A ka vdekur Vis Martinaj? Dumani jep përgjigje për zhdukjen e “mbretit” të lojrave të fatit

28 Shtator 2023, 18:16Kronika TEMA
A ka vdekur Vis Martinaj? Dumani jep përgjigje për zhdukjen e

Gjatë takimit informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarjet e tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje.

Një nga ngjarjet e bujshme është ajo e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht të vitit të kaluar. Dumani nuk ka dhënë shumë detaje për fazat e hetimit, por ai u shpreh se për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë.

“Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet”– tha Dumani.

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo.  Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në vrasjen e ndodhur në Bllok, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash. Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të Bandës së Durrësit.

4 Komente

  1. A
    Altin Dudumi

    Ky bolja ne vend te meret dhe te japi pergjigje dosjeve te nxehta , meret me Vis pordhen ….po ik o hund der dhe shiko Sali Berishen , Ilir Metaj , Xen bythqirin Jamkar malltezin Fullaner , Lul bythen , Llallen …..ka material boll , po sja mban bytha ti preki dhe meret me Vis langon …. E kush e qi Visin dhe lush e ke bere Visin .Thua se Visi eshte problemi , dhe per zbulimin e Visit paguhet miliona …ore po kaq pushta qenkan keta ??

    1. p
      pilo Lala

      Altin Dumani eshte Drejtesia e re qe po prisnim. Ka arrestuar grupet me te forta te mafies, politikes. Te gjithe jane ose ne burg, ose ne arrati, ku jane Talo Cela, e me rradhe kriminelet? Deri dje i benin karshillek, kercenonin police, Gjykates, sot jane fshehur neper tombino kanalesh, flen si kacake neper stane cobanesh, bejne dashuri me dhite.

    2. Z
      Zaza

      Pirdh o duman pirdh. E di zeni ????

      1. Z
        Zaza

        Te fala zenit te evisitt

        Lini një Përgjigje