Detaje nga vrasja në Rrëshen: Martin Bardhi u qëllua mes turmës me njerëz, makina e autorëve u zhduk në një rrugë dytësore

26 Shtator 2023, 11:41Kronika TEMA

Detaje nga vrasja në Rrëshen: Martin Bardhi u qëllua mes

Zbardhen detaje nga ngjarja e pak minutave më parë në qytetin e Rrëshenit, ku mbeti i vrarë 62 vjeçari Martin Bardhi.

Pista e parë që po heton policia lidhet me hakmarrjen pasi viktima së bashku me djalin e tij u përfshinë në një ngjarje disa kohë më parë, duke tentuar të vrisnin Saimir Reçin.

Autorët, të cilët kanë qenë në një makinë, kanë lëvizur në një rrugë dytësore që dyshohet se të çon drejt fshatit Kaçinar. 62 vjeçari po qëndronte në këmbë pranë spitalit të qytetit kur është qëlluar për vdekje nga autorët, të cilat janë larguar më pas me shpejtësi me një makinë.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli drejt fshatit Kaçinar dhe në disa vende të tjera ku mendohet se mund të kenë lëvizur autorët.

Mësohet se viktima ishte liruar nga burgu pak kohë më parë pasi u arrestuar për tentativën e vrasjes së Saimir Reçit për shkak të një konflikti që ai kishte nisur me të birin.

Lini një Përgjigje