Ndërron jetë aktori i madh Mirush Kabashi

5 Dhjetor 2023, 09:11Kulturë TEMA
Ndërron jetë aktori i madh Mirush Kabashi

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme. 

"Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!", thuhet në njoftim.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Filmografia

* Kronikë provinciale (2009)

* Edhe ashtu edhe kështu (1989).... Babai i Almës

* Telefoni i një mëngjesi (1987)....Kujtimi

* Zëvendësi i grave (1987)......... Lisimak Voci

* Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

* Kohë e largët (1983) .........Asketi Lithan

* Dora e ngrohtë (1983) .........Brahushi

* Shoqja nga fshati (1980) .........Nasi (dajua i Tirkes)

* Një ndodhi në port (1980) ..........Calamani

* Gëzhoja e Vjetër (1980) .........Bake

* Radiostacioni (1979) ......Një nga tekniket e Radios

* Koncert në vitin 1936 (1978)... Toger Shazivari

* Zani partizani (1976) (TV)....Partizan-vëlla i Zanit

* Emblema e dikurshme (1976) ........Veniamin Papa

23 Komente

  1. k
    krenari e kombit

    U prehte ne paqe!Ngushellime familjes per humbjen.Nje artist qe nuk vdes kurre.

    1. J
      Jakova

      Nje nga dhuratat me te shtrenjeta qe Gjakova i dha Shqiperise.Pusho i qete Maestro!

      1. N
        NSDAP

        Jane duke ikur nga kjo bote gjithe gjigandet. Njeri I jashtezakonshem dhe nder aktoret me te medhenj qe ka pasur ky komb. Sic tha edhe dikush tjeter, aktor edhe behesh , njeri I madh jo. Zoti qofte me ty Mirush sepse mua me ke bere te qaje disa here.. Ngushellime miqeve, familjes dhe gjithe Shqiperise. Ndihmoje kete komb o Zot I Madh. Frika me e madhe eshte qe nuk I zevendesojme dot keta Titane.

        1. T
          Tirona

          Dedikim i bukur. Respekte dhe ndjese paste.

          1. T
            Tironci

            Ngushellime familjes i qoft dheu i leht Mirush Kabashit , aktor i shkelqyer do te mbahet mend per rolet e tij si ne teater kinematografi dhe poezi , humbje madhe per artin shqiptar , ngushellime familjes .

            1. E
              Eva

              Pa fjale, mendojme gjithmone qe do jene te perjetshem dhe kur vjen ky momenti mbetemi pa fjale! I paste ndrit shpirti per ate qe i ka dhene njerezve me mjeshterine e tij!

              1. y
                yp xhixhi

                Nderime per artistet shqiptare te cilet po ikin shume shpejt na kjo jete. Nje mbrojtes i vlerave te kultures dhe kombit shqiptar. Artiste jo te perbuzur jo te paafte por te vrare dhe te shkelur nga politika ne pergjithesi e cila investoi duke i vrare ne menyren e saj me barbare. U prehsh ne paqe dhe ndriconi ne boten tjeter me artin tuaj dhe kulturen qe percollet me rolet ne filma dhe teater.

                1. Perlat Spahiu

                  I paharruar qofte kujtimi i tije.

                  1. A
                    Apologjia e Sokratit

                    U prehsh ne paqe mjeshter. Ngushellime familjes.

                    1. B
                      Bureto

                      Pos të tjerave, do të mbahet mend per monologun "Apologjia e Sokratit" dhe batuten e "bishtit të qenit". R.I.P MIRUSH KABASHI.

                      1. M
                        Mondi

                        U prehte ne paqe. Ngushellime familjes. Shqiperia humbi nje njeri te madh

                        1. a
                          armand

                          Po' shuhet brezi i artisteve me me vlere qe ka nxjerre ky vend. Ngushellime familjes , u preht ne paqe ky gjigand dhe mjeshter i madh i fjales.

                          1. D
                            Drini

                            Keqardhje per kete artist te madh. Do ti mungoj publikut. Ngushellime familjes.

