ARRESTIMET/ Aplikacioni SKY zbërdhen lidhjet mes Brecanit dhe një grupi kriminal. Flet arresti edhe për Ervin Mata

21 Nëntor 2023, 00:10Kronika TEMA
ARRESTIMET/ Aplikacioni SKY zbërdhen lidhjet mes Brecanit dhe një

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) sot (20 nëntor) u zhvillua një operacion i gjerë, ku u lëshuan 11 urdhër arreste, disa prej të cilave u ekzekutuan.Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë të lartë policie. Një prej tyre është edhe Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6. Po ashtu në pranga u vu edhe Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës. Ai u arrestuar në afërsi të stadiumit “Air Albania”. Ndaj tij, rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Në pranga ka rënë edhe djali i tij i madh.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim Ervin Mata, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie.

Në pranga ka përfunduar Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat si ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘trafik droge’ dhe ‘sigurim i kushteve për vrasje’. “Bëhet fjalë për 11 persona të akuzuar për trafik droge, grup i strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për të siguruar vrasje.

Të arrestuarit deri më tani nga operacioni


1- Erzen Breçani, ish-zyrtar i lartë Policisë së Tiranës

2-Djali i Erzen Breçanit

3-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6

4-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Kush është Ervin Mata

Ervin Mata për të cilin është lëshuar një urdhër arrest, ka qenë një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Fabian Gaxhës në ambientet e lokalit “Monopol” në zonën e ish-bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit, 2018 që më pas u vetëdorëzua në policinë e Tiranës pas 5 muajsh në kërkim.

Mata u dorëzua tek blutë e kryeqytetit dhe gjatë marrjes në pyetje tha se nuk kishte qëlluar dhe as nuk kishte parë se kush qëlloi në drejtim të viktimës. Por dy ditë pasi është vetëdorëzuar, Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori.

Prokuroria nuk ka qenë dakord me vendimin e dhënë, pasi gjatë seancës zhvilluar me dyer të mbyllura, ka kërkuar arrest me burg. Mbi Matën u ngritën akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

I lirë më pas u la dhe ish komando Merviol Bilo, i akuzuar për plagosjen e Elion Hatos në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Gaxha dhe u plagos edhe Ervis Martinaj. Në kërkim u shpall edhe komandoja Mervjol Bilo i cili dyshohet se ka kryer qitjet në drejtim të viktimës dhe dy të plagosurve dhe Fabjol Alushi. Ndërsa pak orë pas ngjarjes, në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë, u arrestua Geldo Hoti, mik me Ervin Matën.

Mervjol Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Për të gjykata e Tiranës vendosi që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove.

Në arsyetimin e gjykatës thuhej se Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta dhe u gjykua për plagosje në kushtet e vetëmbrojtjes. Pushimi i akuzës për vrasjen u bë sepse argumentohej se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sipas prokurorisë është e faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natë e ngjarjes në ish- bllok.

 

5 Komente

  1. R
    RAIFI

    Shtet se jo mahi! Si pretendojmë të futemi në BE,kush pranon atje shqiptarët e inkriminuar që kanë flliq gjithë botën me drogë,hajni,vrasje e pabesi.Del i biri i botës dhe thurr lavdi për vete ,për partinë që po bënë përparime! Në anën tjetër bota po krijon barcoleta për shqiptarët e Shqipërinë po flasin me përbuzje dhe s'duan me na parë me sy.Shteti duhet luftuar krimin dhe rregulluar imazhin.Shpesh po lavdërohet se kemi turistë,por kurr nuk bëhet një analizë se përveq pushimeve që bëjnë turistet në Shqipëri,ca prej tyre vin të furnizohen me drogë sa prej tyre vinë të nxënë ndonjë zogëzë,ose sa prej tyre vin të shofin se ç'msheftësi ka NATO në Shqipëri e që në fakt NATO duke e par Shqipërinë si jo serioze dhe pa ushtri nuk ka kryer asnjë investim,nuk ka sjell asnjë armatim,është e kënaqur që nuk është Rusia apo Kina në bregdetin shqiptar.Edhe në bazën e Kuçovës do investon Shqipëria kurse në përdorim do e ketë NATO për Shqipërin asnjë fitim.

    1. S
      Sokol Spëtim Karaudhi

      Po të thuash që fajin e ka Saliu gjithë rithemeluesit do të hidhen në grykë dhe do të thonë se Saliu vajti 10 vjetë që ka ikur nga pushteti. Saliu vërtet iku nga pushteti po la pas " trimat" ose më sakt larot e tij që pak nga pak po pastrohen që të marë frym lirisht Shqipëria.Dhe Shqipëria do ngopet me ajër të pastër kur të ngordhë Saliu.

      1. B
        Berti

        Brecani, i perhereshmi i emisionit Open te Eni kurves.

        1. P
          Poseidon

          PO I PRESIN DEGET E PEMES SE SALEHKARAXHICIT PERPARA PASTAJ E KA RADHEN SALEH MI KUFOMA. ESHTE EDHE SALIU TJERET I TRAPOJES DHE KESHTU I HIQEN KRAHET ......

          1. f
            fredi

            po aplikacioni Sky qe eshte ne titull ku ishte ????

            Lini një Përgjigje