Belgjika nxjerr emrat e kokave të trafikut të kokainës, mes tyre dhe një shqiptar

4 Dhjetor 2023, 19:50Kronika TEMA

Belgjika nxjerr emrat e kokave të trafikut të kokainës, mes tyre

Mediat belge i kanë kushtuar një artikull të gjatë disa prej atyre që ato i konsiderojnë si krerët e rrjeteve të kokainës në vend, të cilët kanë futur në Belgjikë sasi të mëdha lënde narkotike për vite me radhë, pjesa më e madhe e së cilës është shpërndarë në Europë.

Mes personave të listuar bien në sy dhe emrat e disa shqiptarëve, për të cilët mediat thonë se strehohen në Dubai dhe prej aty drejtojnë aktivitetin kriminal.

“Eldi D., alias Denis Matoshi, është një nga drejtuesit e Kompania Bello, një organizatë kriminale shqiptare me tentakula në Dubai, Antwerp, Ekuador dhe Kolumbi. Eldi D. drejtonte organizatën në Dubai, teksa ortaku i tij Dritan Rexhepi mbikëqyrte operacionin nga Ekuadori.

Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria për disa vrasje, ishte arratisur më parë nga burgu Merksplas. Policia italiane e ka quajtur Kompaninë Bello si organizata më e madhe kriminale shqipfolëse e krijuar ndonjëherë, me një model biznesi të sofistikuar që përfshin të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës”, shkruhet mes të tjerash në artikull.

Lini një Përgjigje