"Viktima u ekzekutua në lokalin e tij", policia për vrasjen në Rrëshen: I dimë hasmëritë e fisit Bardhi

26 Shtator 2023, 12:19Kronika TEMA
"Viktima u ekzekutua në lokalin e tij", policia për vrasjen

Martin Marku (Bardhi) është vrarë mëngjesin e së martës me armë zjarri në Rrëshen. 

Siç bëri të ditur për mediat, drejtori i Policisë Lezhë, Alfred Elezi, Marku ndodhej në lokalin e tij në momentin kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tij.

Për pasojë, të plagosur mbetën edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në tavolinë me viktimën.

Pas ekzekutimit të Markut, dy personat e maskuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me një fuoristradë.

Automjeti u gjend më pas duke u djegur në fshatin Gëziq, Mirditë. Sa i përket motiveve të ngjarjes, Elezi deklaroi para mediave se që fisi Bardhi ka qenë në konflikte me fise të tjera, kjo dihej në zonë.

Sa i përket të plagosurve, ata janë aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Tre personat që mbetën të plagosur ishin në tavolinë me viktimën. Ata janë identifikuar si Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi (djali xhaxhit të 62-vjeçarit) dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi M. M. (B.)., ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

2 Komente

  1. A
    Alban Luma

    Bobo kush na qenka drejtor!. Alfred Elezi, nje rrugaç nga Kukesi qe terrorizonte si adoleshent banoret me makine. Keshtu eshte kur Pjerin Ndreu vendos edhe per drejtoret e policise. Eshte shok i ngushte i vellait te Pjerin Ndreut.Pjerini si peshkatar qe ka qene ne Kukes i ka shoket me 8 klase e poshte se edhe vete ka vetem 8 klase(diten). "Metamofoza" tregoi se kush eshte policia ku behet drejtor edhe Alfred Elezi. Po Muhamet Rrumbullaku ashtu siç ka mbimerin eshte edhe vete .

    1. E
      Elez Ndreu

      Kush eshte institucioni qe emeron drejtoret e policive?!. A mos jane tashme kompetence e bashkive?. Ndryshe nuk ka se si ndodh qe Alfred Elezi qenka drejtor pikerisht ne Lezhe ku eshte edhe Pjerin Ndreu, shok i Fatos Elezit, vellai apo xhaxhai Alfred Elezit. Megjithese eshte e kote te komentojne.Se kush eshte policia e shtetit ne Shqiperi tashme e kane marre vesh te gjithe nga pergjimet franceze. Kjo eshte nje katastrofe. E pate ne Kosove cfare policie profesionale dhe e motivuar. Kane te drejte qe thone ne Kosove se kemi policine me te mire ne Ballkan. Ndersa ne megjithese jemi nje komb dhe 112 vjet shtet, kemi policine me te keqe ne Europe, madje ne Bote.

      Lini një Përgjigje