“Opozita nuk ka të ardhme, protestat janë dështim”, Meçe: Grupi i Bardhit nuk dihet ende se çfarë përfaqëson

20 Shkurt 2024, 13:35Politika TEMA
“Opozita nuk ka të ardhme, protestat janë dështim”,

Analisti Arben Meçe foli për protestën e sotme të opozitës. Ai u shpreh se protestat e opozitës janë dështim, ndërsa shtoi se opozita nuk ka të ardhme.

Sakaq u ndal te grupi i kreut parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ku tha se nuk dihet ende se çfarë përfaqësojnë.

“Pesë ditëshin e fundit kanë artikuluar një ngjarje të jashtëzakonshme sepse e kanë të nevojshëm të testojnë veten përmes një mitingu. Deri më tani kemi një grup deputetesh dhe ka ardhur çështja  të pyes se çfarë strukture politike është grupi i Bardhit?

Është konjukturë që janë prezentë më media, por çfarë përfaqësojnë këta? Nuk është e vërtete se kemi një bashkim të tyre, nuk jemi në këto kushte. Opozita nuk ka të ardhme.

Për sa i përket Berishës, ai u godit para dy vitesh kur ishte deputet. U tha ‘u godit lideri i opozitës”, ky nuk ishte lider i opozitës. I vetmi zhvillim i ishte ajo që e ndau atë pro dhe anti Berishës.

Kjo protestë do të kishte një vlerë të veçantë do kishte diçka ngjarje të veçantë. Dhjetorin e solli ngjarja, edhe rrëzimi i bustit. 21 janarin e solli një ngjarje. Këta thonë ‘kemi ditëlindjen më datë 20 dhe do bëjmë festë e protestë’. Kam dy vite që të njëjtat gjë dëgjoj“, u shpreh Meçe i ftuar në “Tirana Live” në ABC News. 

 

4 Komente

  1. S
    Sharlatani

    O Zot! Arben Mece analist (se si hidrosanitar e ndriti)!!! Sharlatanizmi e ka emrin Arben Mece

    1. S
      Shkoni p.s

      Non gratat shkruajne kunder gjithmone....fuck you!bastarde berrishjane ish komunist me vello "demokrat"spiun i u.d.b.se...jeni te skaduar me kohe...

    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Bardhi në këtë protestë ishte politikan i dorës së dytë !

      1. D
        Dumbabist Gardhi

        Bardhi është haxhiqamilas, është nga Kavaja dhe e ka amanet nga "stërgjyshi": kundër pavarësisë, kundër bashkimit kombëtar, kundër reformave, është mbetje otomane, që shfaqet në kohë moderne... Thirrja e tij është: dum bobën! Dum bobën!

        Lini një Përgjigje