Balla viziton policin e plagosur, thirrje Klerent Bozhanajt: Dorëzohu menjëherë!

20 Shtator 2023, 21:40Kronika TEMA

Balla viziton policin e plagosur, thirrje Klerent Bozhanajt: Dorëzohu

Ministri i Brendshëm Taulant Balla nga ambientet e Spitalit të Traumës i ka bërë thirrje 42-vjeçarit Klerent Bozhanaj të dorëzohet.

Në një deklaratë për mediet Balla bëri me dije se gjendja shëndetësore e efektivit të plagosur, Edlir Alleshi, është në gjendje të stabilizuar dhe se faza më e rrezikshme e operacionit tashmë ka kaluar.

Ministri thekson se autori do të marrë dënimin maksimal për mos bindje ndaj urdhërit të Policisë për të ndaluar si dhe për plagosjen e efektivit.

“Gjej rastin të falenderoj të gjithë ekipin e spitalit për ndërhyrjen e menjëhershme në sallën e operacionit dhe ashtu si dhe jam njoftuar nga drejtoresha Edlira dhe mjekët rrreziku për jetën shpresojmë që të ketë kaluar dhe natyrshëm sapo është përfunduar faza më e vështirë e operacionit. Por do të vijojë të jetë nën mbikqyrjen e mjekëve. Një gjë është e sigurt se ky guxim i madh për të goditur me armë një punonjës policie dhe për të mos ju bindur urdhrit të policisë do të marrë një goditje më të madhe nga Policia e Shtetit.  Personi është identifikuar, dhe thirrja është që të dorëzohet menjëherë”, tha Balla.

Ndërkohë, më herët Policia e Shtetit bëri me dije se çdokush që do të ofrojë informacione për autorin do të marrë 20 mijë euro. Kush ka informacion të vlefshëm që do mund të ndihmojë efektivët për të kapur Klerent Bozhanajn do të shpërblehet nga ana e uniformave blu.

1 Komente

  1. P
    Patrioti

    Z. Minister , këto masa janë te kota tani që jep Drejtoria Policisë Tiranë. Duhej vlerësuar situata në fillim. I bej thirrje Ministrit Taulant Balla te kontrollojë vete këtë situate. Nese ka patur një plan te detajuar për kapjen e përsonit te armatosur apo jo. Nëse jo pse ?! Sepse eshte shkelje e rende ligji. Nuk Ben para tani keto masa. Duheshin në fillim. Policët ishin te vdekur. I shpjetoj fati. Pse polici të jetë në meshiren e fatit ?! Z. Minister te lutem merrni masa karshi drejtusve te pa përgjegjshëm te Policisë se shtetit që dergon ë policet mish për top. Policët janë heronjë. Ata duhet te vlerësohen dhe te ruhen sa janë gjallë. Të forcohet dhe te mbrohet Policia në përgjithësi Zotri Minister.

    Lini një Përgjigje