Aksident i rëndë në bypass-in e Kaninës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka marrë flakë dhe, sipas informacioneve paraprake, një person që ndodhej brenda mjetit është djegur nga zjarri, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.
Në vendngjarje janë nisur menjëherë shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje