vetem legjenda qe dikur ne zonen e Thesalise kane pas jetuar pellazget por qe me vone u zhduken. Nuk kemi asnje informacion mbi pellazget, a ishin te barche a te kuq, te gjate a te shkurter, cfare i dallonte keta nga egjiptianet, hebrenjte, asiret, indianet apo kinezet. Askush nuk thote çfare gjuhe flisnin, aramaike apo indoevropiane. Jetonin ne kasolle balte apo me gure e tulla. Cfare kulture materiale kishin, etj etj. Pellazget historikisht nuk ekzistojne dhe nuk ka asnje muze ne bote, qofte ai i Tiranes, qe te kete ekspozuar nje send pellazg. Nje pllake, vegel pune, stoli, varr, apo skeletin e nje njeriu pellazg. Nuk ka asnje element qe ta percaktoje nje skelet 5 apo 4 apo 3 mije vjeçar si skeletin e nje pellazgu sepse nuk kemi asnje fakt historik, element historik, vendbanim historik apo element kukturor qe te na thote se i perket nje pellazgu. Nuk ekziston dna pellazge. Nuk ekziston asnje deshmi gjuhe pellazge. Eshte njesoj si shrojzovallet, zanat e malit qe percilleshin ne gojedhena por askush nuk I ka pare. Ti.mund te shpikesh sa te duash qe ishin bionde me syte e zinj, 2 metra te gjate, ishin te forte e te zgjuar, te beses e te punes po jane vetem sajime. Ndreca kete po te thote. Pellazgerinat jane vetem gjepurat qe shpiken nga mendje te semura qe i genjen mendja se bota duhet te na kete zili se pellazget nuk na kane lene asgje, as piramida, tempuj mitologji pallate, rruge, una shkolla, papiruse, pergamena, teknologji, struttura shoqerore, teater, letersi, kalendar, shkence, njohuri, dije, e plot te tjera siç kane lene egjiptianet, babilonezer, asiret, sumeret, hititet, fenikasit, indianet, greket, romaket, keltet etj. Tani shko vrit mendjen, a vishnin pantallona pellazget apo thanin ftohtit me nje fustan maje majeve te Dardanise apo Epirit.

                                    2. D
                                      Demokrati idealist

                                      Edhe ti Ardian Ndreca je i ngjashëm me ata gomerët me zile.Ti me të drejtë i kritikon gomerët me zile që dalin në mbrëmje në ekranet televizive,por duhet të dish se për të kritikuar të tjerët duhet të jesh vet në rregull.Nqse e mban veten për jo gomar me zile duhet të flasësh e të shkruash shqipen letrare e të njehësuar.Nuk jemi tek pazari i domateve e specave buzë trotuarëve të qytetit të Shkodrës që të flasësh gjuhën e mollëve të arta e të amblit e puro freskos hë të past halla.

                                      1. K
                                        Ku ku lokja per loqet qe polli!

                                        Shko e dhitu në banjë edhe ti o profesor i madh! Se e bëtë Shqipërinë hale të diarreve tuaja! Nuk je për këtë punë edhe 100 diploma të tjera të marrësh! Je po aq gomar, injorant dhe irritues

                                        1. B
                                          Bureto

                                          Askush nuk e mendon se duhet ndaluar fjala e lire. Por ama ligji ne fuqi ose duhet zbatuar, ose nese per disa arsye nuk zbatohet ai duhet rishikuar dhe amenduar. Shteti me mekanizmat e veta ligjore duhet ta mbroje gjuhen standarte shqipe dhe ajo qe ka ne dore eshte qe, në botime shkollore apo jo si letersia etj, perfshire ketu shtypin e shkruar dhe editorialet e televizioneve, duhet me patjeter qe ato të jene të shkruara në gjuhen standarde. Ka shume gjera qe duhen rregulluar, por sidomos per kete fushe, i duhet kushtuar kujdes edukimit në shkollae e arsimit parauniversitar. Gjuha e perditshme e folur apo e shkruar qofte, nuk mund te ndalohet, sepse thjesht eshte e pamundur.

                                          1. K
                                            Koli

                                            Nuk ka “LIGJ ne fuqi “ qs thote se toka eshte e rrumbullaket , as e sheshte or mik. As LIGJ ne fuqi qe thote se gjuha shqipe eshte apo nuk eshte me e vjetra….

