Unioni i Gjyqtarëve i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, duke përfshirë edhe policinë dhe prokurorinë, që të marrin masa të menjëhershme ndaj atyre mediave që ata i akuzojnë se kanë filluar një fushatë sipas tyre denigruese ndaj gjyqtarëve.
Përmes një letre drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, Autoritetit të Medieve Audiovizive, Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjyqtarët kërkojnë reagim nga të gjitha këto institucione.
Sipas Unionit kujdesi më i madh duhet të jetë i AMA-s, në mënyrë që të monitorojë pronarët e mediave dhe identitetin e gazetarëve që shkruajnë lajme të paverifikueshme për të njollosur imazhin e gjyqtarëve.
Kërkesat e plotë të Unionit të Gjyqtarëve
-Reagimin e menjëhershëm të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për të ndërmarrë masa për identifikimin e zotëruesve të këtyre portaleve e çdo portali/ subjekti që do të veprojë në të njëjtën formë të kundërligjshme në të ardhmen dhe paraqitjen e kërkesës për mbylljen e tyre, për shkak të kryerjes së veprave penale të shpifjes, fyerjes së gjyqtarit, si dhe për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.
-Fillimin e procedimit penal e kryerjen e hetimeve të menjëhershme për rastet e sipërcituara.
-Veprimin automatik e të menjëhershëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, kundrejt çdo individi apo subjekti publikues, që me veprimet e tij ka shfaqur apo do të shfaqë në të ardhmen, gjuhë urrejtjeje duke kërcënuar kështu mediatikisht gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë.
-Reagimin e menjëhershëm të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për konstatim të diskriminimit mediatik, nëpërmjet përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe përndjekjes mediatike, për shkak profesioni dhe/ ose përkatësie gjinore.
Po, jam shume dakort qe t'u mbyllet goja te gjitheve kush flet keq per figuren e nderuar te Gjyqtarit. Ata pa te cilet, ne populli i thjeshte e injorante do te jetonim ne nje vend te padrejtesive me te medha qe mund te perceptoje truri. Krimi do ishte prezent ne cdo qelize institucionale e ne cdo fushe ku mbareshtohen keto qeliza. Gjithe ai proces dinjitoz e korrekt qe se kish pare kurre historia e ketij vendi ( tanime te begate) per verifikim e pastertise se kesaj figure rezultoi i kote, sepse nuk u gjet as maja e gjilperes qofte edhe per nje gjyqtar te vetem. Ndaj popull mosmirenjohes e tellalle te pagdhendur heshtni!
Keta proto-"gjyqtare" qe qenkan eksperte ligji, kete kerkese e bejne per te fshehur pislliqet e tyre dhe fshihen mbrapa unionit. Ky ka tym ka zjarr thote populli. Si mund ti drejtojne kerkese GJKKO-se dhe Komisionerit kunder Diskriminimit? E para, publikimi i medias nuk eshte krim i organizuar dhe korrupsion, e dyta, ligjerisht ky nuk eshte diskriminim sepse nuk bazohet ne kategorite e ndaluara si gjinia, besimi, etnia etj! NQS gjyqtari eshte i korruptuar, ky nuk eshte diskriminim profesioni por kriminaliteti, njesoj sikur bankat nuk punesojne hajdutet! Rras e plas institucione qe te gjendet nje firmoses kunder medias se lire. Lexoni kerkesat, i kerkojen policise dhe prokurorise veprim kunder cdokujt qe "do të shfaqë në të ardhmen" e cila eshte e pafaktueshme, por mund te aktivizohet ne cdo moment per te hequr lirine e shtypit para publikime investigative ekspozuese.