Alibia e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese për pasurinë: E motra ka qarkulluar 20 milionë euro

21 Shtator 2023, 09:54Kronika TEMA
Alibia e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese për pasurinë:

Avokati i ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo që akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie këmbënguli se provohej se motra e të pandehurit kishte qarkulluar në vite rreth 20 milionë euro, një pjesë nga të cilat i kishte përfituar nga qiradhënia e pronave për llogari të disa ambasadave të huaja në Tiranë.

Nga Edmond Hoxhaj

Seanca gjyqësore të mërkurën më 20 shtator lidhur me procesin penal në ngarkim të  ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i akuzuar për fshehje të pasurive u dominua nga konstatimet dhe pyetjet e përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Klodian Skënderi lidhur me analizën financiare të kryer nga tre ekspertët për të ardhurat, shpenzimet dhe pasuritë e të pandehurit.

Për afro tre orë, Skënderi u drejtoi me dhjetëra pyetje tre ekspertëve kontabël, Albana Beqiri, Enida Skëndaj dhe Flamur Lalo, duke i pyetur nëse i kishin lexuar gjithë fashikujt hetimorë dhe përse nuk ishin shprehur lidhur me gjithë vlerat e likujditeteve të të pandehurit dhe personave të lidhur, ashtu si kishte urdhëruar gjykata në një vendim të mëparshëm.

Ai vërejti se ishte përcaktuar që analiza financiare të kryhej në dy versione, ku të bëhej për gjithë të ardhurat, likuijditetet, investimet dhe shpenzimet, ndërsa varianti dytë sipas burimeve të njohura.

Ekspertët u shprehën se e kishin kryer analizën financiare bazuar në pyetjet që u kishte drejtuar prokurorja e çështjes Doloreza Musabelliu.

Avokati Skënderi pretendoi se ishte e vërtetuar se Lulo kishte marrë paga mujore në vlerën 1640 USD si administrator i një shoqërie, por ekspertët u shprehën se vetëm në një rast përshkruhej se kjo shumë ishte marrë nga i pandehuri. Sipas tyre, kjo ishte arsyeja përse nuk ishin konsideruar në analizën financiare shumat e tjera. “Për mua ka interes origjina e parave”, tha eksperti Lalo. Në vijim ekspertët theksuan se në analizë janë përfshirë ato të ardhura që janë konsideruar të ligjshme, të cilat kanë faturë tatimore.

Edhe prokurorja Musabelliu konstatoi se jo çdo lloj pagese mund të konsiderohet si pagë mujore.

Skënderi evidentoi se kishin vërtetuar se i pandehuri ka jetuar me familjen në Kanda për disa vite, ndërkohë që shpenzimet jetike ishin përllogaritur nga ekspertët bazuar në të dhënat e INSTAT për Shqipërinë.

Të pyetur edhe nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ekspertët sqaruan se në rastet kur personat jetojnë jashtë u referohen të dhënave për vendet që publikon INSTAT, ndërsa për rastet kur nuk gjenden të dhëna zyrtare, përllogaritjet kryhen sipas shpenzimeve në Shqipëri.

Avokati Skënderi i pyeti ekspertët se ku ishin bazuar për çmimin e blerjes së një dyqani nga motra e subjektit e cila ia ka dhuruar këtij të fundit, kur në kontratën e porosisë dhe mandatin e pagesës rezultonte e njëjta vlerë, që ishte 99 mijë euro. Ekspertët thanë se ishin bazuar në kontratën përfundimtare të shitjes ku figuronte vlera 120 mijë euro.

Nisur nga fakti se Lulo ka përfituar dhurim edhe një vlerë 100 mijë euro nga e motra, në seancë u trajtuan gjatë të ardhurat dhe burimet e saj financiare.

Sipas Skënderit, motra rezulton të ketë pasur likujditete bankare në vlera të mëdha, që arrijnë në shifrën e 20 milionë eurove nëse përllogariten për gjithë vitet. Sipas tij, ajo zotëron reth 27 prona, një pjesë të të cilave i'ua ka dhënë me qira përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Ambasadës Çeke dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SHBA. Skënderi deklaroi se nuk qëndronte konstatimi se motra e Lulos nuk i kishte dhënë me qira ambasadës së SHBA-së një apartament, pasi sipas tij ajo fillimisht kishte lidhur një kontratë për pronën e saj, kurse më vonë e kishte lidhur për llogari të pronës së një tjetër personi. Ai tha se kishte depozituar dokumentacion që vërtetonte se një përfaqësues i ambasadës shprehej për marrdhënien e qirasë.