                                            1. B
                                              Bureto

                                              @Koli, e kisha fjalën për gjuhën standarde dhe jo për "vjetërsinë e gjuhës shqipe" dhe aq më pak, nëse është ajo gjeneza e gjuhëve të tjera. Po të mos kishte ligj, atëhere gjuha shqipe që mësohet në shkolla, do t'u lihej në dorë dëshirave të mësuesve, shkrimtarëve apo përkthyesve të ndryshëm (!). Po me sa duket nuk e ke lexuar me vëmendje komentin tim, ndaj dhe je fokusuar tek vjetërsia e saj, gjë që aty nuk kam e kam shprehur, por as ta kem menduar (!). Për këtë punë janë gjuhëtarët dhe shkencëtarët e albanologjisë. Tung!

                                          2. N
                                            Nick

                                            Kur ne xhungel.nuk ka me luan, mbret behet majmuni

                                            1. P
                                              Paramount

                                              "I kemi në krye e mandej na duket çudi që janë edhe në bisht!" e drejte, kjo eshte shqiperia sot...por nga ana tjeter; a nuk do ishte me mire te shkruanim te gjithe gjuhen zyrtare?!

                                              1. s
                                                shkrimkari

                                                O Ndrece i qike nenen gjuhes shqipe a e ke mbaruar filloren apo je nga ata qe pas universitetit fillon te mesmen

                                                1. C
                                                  Cimi vlora

                                                  Mire keta qe I quani sharlatan po ata qe thone shqipia eshte gjuhe 8000 vjecare cfare jane?Keta te pakten kane bere thirje publike per tu bere oponence nga accademia eshkencave .

                                                  1. B
                                                    Bejkush

                                                    Ka shkruar dikush në një revistë. Kaq o Çimi nga Vora... Shkenca nuk bëhet vetëm me një botim në një revistë,edhe sikur të ishte revista " Në Sherbim të Popullit" që lexonit ju në Vlorë. Duhet ruajtur gjuha që na lanë të parët ...

                                                    1. M
                                                      Maverick

                                                      Bejkush o brekush, Po të informoj që ajo “copë” reviste që thua ti, e ka emrin SCIENCE. Dhe ata 30 shkencëtarë e gjuhtarë, nuk janë “sharlatanët” apo fqinjët e tu poshtë pallatit “t’u bo muhabet e t’u kthy kai gotë birrë”. Po çfarë t’i thuash njerëzve si ti apo këtij “prifti” zog gomarit, përveç se: BARKU QË JU PJELL, NUK MBETET KURRË SHTERPË!!!! Për fat të keq.

                                                  2. H
                                                    Here tjeter perpiqu me shume z.Ndreca

                                                    Blog Shkruesi eshte dardan, nuk ka faj, tjeter detyre ka, duhet te kuptojme. Nuk e di ai akoma se te shkruash thjesht e qarte eshte aftesi qe ai e shume te tjere nuk e kane. Ai provokon gjuhen tone standarte te bukur sepse vuan nga dicka qe eshte pak e veshtire te kuptohet menjhere. Eh more burre, nuk mund te bashkohemi me ty kur behet fjale per gjuhen tone.

                                                    1. A
                                                      Aleko

                                                      Ore Ndreca dhe ju te tjeret qe u erdhi goja pas Ndreces.Me gjeni nje histori te skate shkencore jashte interesave poli,tike te cdo vendi dhe do jem me ju dhe une,Historia e vendeve qe njihen si pushtuse nuk mund te jete vetem shkencore…Harroe..Mos u beni naiv.Kushe vend psh e ka histori shkencore ne ballkan ,sllavet apo greket qe grabiten tokat tona dhe madje na thone se jemi ardhacak qe kapem me force brigjet e adriatikut…ha ha ha…thirrni mendjes o shqipe

                                                      1. G
                                                        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                                                        E pergezoj z. Ndreca per kete shkrim te mire!

