Kërcënoi vëllanë dhe kunatën se do i vriste me sëpatë, pranga 46-vjeçarit në Tiranë

20 Shkurt 2024, 09:09Kronika TEMA
Kërcënoi vëllanë dhe kunatën se do i vriste me

Një tjetër rast dhune në familje edhe parandaluar në Tiranë, ku një 46-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu. Bëhet fjalë për Flamur Hoxhallarin, i cili ka kërcënuar vëllanë dhe gruan e tij se do t’i vriste me sëpatë.


Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 19 shkurt, në rrugën "Mark Bajraktari", në Tiranë. Policia ka ndërhyrë pas informacioneve se një person po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe është bërë i mundr arrestimi duke parandaluar edhe një ngjarje të mundshme kriminale.

“Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën "Mark Bajraktari", ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë”, njofton policia.

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

Lini një Përgjigje