“Bari më i frikshëm që ekziston”, biseda me klientin që ‘fundosi’ të riun që siguronte drogën e re nga Kanadaja: Jo mor shok se s’du me vdek unë

16 Shtator 2023, 11:15Kronika TEMA

“Bari më i frikshëm që ekziston”, biseda me klientin

Zbardhen përgjimet që çuan në pranga Elgert Gjonin në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’ dhe që siguronte llojin e ri kanabis llampë nga shteti kanadez.

Gjoni shfaqet duke komunikuar me një nga blerësit e identifikuar si Enea dhe ky i fundit i kërkon që t’i sigurohet një dozë e tillë.

Por, sapo njoftohet për efektet që i shkaktohen nga përdorimi i saj, blerësi fillimisht i thotë “jo mor shok se s’du me vdek unë” dhe më pas bie dakord që dozën ta blejë ditë tjetër.

Gjoni, bazën e kishte në zonën e Unazës së Re dhe komunikonte me klientët përmes Instagramit.

PËRGJIMET:

Elgert Gjoni: Nga cila?


Enea: Nga ato pra.


Elgert Gjoni: Nga ato konservat?


Enea: Konservat e peshkut.


Elgert Gjoni: Po të folim me atë bosin tjetër o xhi.


Enea: Jo me të pakten naj 30 tshe ca më the ti mu?


Elgert Gjoni: Si 30 tshe konserva? Ato janë do pako të zeza


Enea: Ato që më tregove në foto o burr ca kishte apo se mban mend


Elgert Gjoni: Po e di o xhi, që kush është 30 tshja o xhi.


Enea: Po dhe kjo e mirë ishte.


Elgert Gjoni: Është 3.5 (tre pikë pesë) grame 30 tshja. Vlla se nuk i kam hy kot këtij muhabeti për 300 euro.


Enea: 300 euro?


Elgert Gjoni: Po.


Enea: Ça është kjo?


Elgert Gjoni: Rabi më i frikshëm që ekzisto


Enea: Jo mor shok se s’du me vdek unë.


Elgert Gjoni: Jo nuk vdes se ta jep do lloj efektesh që nuk..30 tshe o xhi, është 3.5 gramshe dhe ajo q*a robt e pëlqe


Enea: Atë do mor unë me kismet nga e premtja..

Lini një Përgjigje