Dokumenti: Dyshimet që lidhin Vis Martinaj me ekzekutimin e Artan Santos

28 Shtator 2022, 09:17Kronika TEMA

Dokumenti: Dyshimet që lidhin Vis Martinaj me ekzekutimin e Artan Santos

Emri i Ervis Martinajt sa vinte dhe peshonte më fort pasi ai përflitej në ngjarje të bujshme. Një tjetër krim ku ai u përfol përsëri, ishte vrasja e bankierit Artan Santo. 

Sipas informacioneve të atëhershme dyshohej se motori që u përdor nga vrasësit e Santos ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe. 

Bazuar në këtë informacion, efektivët e ndërhyrjes së shpejtë më 27 qershor 2014, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në magazinat e tij. Aty u gjetën dy skafandra të ngjashme që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta me ato të autorëve të krimit. 

Verifikimet ndaj Martinajt nisën pas kqyrjes së kamerave të sigurisë ku autorët, ishin parë në afërsi të vendit ku ai jetonte.

“Po ashtu, nga ana jonë është sekuestruar serveri i kamerave të lokal “V”, dhe nga serveri është përfituar një pamje e datës 17.06.2014, ora 8:21 ku shfaqen dy autorët e dyshuar me një motor tjetër duke dalë nga parkimi i këtij lokali. Në bazë të informacioneve rezulton se në afërsi të këtij ambjenti jeton Ervis Martinaj”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Inside Story.

Në vitin 2015, ai do të përfshihej në një tjetër vrasje. Pas një konflikti verbal shoqërusit e Martinajt qëllojnë dhe vrasin Enton Nikën në parkimin e një lokali në Linzë. Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë.

Sipas vendimit të gjykatës që Inside Story zotëron Ervis Martinaj u deklarua fajtor për moskallzim krimi, pavarësisht se të dhënat zbulojnë që ishte pikërisht ai nismëtari i konfliktit. 

Referuar dëshmive në dosje, teksa Martinaj dhe miqtë e tij largoheshin nga lokali, shikon që afrohen pronari Ismet Gaxherri dhe Enton Nikaj. Ai ndal mjetin e blinduar që drejtonte duke pretenduar se një prej personave i kishte para borxh.

“Ismet Gaxherri ka shpjeguar se, me te pandehurin Ervis Martinaj nuk ka patur lidhje të ngushta shoqërore por, para disa kohësh ai i ka marrë borxh një shumë prej 280 mijë eurosh, pasi ka hapur një lokal në Linzë. Këtë shumë parash Ismeti ia ka shlyer pas dy vitesh”, thuhet në dokument.

Martinaj i afrohet Gaxherrit dhe Nikajt. Këtij të fundit i drejtohet në mënyrë kërcënuese siç sqarohet në dosje.

“A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj”. 

Entoni i ka thënë “qofsh me shëndet, unë jam Enton Nikaj. Nuk te njoh por më largo pak ate doren nga qafa” dhe menjehere ja ka kapur doren”.

Në këto momente, miqtë e Martinajt kanë goditur me qytën e pistoletës Ismet Gaxherrin duke e mbajtur të neutralizuar. 

Gjatë konfrontimit, plumbi që doli nga arma e Emiljano Tashos i mori jetën Nikajt. Ai u dënua për vrasjen ndërkohë, Martinaj që dukshëm kishte rol drejtues në grup, u dënua vetëm për moskallëzim krimi. Roli drejtues i tij zbulohet edhe kur një prej pejsëtarëe të grupit i kërkon të vrasin dëshmitarin Gaxherri. Por, Visi e urdhëron të mos e kryejë këtë krim.

“Krimi i organizuar e ka realizuar qëllimin e vetë, është lidhur me agjencitë ligjëzbatuese dhe asnjëherë nuk kemi rezultat për hetimin e këtyre veprave penale. Fakti që këto vepra penale numërohen të njpasnjëshme vit pas viti tregon se qëllili i organeve ligjëzbatuese për të parandaluar është i dështuar” u shpreh Eugen Beci, ish- prokuror.

