Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD: E kisha sekretar Bardhin, na kërkonte të mos shkonim te Berisha

21 Shkurt 2024, 22:25Politika TEMA
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD: E kisha sekretar

Mirlinda Çollaku, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD tha në një intervistë për Euronews Albania se me bashkimin me Berishën, Gazment Bardhi ka shkelur mbi parimet që vetë proklamonte.

Sipas saj, bashkimi i Bardhit me Berishën, gjë që një vit më parë e përjashtonte në mënyrë kategorike, nuk ka ndryshuar asgjë te baza dhe është vetëm shprehje e mungesë së koherencës së tij politike.

“Është qartësisht e ndarë situata; PD zyrtare me kryetar Bashën dhe Rithemelimi me kryetar Berishën. Vajtja e Bardhit nga selia e kuvendit tek selia e PD nuk ka ndryshuar asgjë në bazë. Protesta vetëm sa konsoliduar pozitën e Bardhit dhe grupit  të deputetëve që e mbështetën.

Deri para 1 viti e kam pasur sekretar të përgjithshëm Bardhin. Në kolegjin e kryetarëve të PD  që drejtonte, një nga garancitë më të mëdha që bënte është që PD nuk do shkojë kurrë tek Berisha dhe ta dëgjosh sot në një mungesë të tillë koherence për mua e ka me kosto personale politike”, tha Çollaku.

2 Komente

  1. B
    Bejkush

    Politikani i shkel parimet sipas interesit( është e njohur ajo shprehja për Politikën që është....)! Po kur politikani është njëkohësisht edhe bythqirë as mos prit të bëjë ndryshe......

    1. l
      lexues

      Bardha shkon me klientin qe e paguan me mire moj gru

      Lini një Përgjigje