Artan Hoxha flet për 5 vrasësit më të rrezikshëm të Shqipërisë: Lista duhet ribërë

20 Shkurt 2024, 10:21Kronika TEMA
Artan Hoxha flet për 5 vrasësit më të rrezikshëm

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” listën e policisë shqiptare të vitit 2022 me 5 vrasësit më të rrezikshëm të Shqipërisë. Sipas Hoxhës, lista duhet ribërë sepse dy prej tyre janë arrestuar dhe pritet të ekstradohen nga Greqia dhe Turqia duke sugjeruar se ka edhe persona të tjera që mund ti shtohen. 

"Lista është publikuar në fillim të vitit 2022, vlerësimi për pesë vrasësit më të rrezikshëm: Erjon Llapushi, Ibrahim Lici, Talo Çela, Jani Aliaj dhe Laert Haxhiu.

Këta përbënin rrezik personalisht, njerëz të përfshirë në akte kriminale direkte dhe kishin kryer ekzekutime.

Jemi në vitin 2024. Lista duhet ribërë. Laert Haxhiu u arrestua. Pas shumë operacioneve u kap në Greqi. Një nga anëtarët e bandës së tij u bë bashkëpunëtor dhe tregoi krimet. E pamë nga i buronte fuqia dhe paprekshmëria. Buxheti i tij blinte të gjithë repartin e RENEA-s. Haxhiu u kap në Greqi. Personat që e kanë ndihmuar në marrjen e dokumentacionit grek, ndodhen ne burg në Shqipëri.

I dyti, Ibrahim Lici, nuk drejton një strukturë, nuk është vrasës me pagesë, por i ka bërë për hesap të vet. Është shumë i ashpër, qëllonte me dorën e majtë. U kap në Stamboll. Me Bajrat në fillim ishin në kumbari, por u prish. U kap në Turqi, policia shqiptare mori vesh që do të shkonte vëllai ta takonte dhe e gjurmuan.

Jani Aliaj vijon të jetë në Greqi dhe është në kërkim dhe dihet që operon atje. Erjon Llapushi, gjendet në Shqipëri, por nuk është kapur. Nuk është nga ata me buxhet të madh, por është futur me sforco te ajo lista.

Për Talo Celën nuk ka asnjë të dhënë, as që jeton apo jo, as e ka parë kush apo jo. Kjo është lista që duhet ribërë”-tha Hoxha.

8 Komente

  1. H
    Hoxhë Artani

    Po pra, paska lënë dhe mjekër si hoxhë. Hoxhë dhe pikë. Injorant dhe imoral.

    1. D
      Daniela e Gencit, qe e pallonte Rafti

      I ke degju keshillat e mia. Ke fillu te lahesh me shpesh, ama ai Sejamini akoma ankohet qe te vjen era perç.

      1. E
        Eri

        Nuk ma the asgje o Artan Hoxha. Sa te tjere qarkullojne lart e poshte ne Shqiperi, ti na paske sjelle veç 5. Para ca kohesh na thoshe Doqja, Nikla, Fushe-Kuqja, apo ti flet gjithmone pas pilafit?

        1. m
          matimati.175.gamilcom

          Eri po ty te kane gsgrena ca thote artani doja e te tjere ca nikls fushe ķuqja ca thote artani e kokat droreges shullazi dritani harrot te thote dhe ILIRE METEN ÀPO E KA VENDALIUN E TIJ se Artani Hoxha Skrapalli ,EDHE TY ERU PJESE E INTELIGJECES SKAY SKAPU SI THOTE BABI SALI BERESHIA QE PO ME DERGJET NE SHTEPI ERI APO DHE TI JE PJESE E FORCA E LIGJIT PLUMBI ARTE ERI HEEEE ERI

        2. .
          ....

          Keta qe permend ti jane askushi, pasi ata qe jane me te vertete kryesoret nuk ke guxim tja permendesh emrin se dhe paguhesh prej tyre

          1. L
            Lal Kameri

            Si jan askushi, Taloja ka vrar mbi 20 veta, boset e Talos na dolen me 1 miliard dollar pasuri ne Dubai , keshtu tha Tanua, lart e posht flitet qe kan nje pjes te Durres marina

          2. E
            Eda

            ... uuu... paska folur serish katruvja! Ja sa te mar nje laps dhe leter, sepse kur flet Doktori i Shkencave duhet te mbajme shenim... Na mbyten provincialet qe hiqen si kriminologe te mirefilllte!!! Hapu Dhé... Me vjen keq per atdheun tim!

            1. J
              Jorgo

              e paske "pi" nje kafe nga Talo

              Lini një Përgjigje