Aksident i rëndë në Bulqizë,15-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Traumës

23 Shtator 2023, 16:23Kronika TEMA

Aksident i rëndë në Bulqizë,15-vjeçari dërgohet

Një 15-vjeçar është aksidentuar rëndë ndërsa udhëtonte me biçkletë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.


Sipas policisë 15-vjeçari i cili ishte i shtrirë në rrugë, fillimisht është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

I mituri është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës, ku i është dhënë ndihma e parë. Më pas ai është dërguar drejt spitalit të Traumës me helikopter, pasi gjendja e 15-vjeçarit është e rënduar.

 

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje