Artan Hoxha: Në jug të vendit ka tjetër laborator droge, uroj që SPAK të ketë gjetur fije të tjera

25 Nëntor 2022, 14:02Kronika TEMA

Artan Hoxha: Në jug të vendit ka tjetër laborator droge, uroj

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Fier në kuadër të një operacioni të SPAK me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze.


Hoxha tha në “Abc live” me gazetaren tjetër se ka një laborator tjetër në jug të vendit, i cili është funksional. Ndërkohë, laboratori që u gjet në Fier ende nuk ishte vënë në punë, pasi nuk ishte nxjerrë kokaina nga thasët me pleh kimik.

“Gjatë gjithë këtij viti kamm folur për një laborator tjetër në jug të vendit dhe nuk është ky. Ky nuk u vu në funskion, po të ishte vënë në funksion do të ishte nxjerrë kokainë”, tha Hoxha.


Gazetari shtoi gjithashtu se zona ku u gjet laboratori është mjaft e rëndësishme, pasi Frakulla e Madhe është një nga komunat më të mëdha në vend dhe si rrjedhojë ish-kryekomunari është një personazh i rëndësishëm për zonën.

“Uroj që SPAK të ketë gjetur edhe fije të tjera, kush i ka ndihmruar qoftë me dijeni qoftë pa dijeni, me idenë që po ndihmojnë një personazh të rëndësishëm”, tha gazetari. 

7 Komente

  1. G
    Gazetari, opinionit dërrdërrist, i pavarur krejt..

    Ky Tani i di të gjitha, për zotin...... . Mirë që nuk tregon pa e zbuluar policia........ . Mbasi e zbulon policia, Tani dhe Klodiana, ja tregojnë të gjitha Fevzos..... . Po ku e marin vesh, xhanëm !!!??? ...... . Bravo u qiftë ! Qen me erë janë....

    1. M
      M

      Tano gjobevenesi je?

      1. C
        Cudia

        Paska konkurrencë ky kokëmadhi pasi u kthye nga Amerika Latine....

        1. x
          xhemal

          C'gazetar eshte tani..thjeshte nje lolo i TV..policia kap nje psh Tani e shumezon me 10....gjithmone nga kompiutri..vete ne ameriken latine apo kudo gjetke e nuk thote se kush e paguan????.se medemek eshte njeri publik...keta gazetar i bejne dem mjeteve te informimit se ulin besimin e njerezeve Duke folur e shkruar genjeshtra

          1. L
            Latif Dreqi

            Jo mo cne laborator droge ketu, ne kemi alamet policie, alamet ministri... E keni pare burrin e ish dashnores se Sheikut, i duket vetja minister..

            1. K
              Korbi

              Kupa me kapak kupa me pa kapar me kapak . Bufi , kukumjaçi dhe korba .

              1. D
                Dora

                Si nuk e therret prokuroria kete njeri me gjithe keto gjera qe thote????? Nga I di, nga I merr vesh? Eshte I perfshire, paguhet, eshte I semure mendor .........? Skandal I vertete, duke bere emision me kete palaco Fevziu, hall madh I trafikanteve ne ameriken latine, si te cojme mallin dhe leket. Kjo eshte cmenduri....thirrini trurit...futeni ne burg palacon.

                Lini një Përgjigje