                                                        1. N
                                                          Noci

                                                          Isha i bindur se do te kishte kundershti per perdorimin e gegërishtes nga autori.Jam dakord me nje person qe shkruante se edhe vete gjuha letrare ishte nje dialekt i gjuhes shqipe,qe me forcen ju vendos shqiptareve.Gegerushtja per dhjetra vite ka qenë gjuha zyrtare ne vendin tone dhe me hyrjen e komunizmit ku sundonin jugoret jo vetem ne drejtim te shtetit por edhe ne institucione te gjuhesise nuk e moren parasysh qe nga Elbasani e lart jane shqiptare gege,po ashtu Kosova dhe shqiptarët e Malit te zi.Gjuha qe perdore autori ishte e kuptueshme,por nuk ishte faji jone qe e njohim gjuhen letrare kurse nga jugu nuk e kuptojne gegerishten qe e flet te paktën gjysma e shqiptarëve.Me kujton nje histori qe motra ime e martuar ne Vlore ishte mësuese ne Llakatund.Kur ishte Estrada e Shkodres duhet te ishte ne klub per te përkthyer qe fshataret te qeshnin pak me vonesë.Mos injoroni dialektet e gjuhes tone se jane shume dhe secili ka bukurinë e vet letrare

                                                          1. C
                                                            Concili

                                                            Kjo behet duke mbledhur gjithe dialektet dhe nen-dialektet e shqipes kudo ku jetojne shqipetare ne kete rajon sidomos dhe te behet pjese e mesimit te shqipes. Problemi eshte se Akademia e Haleve qe paguhet nga taskapaguesit bejne me teper studime sa fjale kemi huazuar. Dialektet duhet te behen pjese mesimore jo vetem per arsye per berjen e shkencen se etimologjise, sepse tek dialektet gjendet edhe formimi i gjuheve, por edhe per letersine dhe artin. Por, nqs shkruajne neper gazeta dhe media publike duhet perdorur gjuha standarte, pasi kete rregull e kane kudo ne bote.

                                                          2. A
                                                            Aleko

                                                            Ky duket cfare eshte qe kur nuk respekton standartin e te gjuhes e lere te flas per historine .Nuk ka histori ne bote pa ndikime politike sipas interesave te atyre vendeve qe kane qene pushtuse..o njerez!!!!!!Shikoni historine turke,greke dhe serbe si vende pushtuse te teritoreve shqipetare dhe shihni cfare shkruhet per ne si te ardhur nga himalajet haha!!!o zot jepu mend shqipetareve!!

                                                            1. E
                                                              ENTSOE

                                                              Nuk po e kuptoj, zoteria ngaterron misionin evangelist te Krishtit me misionin e te gjalleve qe besojne ne Krisht apo Muhamet!!? Historia e njerezimit eshte historia e ndryshimit te legjislacionit te saj( eshte thenie e nje dijetari te madh frances). Pra edhe negativiteti njerezor korigjohet ose goditet me ligj dhe me metoda edukkuese. Nuk lihet pislleku njerezor pa pastruar apo ne lenie te lire, si deri tani.

                                                              1. d
                                                                demokrati

                                                                “Intelektuali”ndreca, soji dhe fara e atyre qe vrane te vetmin burr qe dinte te bente krraba ne murditen qe neshkroi peticion per tju bashkuar Serbise ne 1920, hallin e madh nuk e kane me “sharkatanet” por pse keta mbrojne Pellazgjine.Ja ku bashkohen ndrecet dhe lloshet, tek lufta ndaj Pellazgjise.Pet ndrecet palnikajt gjekmarkajt dhe kodoshet srb qe duan te shiten si thi hungarez, dielli lind o ne itali o ne vatikan Po a ka sharlatant me te madh se palnikaj qe shprehet se Shqiperia i detyrohet Italise reoaracione per kohen 39-43.Peticioni i intelektuakeve te fsb-asfalise nuk eshte kunder disa ekseseve te nherezve qe sjellin te reja, ata i bashkon lufta kunder Pellazgjise.

                                                                1. S
                                                                  Sterko Pase

                                                                  T'i mungojë ! Turinjtë i vënçin

                                                                  1. P
                                                                    Populi

                                                                    U ktheve ti mer kelysh maloku dru e kaluar drurit? Kush te autorizon ty te shtremberosh standartin zyrtar te gjuhes shqipe? Si e shkel ligjin me dy kembe dhe asnje gjemb nuk te pickon? As mero koqja ste ndalon te postosh as shteti ste gjobit? Epra nese nuk funksjonon ligji, funksjonojne te sharat e popullit. Qen e kelysh qeni meso shqip dhe shkruaj ne shqipen standart.

                                                                    1. N
                                                                      Na myten

                                                                      Ky ka bindjen se po fole gegnisht thu veç gjona te mencme.

