Dosja e Gërdecit, SPAK: Po punojmë me SHBA, kemi nisur letërporosi! Për Ahmetajn, së shpejti zhvillime surprizues

28 Shtator 2023, 15:38Kronika TEMA

Dosja e Gërdecit, SPAK: Po punojmë me SHBA, kemi nisur

Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani dha detaje sa i përket një sërë çështjeve me interes që janë pjesë e punës së kësaj Strukture. Lidhur me fondet e IPARD, pasi çështja u pushua për moskompetencë, ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në fazë paraprake.

Lidhur me fraksionin e dosjes Gërdeci, Dumani tha se SPAK konfirmon se po kryehen të gjitha verifikimet e mundshme dhe se janë nisur drejt SHBA-ve letërporosi dhe se po bashkëpunohet me këtë shtet.

Për Arben Ahmetajn, Altin Dumani tha se informacion konkret për vendndodhjen e tij apo që të ketë dijeni nëse ka kërkuar azil, por bëri një paralajmërim.

“Dimë kur dhe ku ka dalë nga Shqipëria, çfarë dokumenti ka paraqitur dhe arsye. Së shpejti do kemi zhvillime surprizuese. Gjknuri është verifikuar në kuadër të hetimeve për Ahmetajn, kjo nuk do të thotë se ka hetim për secilin që del në atë procedim penal”,- tha Dumani.

Për “Metamorfozën” Dumani i konsideron të ligjshme aktet e mbërritura nga partnerët, duke sjellë praktikën dhe vendimet e formës së prerë të disa gjykatave të vendeve europiane që i kanë njohur transkriptet si të ligjshme. Ai tha se për procedimin në fjalë po bëhen veprime hetimore aktive, por nuk preferoi të jepte një qëndrim nëse do ketë një fazë të re.

“Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues kryenin korrupsion apo ishin të përfshirë në krim, por s’kishte veprime konkrete. Sot është fakt që janë të arrestuar. Kemi shumë punë për të bërë lidhur me këtë çështje”, tha kreu i SPAK.

Për Amant Josifin, ai tha se është arrestuar në kuadër të një procedimi nga Spanja, dhe se SPAK ka bashkëpunuar, por lidhur me faktin nëse ka çështje të hapur në Shqipëri, Dumani shtoi se “nuk na tremb Amant Josifi dhe asnjë i ngjashëm, kush do qoftë, nëse do kemi diçka konkrete, gjithsecili do japë llogari”. 

6 Komente

  1. D
    Dum Dum jepi Dum

    Filloj edhe ky si Llalla, në shtator do shikoni,ky pret letër porosit nga shtetet e tjera që nuk kanë për të ardhur kurrë,pret nga USA fakte për Saliun se nuk i mjaftojnë krimet që i ka pranuar edhe vetë në tv. Faktet për këta të PS i gjen,kurse për rulin e Bode e Muli Shamikuqja zhelali e co nuk i gjen

    1. D
      Dr. Rrumpalla

      Keni kohë mos u nxitoni. Deri në 2500 mund të përfundojnë hetimet dhe të çohet dosja për gjykim. Bir nëna bir...

      1. Z
        Zaza

        Eh mor duman pordha Pirdh pirdh cfare leter porosi shko e meru vilat. Dumani se shpejti ne burg ne vend te saliut.

        1. S
          Salihi i vukut

          Pse o toc ku ke qene deri tani per Gerdecin apo done ta shtyheshe edhe nja 2 vjet

          1. k
            kurti

            Me sa duket po ja kalon edhe llalles se likes ky.

            1. p
              pjeter

              Eshte e çuditeshme se si i shkruajn artikujt keta gazetaret tane!! "Për Arben Ahmetajn, Altin Dumani tha se informacion konkret për vendndodhjen e tij apo që të ketë dijeni nëse ka kërkuar azil, por bëri një paralajmërim".

              Lini një Përgjigje