Efektivi i Lezhës "skifter" në Itali, Policia: Është djali i një dëshmori. Rrumbullaku e përjashton nga radhët e uniformave blu

22 Nëntor 2022, 20:31Kronika TEMA

Efektivi i Lezhës "skifter" në Itali, Policia:

Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit në Itali të 27-vjeçarit Klisman Nikolli, efektiv i Policisë së Lezhës, i cili akuzohet si autor i 18 grabitjeve së bashku me Viktor Bilani dhe Flor Koca.

Pas arrestimit në shtetit fqinj të Nikollës, drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka firmosur përjashtimin e tij nga radhët e uniformave blu.

Policia e Shtetit përmes një komunikate për mediat bën me dije se gjatë kohës që 27-vjeçari ka kryer grabitjet në Itali ka qenë me leje pa të drejtë page.

Më tej sqarohet se pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë konform procedurave ligjore dhe se Klisman Nikolli është djali i një dëshmori të Policisë.

Reagimi i plotë:

Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve dhe të paligjshmërive në përgjithësi, ka marrë njoftim se shtetasi K. N., 27 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin, në Komisariatin e Policisë Lezhë, ishte arrestuar nga organet ligjzbatuese italiane, për veprën penale "Vjedhja".

Menjëherë pas njoftimit të marrë nga homologët italianë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë K. N.

Punonjësi i Policisë K. N., konform procedurave ligjore, ka marrë leje pa të drejtë page, nga data 01.11.2022 deri më datë 31.12.2022. Kjo leje i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore.

Sqarojmë opinionin publik se rekrutimet në Kolegjin e Policisë, të Akademisë së Sigurisë, për Patrullë të Përgjithshme, bëhen në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe në zbatim të kritereve të përcaktuara me VKM. Aplikantët kalojnë disa faza testimi dhe verifikimi, të cilat përjashtojnë kategorikisht mundësinë e hyrjes në Akademi, të aplikantëve me të kaluar kriminale.

Përsa i përket shtetasit K. N., të arrestuar nga autoritetet policore italiane, tashmë ish-punonjës i Policisë, sqarojmë se pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë konform procedurave ligjore dhe se 27-vjeçari është djali i një dëshmori të Policisë.

Gjithashtu, sqarojmë opinionin publik se në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në drejtoritë vendore të Policisë, janë ngritur dhe funksionojnë këshillat e emërtesës, për emërimin e drejtuesve të strukturave të Policisë, bazuar në rezultatet e punës, profesionalizmin, integritetin dhe pastërtinë e figurës.

Shprehim keqardhje për deklaratat dashakeqe që synojnë të përbaltin punën, mundin dhe sakrificën e mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, të Policisë së Shtetit, që punojnë 24/7 për të garantuar rendin e sigurinë, dhe që përballen e luftojnë çdo ditë, me krimin në përgjithësi dhe me krimin e organizuar në veçanti.

10 Komente

  1. S
    Student

    Leni more llafet. Te gjithe hajdute I keni.asnje per be se keni per shtet. Merite te policise quani sa gjoba ve , sa njerz fut ne burg jo sa rregull e sa eshte rritur siguria. Kjo nuk eshte polici rendi por eshte polici pushteti. Se mos administrata eshte me mire. Nje mendre dhe ajo.

    1. C
      Cudia

      Copa e idiotit!!

      1. L
        Loni, ish dashnori i Grides.

        Popull cub!

        1. .
          ...

          Rilindas jo shaka

          1. L
            Lasgushi

            Jo mor jo,Met! Me të vërtet e ka a....? Çdo polici në botë mundet të ketë në radhët e saj kriminele të kësaj kategorie.Mirë është të shohësh.afër.Në zyrat.për reth tëndes. Ky muhabet është si ato në.klubin e Romës.Tek.fundi I shkollës.

            1. T
              Toni

              Policija qe duam,

              1. L
                Likja

                KA PÀS FRIK SE BEHEJ DESHMOR SI I ATI,DHE KA ZGJEDHUR RRUG TJETER,

                1. T
                  Tropoja

                  Policia qe duam

                  1. L
                    Lasgushi

                    O Met mavrija! Mos u fut në gjëra e justifikime që nuk I katranosur dot. Cdo polici në botë ka në radhët e saj edhe ndonjë kriminel polic.Kjo është normale.Por ti shiko mirë ata që ke reth zyrës tënde.Mos u mer me deklarata bombastike. Këto jane si ato muhabetet,pas birrës tek Rem Xibraku.Në fund të shkollës.

                    1. C
                      Celo pidhari

                      Trimat e Rilindjes cfare turpi por njollosin gjithe Shqiperine keto skifteret e Lacit e Lezhes. Duket skifter qysh nga qendrimi dhe mbajtja e kraveve. Shkurt nje qelbesire

                      Lini një Përgjigje