Planifikuan atentatin ndaj Inez Hajrullës, GJKKO lë në burg 35-vjeçarin me 3 emra

19 Shkurt 2024, 15:00Kronika TEMA
Planifikuan atentatin ndaj Inez Hajrullës, GJKKO lë në burg

GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasin Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, pasi u identifikua nga Policia e Shtetit si personi i cili së bashku me dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, porositën dhe organizuan kryerjen e atentatit ndaj Inez Hajrullah në qytetin e Vlorës.

Ky grup kishte kontraktuar shtetasin Amarildo Nikollin për të kryer vrasjen, i cili u arrestua nga policia me armën me silenciator në çantë.


Fillimisht çështja ndaj Nikollit u trajtua nga Gjykata e Vlorës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërsa më pas u zbulua se ai ishte kontraktuar kundrejt pagesës për eliminimin e Hajrullah.

Çështja i kaloi më pas SPAK, ku u zbuluan se porositësit dhe bashkëpunëtorët e atentatit.

Shtetasit Muharem Koroveshi, iu komunikua masa e sigurisë në burg, pasi ishte arrestuar nga policia gjatë verës. Ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim.

“Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenin 244 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 11 Akti, datë 05.02.2024, ndër të tjera vendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti me burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj.

Ekzekutimit i masës së sigurimit për personin nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj është bërë në datë 17.02.2024. Ndodhur në këto kushte, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale më datë 22.11.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj

Në seancën gjyqësore të datës 19.02.2024 ora 12:00, personi nën hetim përfitoj Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj nga e drejta për të mos dhënë deklarime në seancën e marrjes në pyetje sipas nenit 248 pika 2 të K.Pr.Penale. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 16 Akti, datë 19.02.2024, vendosi:Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj me vendimin Nr. 11, datë 05.02.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi”, sipas njoftimit.

Lini një Përgjigje