                            1. l
                              lani

                              u prefsh ne paqe gjigant..R.I.P

                              1. P
                                Populli

                                Nje Artist i Madh

                                1. A
                                  Artisti

                                  Artist i madh. Nuk i vjen me Shqiperise nje i tille. Mallkuar ato qe thone te heqim pjeset e komunizmit. Pa ato artiste, jeta eshte bosh.

                                  1. c
                                    cba

                                    U prehsh ne paqe i madhi Mirush! Shqiptaret gjithmone do te te kujtojne.

                                    1. Roberto

                                      Respekkt dhe dashuri per ketta artiste te medhenj qe nuk dime se kur do ti vine perseri Shqiperise. Ngishellime familjes dhe miqve. U prehsh ne paqe Mirush Kabashi.????????????

                                      1. S
                                        Sokrati

                                        Ngushëllime familjes dhe tërë Kombit tonë. Mirush Kabashi u largua nga kjo botë, duke lënë pas veprat e tij të pavdekshme dhe për këtë fakt Ai mbetet i përjetshëm, i gjallë midis të gjallëve, i mirë midis të mirëve, frymëzues, edukues, atdhetar i lartë dhe i paharruar për jetë...

                                        1. T
                                          Toni

                                          Mirush i dashur, je nga ta njerez qe nuk vdesin kurre, sepse na ke dhene te gjitheve jete. Sa te jetojme ne, qe patem fatin te ndjekim lojen e mrekullueshme, te paarritshme, karakteret jo te zakonshme qe mund ti realizonte vetem nje artist i madh, sic ishe ti, do rrosh edhe ti bashke me ne. Une pata fatin te te njihja edhe nga afer, dhe edhe pse shume shkurt, mesova se artistit te madh i bashkangjitej edhe nje njeri i mrekullueshem me shpirt te madh. Ngushellimet me te perzemerta familjes, miqve dhe shokeve te te madhit Mirush Kabashi. Bejani nderet edhe per ne qe jemi larg, por me shpirt aty prane.

                                          1. M
                                            Mondi

                                            Qofsh i paharruar i madhi Mirush kabashi

                                            1. S
                                              Shpetim Kodra

                                              Balzak:"Njerezit e medhenj e bejne vete piedestalin e tyre; e ardhmja ngarkohet te vendose statujen".Dhe per Mirushin, mikun tim, por edhe shokun e klases te gjimnazit te bashkeshortes e te nipit tim Shaqir Kodra(kompozitor),po shkruhet e flitet me superlativa, si per nje njeri te madh. Arti eshte shpirti i Kombit. Nese politika i mdan e konflikton njerezit e popujt, arti i bashkon, i fisnikeron e i bashkon. Arti shqiptar na ka integruar me kohe ne Evrope e ne bote. Kadareja eshte perkthyer ne 45 gjuhe te botes. Mirush Kabashi, "Sokrati shqiptar" eshte vleresuar Aktori me i mire ne Festivalin nderkombetar te teatrit eksperimental ne Kajro, me 1997, duke merituar Sfinksin e Arte, ndermjet 1000 artisteve nga 43 shtete. Perkrah tij Chrisanthi Douzi, Atrida greke, u vleresua si Aktorja me e mire.Teatri i Durresit ka nxjerre emra te medhenj. Para pak kohe nderroi jete perfaqesuesi tjeter i brezit qe ka ecur ne gjurmet e Moisiut, Lutfi Hoxha. Ne vitin 1979 te gazeta "Adriatik" kam shkruar per komedine "I semuri imagjinar, ku keta dy artiste te shquar kane interpretuar, perkrah artisteve si Nikolin Xhoja etj. "Demokracia eshte baraz me kulturen dhe pergjegjesne qytetare"- eshte shprehur M.Kabashi. Nuk i harrojme dhe ende sikur na jehojne vargjet e recituara ne menyren me mjeshterore e pasionante per demokracine, per tiranine e korruptuar, apo per Kosoven. Udhe te mbare ne Perjetesi, i madhi e i paharruari Mirush Kabashi!

                                              Lini një Përgjigje