13 Komente

  1. t
    tata luigji

    Keni dhe Grida Duma suma shqima te lidhur me kete Vis Cub Martinaj qe u vra dhe Artan Santo, germoni se lidhja funksionoi Grida eshte nje femer e pist qe eleminon deshmitaret fix si Salih Bin Laden

    1. K
      Kadriu

      Pse e perflet Grida Dumen, apo Ervis Martinajn, kur ne foltoren e Kuvendit te Shqiperise ligjeron kryekreu i te gjitha grupeve kriminale, organizatori i vrasjeve me te medha te shekullit, Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja. Cfare ka bere Ervis Martinaj me shume se Sali Berisha?!

    2. k
      kaleci

      Te kete turp policia dhe qeveria qe e ka shnderruar vendin ne nje bordello te madhe nga cdo pikepamje !!! Uroj qe te vrasin njeri tjetrin te gjithe e te pastrohet ndoshta nje dite vendi Mos i gezofshin asnjeri pasurite!!!!! ASNJERI!!!!!! ILACE i hengshin!!!

      1. D
        Dardan

        Policia dhe qeveria? Po a e di ti kalec se kush u be drejtor i Credins Bank pas vrasjes se Santos. Po nuk e di pyet Liri Berishen ose Elvana Hanen.

      2. L
        Liki

        Ore sa here qe vdes a zhduket nji “biznismen” nga shqipria vdesin edhe disa projekte ndertimi ne kosove , ka qe 20vite qe disa projekte ne qender te prishtines vdesin , zgjohen , mos kane lidhje me kta biznismene ne shqipri? Ne kosove ka njofin njani tjetrit edhe zorret ne bark dhe disa projekte nuk jane te nisura nga biznismenet e kosoves !

        1. T
          T

          Po dihet ajo tani te gjitha KY I Ka bere,biles dhe.luften ne ukraine

          1. E
            Ethem Lalaj

            Bandat jan shtuar shumë pasi DREJTËSIA ËSHTË NË KOMA.PA DREJTËSI NUK KA SHTET.DHE SALIU KËTË DO.Ai kërkon në 32 vite të ndërtoi SHTET BRËNDA SHTETIT.Kjo u vërtetua në 2021 në Elbasan nga bandat e PD që vrau Dr.Xhuvanin,ku vrasësi Papleka doli nga furgoni Gaz Bardhit.

            1. A
              Anonim

              Ju shkerdheft deri nonen ku ta ken keta plehra politikan qe sollen bandat kriminale ne pushtet , te cohet enveri tjua shkerdhej robt malokareve dhe te gjitheve qe e bon vendin kasht e koqe per 31 vite.

              1. D
                Durimi

                Si eshjte e mundur, shume e dyshimte fakti qe disa here dalin sinjalizime per takime te Grida Dumes me njerez te krimit dhe askush nuk merret me te? Eshte e infiltruara e policise ne mesin e grupeve kriminale? Cili eshte miusioni i saj per kontaktet e fshehta ne boset e krimit? A mos eshte kjo qe u a çon ne prite grupeve kriminale shenjestrat qe kerkojne te eleminojne? Ky subjekt (G.D) meriton nje vemendje te posaçme per menyren si arriten ATA ta promovconin, ta nxirrnin deri deputete, dhe te sigurojne paprekshmerine e saj. Si mundet? Kush e mbeshtet kete person. Kush e komandon? Kush e furnizon me shuma te medha parashe? A eshte poyetur kjo per takimin e saj me Evis Martinit pak dite para zhdukljes se tij sipas nje informacioni?

                1. B
                  Berish Tropojani

                  Gazetar trap ku thua motorin e gjeten te magazinat e tij ,po trap ne gjithe ato para qe kishte ,nuk e kishte probkem me e djeg motorin ,si edhe kane vepruar bandat duke djegur makinat .

                  1. T
                    Trotski

                    Turp i Madh per Drejtesine Shqiptare.Çojeni deri ne fund Investigimin per Vrasjen e Santos.Fajtoret dhe Autoret te penalizohen dhe te marrin Denimin e merituar.

                    1. @
                      @Dajti.Mali

                      Ky Ed rrocka paska qene parajs per kriminelet.

                      1. @
                        @Dajti.Mali

                        Ky Ed rrocka paska qene parajs per kriminelet.

                        Lini një Përgjigje