Ekspertët ritheksuan se analizën e kishin kyer bazuar në pyetjet e prokurorisë. Në vijim ata dhanë shpjegime për pretendimet e Lulos lidhur me të ardhurat e motrës së tij si sipërmarrëse.

Avokati Skënderi vërejti se motra e subjektit kishte vepruar si individ dhe për rrjedhojë nuk deri në vitin 2012 nuk kishte lindur detyrimi taimor për të deklaruar në këtë cilësi.

Por, ekspertët u shprehën se, kur dikush vendos të bëjë biznes duhet që paraprakisht të regjistrohet dhe të paguajë më pas detyrimet. Sipas tyre, nuk ka transaksione dhe për këtë arsye nuk janë konsideruar këto të ardhura të pretenduara.

Ekspertët këmbëngulën se megjithëse në llogaritë e motrës së Lulos ka pasur fluks të hyrjeve dhe daljeve të likujditeteve, nuk vërtetohet burimi i tyre.

“Ne nuk mund të analizojmë gjithë flukset hyrëse dhe dalëse, përveç kur kemi të bëjmë me dhurim. Pyetjet ishin të përcaktuara dhe nuk mund të dilnim jashtë kontekstit”, tha ndër të tjera ekspertja Beqiri.

Avokati Skënderi ritheksoi se ishte devijuar me të padrejtë vendimi gjykatës që kishte urdhëruar analizën e llogarive bankare të subjektit dhe familjarëve të tij. Ai ngriti pretendime mbi metodologjinë, lidhur me kohën kur ishte shtrirë analiza financiare për burimet, duke e konsideruar si kufizues afatin 10 ditor para kryerjes së transaksionve.

Ekspertët u shprehën se analizën e kishin kryer për mundësitë në momentet e kryerjes së veprimeve financiare.

Të pyetur nga gjyqtarja Ulliri se përse nuk kishin konsideruar një prej dhurimeve si të ardhur, ekspertët thanë se gjendej jashtë analizës financiare. Ata pranuan se pas konstatimeve të mbrojtes dhe gjykatës, vërenin se mund të kishte lapsuse dhe nevojë për rishikimin e analizës.

Ndërkohë, avokati Skënderi këmbënguli se motra e ish-gjyqtarit Fatos Lulo kishte pasur mundësi për dhurimet e kryera, pasi rezultonte të kishte qarkulluar rreth 20 milionë euro në vite.

Në përfundim, gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi të shtyjë seancën për më datë 11 tetor, në orën 11:00, me qëllim për t'u dhënë kohë ekspertëve të reflektojnë mbi paqartësitë e konstatuara pas pyetjeve të drejtuara nga mbrojtja dhe gjykata.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo ishte i pari që iu nënshtrua procesit të vetingut dhe gjithashtu i pari që humbi vendin e punës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se pasuria e tij qindramijëra euroshe nuk mund të justifikohej me burime të ligjshme. Ai u shkarkua nga detyra më 23 mars të vitit 2018.

Në maj të vitit 2020, SPAK regjistroi procedim penal ndaj ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo e Bashkim Dedja, si dhe ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Lulo, 57 vjeç, pati një karrierë të gjatë si jurist, avokat dhe gjyqtar. Ai rezultoi se kishte krijuar një pasuri me vlerë prej 92 milionë lekësh, nga të cilat 75 milionë pretendoi se i kishte krijuar përpara fillimit të detyrës si gjyqtar.

22 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    20 milion euro ne shqiperi vetem me ambasadat ...kush e beson kete ?!

    1. B
      Baca Bajram

      Asnjeri s'e beson, por a do t'i konfiskohen pasurit e patundshme dhe a do te perballet me drejtesine, keto jane pyetjet qe i guhen ber ASPAK-ut. Keta kane gjetur nje avaz, parat i kan trasheguar nga nona, baba, vjerra dhe vjerra, motra, vellai, kunati apo dhe pidhi i semes se tyre, por keta jane te ndershem, kurr s'kan vjedh... Po ky eshte problemi se hajdutit i nxirren te gjithe te palarat dhe asnje mas nuk merret ndaj tyre... Shkoni e shifjani shtepit atyre qe dhan dorheqjet, si Gjin Gjon-Leshi, Gani Diz-Karit Disdari) e shume te tjer dhe pastaj flasim pre drejtesi...

