Kryesojnë italianët dhe turqit: Sa të huaj jetojnë në Shqipëri?

22 Shkurt 2024, 21:40Sociale TEMA
Kryesojnë italianët dhe turqit: Sa të huaj jetojnë në

Në fund të vitit 2022, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 banorë, duke shënuar një rritje me 21.6%, krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i të huajve rezidentë dominohet nga meshkujt me 62.5%. “Scan Intel” ka hulmutuar treguesit mbi emigracionin e rregullt në Shqipëri dhe shtetësitë e fituara ndër vite për të parë se si paraqitet numri i të huajve në vendin tonë.

Shqipëria ofron leje qëndrimi për të huajt me afat kohor tre deri gjashtë muaj, një vjeçare, dy, tre apo pesë vjeçare dhe leje të përhershme. Theksojmë se për t’u konsideruar emigrant në Shqipëri duhet që të përfitosh leje qëndrimi me afat kohor një vjeçar ose më tepër me të drejtë rinovimi.

Viti 2022 ka regjistruar numrin më të lartë të të hujave me leje qëndrimi që nga viti 2005, i cili regjistronte 2,378 të huaj. Që nga viti 2005 numri i të huajve me leje qëndrimi është rritur me rreth 7 herë.

Nga ana tjetër, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2022 ishte 10,127 aplikime, duke shënuar një rritje me 11.2%, krahasuar me vitin 2021. Por nga cilat vende u paraqit numri më i lartë i kërkesave për leje? Sipas të dhënave, shtetasit nga Italia, Kosova dhe Turqia paraqiten numrin më të lartë të  kërkesave për leje qëndrimi në vendin tonë. Më pas në renditje pozicionohen shtetasit nga Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që vihet re nga të dhënat është rënia e numrit të aplikimeve të shtetasve nga Irani në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.

Nga ana tjetër, të huajt rezidentë me origjinë nga Italia, Kosova dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2022, respektivisht me 2,948, 2,829 dhe 1,629 banorë. Të huajt rezidentë nga Italia kanë shënuar rritje me 26.9%, ndërsa ato nga Kosova janë rritur me 51.4%.

‘Scan Inel” ndër të tjera ka analizuar edhe shpërndarjen e aplikimeve për leje qëndrimi sipas afatit të qëndrimit. Lejet një vjeçare kanë peshën më të madhe me 29.7% dhe ndiqen nga aplikimet per leje të përhershme me 23.8%. Peshën më të ulët e kanë aplikimet për leje qëndrimi tre vjeçare.

Por si ka qenë trendi i të huajve të parregullt në vendin tonë? Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm, rezultojnë 8,335 persona në 2022, kundrejt 10,062 personave në 2021. Viti 2020 regjistron numrin më të lartë të personave të parregullt në tetë vitet e fundit.

2 Komente

  1. T
    Te vazhdojme ta gezojme ramiun dhe saliun

    Mire italianet si te huaj,por cne turqit,kur ata jane ne shtepine e tyre ne vilajetin e tyre,te Ramiut dhe saliut.

    1. m
      muharremi

      turqit vin ,,se kan vellezrit ,,,,,italjanet vin per ndonje nocke ,,,se u servilosen shiptaret ,,,,

      Lini një Përgjigje