                                                                      1. G
                                                                        G55

                                                                        Ja edhe një tjetër kar me zile. Ka sajuar një çorbë me kantilemat e fshatrave të Shkodrës si gjuhën e vet letrare, me të cilën ju kumton shqiptarëve " të trashë", kremin e intelektualizmit të tij personal. Shum i naltë. Gati, gati karagjozët e tallavave duken më të pafajshëm dhe simpatikë, se profesorët e vrimës së bythës. Nëse karagjozët e tallavasë si merr njeri seriozisht, këta lloj profesorësh e kanë hallall talljen e trapit të popullit. Të duket vetja Migjeni or rrot kari me diplomë?! Ik të dhjefsha diplomat se e dhjeve gegnishten, një pasuri të vyer të kombit, që e përdor më shumë për të përçarë dhe për të nxjerrë mutin që ke në zorrën tënde intelektuale

                                                                        1. e
                                                                          emigranti

                                                                          Shkrim perfekt.

                                                                          1. S
                                                                            Sokoli

                                                                            Rregulloje Ndrec sepse ti emrin e vertet e ke "Ndreq" , mbasi ju verioret nuk e shqiptoni dot germen " q" si "q" por e shqiptoni "c" ose "c me bisht" pra nga Ndreq ty te quajn Ndrec sepse nuk e shqiptojne dot germen. Q. Te kuptohemi, gjuha fillestare e gjithe shqiptarve ka qene gegenishtja ,por ne nuk do te vazhdojme te themi " a je ka po vjen" kur thjesht mund te themi "a po vjen", dhe nuk do ti themi shtepise "shpaj" se do ky Ndreca me ca te tjer si ky. Ta besh gjuhen copa copa do te thot te shkaterrosh kombin.

                                                                            1. M
                                                                              Mira

                                                                              Përgëzime, z Ndreca! E keni trajtuar, bukur dhe qartë temën. Ishte kënaqësi, që ju lexova. Një dialekt plotësisht i kuptueshëm edhe për ne që nuk jemi nga Shkodra e dashur. Kimeten psh nuk e kuptoj, pothuaj, fare.

                                                                              1. S
                                                                                SQIMATARI

                                                                                “…në ato kioska ke mujtë me gjetë jo pak sqimatarë të shkencës tue nënshkrue në bordero”. Të lumtë pena, o Ardian NDRECA! Në këtë fjali shprehet më bukur sa s’bëhet, hipokrizia e këtyre “sqimatarëve të shkencës”, e këta janë më të shumtë se “gomerët e përnatshëm e të përditshëm të gomarllëqeve”, që kanë mbërritur në këtë pikë edhe falë “kontributit” të këtyre sqimatarëve…

                                                                                1. A
                                                                                  Andi

                                                                                  E tha mire njeri aty, edhe ti nje koke loqe je qe perdor gegerishten dhe do qire mamaje atij qe ta botoi more koke loqe. Duhet nje ligj qe te perdoret gjuha standarte shqipe ne komunikimin zyrtar dhe masiv.

                                                                                  1. S
                                                                                    Shqiperia Etnike

                                                                                    Është e vërtetë që ka shumë pa shkollë që merren me historinë dhe gjuhën shqipe. Me gjithë lakrat që këputin shumica në injorancën e tyre, nuk shtyhen nga ligësia, por nga pasioni infantil. Ligësia fillon kur kompetentët fillojnë e mbjellin me instrumentalizimin e gjuhës dhe dozën e urrejtjes përmes gjuhës, farën e përçarjes.

                                                                                    Lini një Përgjigje

                                                                                    21:00 Blog 10 komente

                                                                                    19:24 Blog 20 komente

                                                                                    16:58 Blog 3 komente

                                                                                    13:23 Blog 7 komente

                                                                                    11:13 Blog 33 komente

                                                                                    10:39 Blog 5 komente

                                                                                    20:28 Blog 81 komente

                                                                                    20:17 Blog 6 komente

                                                                                    15:13 Blog 5 komente

                                                                                    11:53 Blog 59 komente

                                                                                    Më të lexuarat

                                                                                    09:09 Bota

                                                                                    16:07 Bota

                                                                                    17:29 Sociale

                                                                                    10:52 Bota

                                                                                    19:10 Dossier

                                                                                    17:20 Politika

                                                                                    Blog Tema

                                                                                    20:10 Blog

                                                                                    20:00 Blog

                                                                                    10:25 Blog 1 koment