Efektivi i “Shqiponjave” dhunon kolegun në Laprakë, AMP nis hetimet

24 Shtator 2023, 20:00Kronika TEMA

Efektivi i “Shqiponjave” dhunon kolegun në Laprakë, AMP

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është dhunuar në zonën e Laprakës në Tiranë këtë të diel. Mësohet se patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kontroll dhe identifikim, në brendësi të së cilit kanë qenë 3 persona. Drejtuesi i tij, por edhe 2 pasagjerët nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë duke kundërshtuar.

Mësohet se mes tyre ka pasur edhe përplasje fizike. Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit që është ndaluar rezulton të jetë punonjës policie në Vlorë, edhe ai i “Shqiponjave”. Për shkak të situatës së krijuar dhe kundërshtimit që u ka bërë kolegëve të Tiranës, bashkë me 2 miqtë vlonjatë që e shoqëronin, në ndihmë kanë shkuar edhe 7 patrulla policie, të cilat kanë neutralizuar situatën. Efektivi nga Vlora është shoqëruar në Komisariatin nr. 3, i është sekuestruar arma e shërbimit që e kishte me vete në makinë dhe një thikë. Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

1 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Bravo çuna...do te thoshte ministri i nipit te Spiro Kolekes

    Lini një Përgjigje