    2. L
      Lani

      Akoma duan të punojnë, më fal, vjedhin desha te them, këta?

      1. L
        Lani

        Akoma duan të punojnë, më fal, vjedhin desha te them, këta?

        1. k
          k

          Këta fshatarë injorantë të degjeneruar dhe robqirë të korruptuar, meritojnë të gjithë të varen në litar.

          1. .
            ...

            Sekuestroni dhe macet dhe merr fund gjyqi

            1. F
              Fatos Dereziu

              Fatos Lulo - bridhte Amerikes dhe Kanadase me leket e vjedhura. Mjere drejtesia ne dore te nje dallkauki se bashku me te tjeret qe ishin anetare te Gjykate Kushtetuese apo te Larte. Lulo, pa karakter dhe mashtrues ordiner! Bredh akoma i lire dhe gezon milionat.

              1. F
                Fatos Dereziu

                Fatos Lulo - bridhte Amerikes dhe Kanadase me leket e vjedhura. Mjere drejtesia ne dore te nje dallkauki se bashku me te tjeret qe ishin anetare te Gjykate Kushtetuese apo te Larte. Lulo, pa karakter dhe mashtrues ordiner! Bredh akoma i lire dhe gezon milionat.

                1. B
                  BABEZIA

                  Mire ja bejne drejtesise dhe shtetit. Mjerre ky popull kush i ka gjykuar. Keta gjyqtare jane maskarenj, por kane miq, se une as me dhi nuk i coj se skam besim se do ti sjellin ne darke te gjitha dhite. O shtet leshi e kupton se me ke ke te besh? Mbushu me mend. Leri miqte e Bajramit, por shiko kush e metiton per te shkuar ne amerike.

                  1. E
                    Enveri u vinte hakut ketyre hajdutave

                    Ne jetojme ne Shqiperi po edhe ne tere boten njerzi vriten per nje pellembe toke apo per nje meter katrore ndertim ndersa ketu na hiqen te gjithe keta hajdutat zemer gjere qe ju kane dhuruar motra velait apo e kunderta pordhe me rigon qe askush nuk i ha . Si eshte e mundur qe te gjithe keta hajdutat kane vellezer e motra kaq bamires , kur ketu jane me qindra shembujt qe jane vrare mota me vellane babai me djalin apo i ka marre te gjitha vetem njeri e nuk ka pyetur per te tjeret , ndersa keta hajdutat na paskan qelluar zemer mire te gjithe bamirsa .

                    1. E
                      Enveri u vinte hakut ketyre hajdutave

                      Ne jetojme ne Shqiperi po edhe ne tere boten njerzi vriten per nje pellembe toke apo per nje meter katrore ndertim ndersa ketu na hiqen te gjithe keta hajdutat zemer gjere qe ju kane dhuruar motra velait apo e kunderta pordhe me rigon qe askush nuk i ha . Si eshte e mundur qe te gjithe keta hajdutat kane vellezer e motra kaq bamires , kur ketu jane me qindra shembujt qe jane vrare mota me vellane babai me djalin apo i ka marre te gjitha vetem njeri e nuk ka pyetur per te tjeret , ndersa keta hajdutat na paskan qelluar zemer mire te gjithe bamirsa .

                      1. A
                        Abc

                        Kam pasur te bej me kete bandit-gjyqtar. Ju siguroj qe nje llum me i zi se Lulo, nuk gjendet askund. Ka lindur me kal dhe asnjehere nuk ka dashur te beje drejtesi e te respektoje palen, kur ajo ka qene e dobet e pa mbeshtetje. Ndersa per te jatin kishte rendesi lepirja e prapanices se Enverit qe e dergonte ambasador pa asnje merite profesionale, per kete ka patur rendesi prapanica e Saliut qe e çoi deri ne rangjet me te larta te drejtesise. Te tjeret i ka shkelur me kembe dhe drejtesi nuk i ka shkuar ne mend te beje ndonje here. Po tu hapen letrat, te dy me te motren "pasanike" jane per ndjekje penale.

                        1. s
                          sapa

                          E rendesishme eshte qe Rama drejton keshillin e sigurimit!Te tjerat nuk kane rendesi!

