Arrestimi i policit në Durrës, reagon Balla: Vijon me intensitet procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit

23 Shtator 2023, 11:35Kronika TEMA

Arrestimi i policit në Durrës, reagon Balla: Vijon me intensitet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një oficeri policie në Portin e Durrësit, i cili lejoi të dilte jashtë vendit një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka deklaruar se po vijon me intensitet procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.

“Ndërsa vijon me intensitet procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit, një tjetër punonjës policie është arrestuar në Policinë Kufitare të Durrësit, për një shkelje të rëndë.

Forcimi i bashkëpunimit me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese në procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit është i domosdoshëm.

Hetimet për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm, do të na mundësojnë pastrimin e duhur dhe besimin e plotë të qytetarëve tek Policia e Shtetit”, ka shkruar ai.

1 Komente

  1. S
    Salkari

    Po sa do vazhdoje pastrimi o Ball ?? Se nuk jane nje e dy dhjet e nje qind ...jane shume police o kokungull Librazhdi ....nuk e ka fajin polici ose policet ..por botkuptimi i tyre te pasurohen padrejtesisht , shpejt dhe shume , kujtojne se u vendosen ne ate detytre te shenjte te pasurohen dhe jo tu sherbejne popullit .....kete lufto o gam gam i parlamentit ....po cte luftosh ti o vemje ....ti qave qe u shtrua hajduti Tos Nano ne spital , vatem kaq mendo se sa i nderhem je dhe se do sjellesh ne polici dhe ne organet e rendit frome perparimtare ....fryme perparimtare dhe servil dhe nje mbeshtetes i Nanos nuk qendrojne ne nje sqetull o konosh i Nanos .....e vuri Rama ta shartoj zhurmusin ....

    Lini një Përgjigje