Aksioni i RENEA-s në Vlorë: Ja kush është njëri prej 5 të ndaluarve, vëllai i të fortit të Selenicës

18 Shtator 2023, 09:03Kronika TEMA

Aksioni i RENEA-s në Vlorë: Ja kush është njëri prej 5

Santilno Basho është një prej 5 të ndaluarve në saj të aksionit të RENEA-s në Vlorë.

Basho është vëllai i një prej të fortëve të Selenicës, Tesi Basho. Santilno Basho ka qenë i dënuar në 2019 për 'shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie'. Dyshohet se kërcënoi dajën për ti marrë para. 

Kush është Tesi Basho: 

Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. 

Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019. 

Lini një Përgjigje