                          1. r
                            reti11

                            OOoo debil gjykates, po gjej nje justifikim tjeter. S'ti ha njeri muhabetet me "motra e kuneter"! Me dhurata qindra mije eurosh! Ketu po hane njrezit njeri-tjetrin, ndersa ty te benkan donacione gjigande! Sic dukesh do jesh pidh i bukur!

                            1. x
                              xheJ.eN.Bi

                              reti 11 ...si shpjegohet kur në shtëpinë e një familje banon fëmija ml i vogël dhe pjestarët e tjerë nuk ja falin po i kërkojnë pjesë megjithëse kanë shtëpitë e tyre. Këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve ju falin prindrit,vëllezërit dhe kushërinjtë megjithëse kanë para para.

                              1. l
                                lesh e li

                                E cuditshme, mgjse kane te ardhura gjithe gjyqtarve u falet pasuri nga nena, motra, vjerri, vjerra. Atyre qe s'kane nuk u fal kush. Ky eshte hajdut dhe genjeshtare. Merini padurine dhe lereni te nredh rrugeve.

                            2. I
                              Iso

                              Gjithe keto miljona euro jane para krimi,vjedhje pronash etj prandaj eshte e veshtire te behet Shqiperia me kete "drejtesi" te ndyre prej prokuroresh e gjykatesish te dhjere e te tredhur nga politika.

                              1. M
                                Mos u lodhni kote !

                                Keta ne pergjethsi kure kane gjetur nje popull budall pse mos tallen me cdo gje ! Ketyre ju vjen " Haku " vetem Historia e Cauceskut te Romanise nga i pari Kriminel e deri tek i fundit Kriminel.. Keshtu qe ketu mos u ANkoni kote me germa Bla Bla Bla..Keni bythe ,,bashkohuni dhe terhiqeni zvare si dukur Bustin ! por Ai Bust ishte ne Bronx ! Nuk pastrohen keta krimiele se jane shume dhe ruajne njeri tjetrin ! Keta pastrohen vetem me nje Revolucion te ri dhe ke te kapesh ne rruge zvafre te terhiqet deri sa te japi shpirt...

                                1. M
                                  Mos u lodhni kote !

                                  Keta ne pergjethsi kure kane gjetur nje popull budall pse mos tallen me cdo gje ! Ketyre ju vjen " Haku " vetem Historia e Cauceskut te Romanise nga i pari Kriminel e deri tek i fundit Kriminel.. Keshtu qe ketu mos u ANkoni kote me germa Bla Bla Bla..Keni bythe ,,bashkohuni dhe terhiqeni zvare si dukur Bustin ! por Ai Bust ishte ne Bronx ! Nuk pastrohen keta krimiele se jane shume dhe ruajne njeri tjetrin ! Keta pastrohen vetem me nje Revolucion te ri dhe ke te kapesh ne rruge zvafre te terhiqet deri sa te japi shpirt...

                                  1. M
                                    Mos u lodhni kote !

                                    Keta ne pergjethsi kure kane gjetur nje popull budall pse mos tallen me cdo gje ! Ketyre ju vjen " Haku " vetem Historia e Cauceskut te Romanise nga i pari Kriminel e deri tek i fundit Kriminel.. Keshtu qe ketu mos u ANkoni kote me germa Bla Bla Bla..Keni bythe ,,bashkohuni dhe terhiqeni zvare si dukur Bustin ! por Ai Bust ishte ne Bronx ! Nuk pastrohen keta krimiele se jane shume dhe ruajne njeri tjetrin ! Keta pastrohen vetem me nje Revolucion te ri dhe ke te kapesh ne rruge zvafre te terhiqet deri sa te japi shpirt...

                                    1. T
                                      Tosi dora vete

                                      Po c’keni more te uruar komentues? Une bera si gjithe te tjeret, mora para e brodha boten e ku munda mashtrova ata qe s’kishin te paguanin. Beme plot zullume por nuk ndahesha dot nga shoket se i vetem te ha ujku. Na lini tani rehat te gezojme ate pasuri qe vume e jete te gjate partise qe na besoi.

                                      1. H
                                        Hajdutet vegjetojne

                                        Vini nje lajmerim se kush I ka dhene rushfet Lulos do ti kthehen leket .Dhe do shikoni njerez me shume se mitingu I Sali pordhes. Hapi tjeter eshte sekuestrimi gjithckaje dhe futeni Lulon brenda qe te kryej denimin per vete the per ata qe ka lliruar para kohe duke futur para ne xhep.

                                        Lini një Përgjigje