Aksident i frikshëm në Klos, makina ‘fluturon’ në humnerë! Shpëtojnë mrekullisht dy të rinjtë

20 Shtator 2023, 10:18Kronika TEMA

Aksident i frikshëm në Klos, makina ‘fluturon’ në

Një aksident i frikshëm, që mund të kishte shkaktuar vdekjen e dy të rinjve që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë.


Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale K.R,  duke drejtuar automjetin e tij,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i K.K., të cilët  po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje