Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, lihet në burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

3 Dhjetor 2023, 10:37Kronika TEMA
Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, lihet në burg ish-shefi i Kufirit

Ish-shefi i sektorit të kufirit në policinë e Korçës, Stiljan Pasho është lënë në burg.

Pasho shfrytëzoi detyrën e tij në intervale të ndryshme kohore por në datë 27 nëntor ka favorizuar një shtetas të kalojë kufirin pa iu nënshtruar kontrollit duke kaluar drejt Greqisë 26 kg lëndë narkotike.

Pasho është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Pasho ka urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin ku pas bashkëpunimit me policinë greke u sekuestruan 26 kg lëndë narkotike e nisur nga Shqipëria.

Më 28 nëntor policia greke njoftoi arrestimin e 36-vjeçarit për trafikimin e 27- pakove me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 26 kilogramë.

Droga ishte transportuar në një shtëpi ndërkohë që nga hetimet, rezultoi se kishte hyrë në Greqi nga Shqipëria më 27 nëntor 2023 në orët e mëngjesit. Automjeti i përdorur ishte përshtatur për fshehjen e pakove me drogë në depozitën e impiantit të gazit. Gjatë kontrollit, policia greke sekuestroi edhe 3 mijë euro dhe 3 telefona celularë.

1 Komente

  1. f
    feliks

    ketyre barboneve edhe 20000 euro ne muaj tua besh rrogen, keta majmune perseri do vjedhin banane., ptuuuuu race m**ti race otomane

    Lini një Përgjigje