Panik në plazhin grek, gjendet një dron në bregdet, qytetarët: Menduam se vinte nga Irani

14 Prill 2024, 21:50Rajoni TEMA

Panik në plazhin grek, gjendet një dron në bregdet,

Ndërsa bota është zgjuat sot me lajmin se për herë të parë Irani ka sulmuar Izraelin, qytetarët në zonën e plazhit në Iraklio të Kretës, kanë përjetuar momente paniku… “gabimisht”!

Kjo pasi në breg të detit është gjendur një dron, i cili në fakt ka rezultuar se ndodhej prej kohësh aty, dhe ka qenë objektiv ajror i përdorur në poligonet e qitjes për të testuar sistemet e armëve.

Por qytetarët të shqetësuar kanë njoftuar autoritetet, teksa mediat greke raportojnë se ata janë shprehur se kanë menduar se droni vinte nga Irani.

Nga ekspertiza e parë vlerësohet se droni  ka qenë në det prej disa kohësh, pasi në pjesët metalike kishte shenja të forta ndryshku.

Ky është një objektiv i prodhuar nga një kompani me qendër në Britaninë e Madhe, me qëllim trajnimin e ekuipazheve të sistemeve kundërajrore.

Lini një Përgjigje