Ekstradimet e dështuara: Pse u refuzua Shqipëria në kërkesat e saj

17 Nëntor 2023, 16:20Kronika TEMA

Ekstradimet e dështuara: Pse u refuzua Shqipëria në kërkesat

Nga Juljan Kasapi A2

Rrëzimi i kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, i dënuar në me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeçar 20 vite më parë nuk është i pari refuzim që i bëhet vendit tonë. Gjykata e lartë kanadeze hodhi poshtë pretendimet e Shqipërisë pasi identifikimi i Brahimit dy dekada më parë që u bë nga e veja e efektivit Astrit Braçe konsistonte në 4 foto por që tashmë ato foto nuk mund të gjendeshin nga autoritete shqiptare.

E njëjta histori refuzimi ndodhi dhe me një nga personazhet kryesore të bandës së Durrësit.  Plaurent Dervishajt u lirua nga qelia ku mbahej në Dubai që në fund të vitit 2020, kur u shpall në kërkim për bashkëpunimin në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut. Dervishaj u ndalua në Emiratet e Bashkuara, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar së bashku me, Lulzim Berishën, i cili mbetet në arrati. 

Për ‘’Lentin’’ siç e thërrasin të njohurit edhe pse sipas autoriteteve shqiptare dokumentet u dorëzuan Dubai e la të lirë pasi shkresat mbërritën me vonesë. Dervishaj ishte arrestuar në 10 dhjetor ndërsa Shqipëria i dërgoi letrat pas afatit 30 ditor për ekstradimin e tij. 

Në Dubai në fillim të vitit u arrestua dhe Dritan Shkëmbi një i kërkuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, por edhe ky rast u harrua. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin vijon të mbetet peng i procedurave të ekstradimit edhe pse ngjarja u zbardh nga policia por që porositësi autori dhe bashkëpunëtorët ende nuk janë ekstraduar për krimin.

Ekzekutori portugezi Ruben Saraiva u arrestua në Marok ndërsa deri më tani nuk është bërë asgjë për sjelljen e tij në Shqipëri. Në Angli edhe pse thuhej se për ekstradimin e porositësit por dhe bashkëpunëtorëve anglezë gjykata do vendoste këtë muaj, por nëntori po kalon dhe asnjë lajm lidhur me ta. Greqia është një tjetër histori dështimesh sa i përket ekstradimeve. I fundit Laert Haxhiu u arrestua në Greqi ndërsa ka bërë kërkesë për azil politik në shtetin fqinj.

E njëjta histori dhe me Bledar Jambellin porositësi në vrasjen e komisarit Artan Cuku. Për këtë të fundit dyshohet se ka paraqitur dokumente si minoritar grek ndaj për këtë arsye nuk është ekstraduar.

2 Komente

  1. G
    Genci

    Ndërkohë ne vazhdojmë e dorëzojmë gjakun tonë tek të huajt sikur ta kishim të tepërt...

    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Genci, të lutem. Joooo, të lutem shumë. Me ardhjen e Taulantit si minister, gjerat kane ndryshuar. Ja per shembull. Ke degjuar gjë ti të behet zhurme per guroret ne Mal të Tomorrit dhe ne Librazhd? Ore, po tjetra. Ke derguar gje nga Librazhdi ti? Asgje fare. E pra Taulanti ..... Ndersa per ekstradimet to them unë. Qeveria jone ka menduar per të miren e popullit. Pse të harxhojme burgun tonë ne, kur kemi burgje ne Europë. Le të paguajne ata. Atje të kalben, thotë Ministri ynë Ulsi Manja. Lere, është burrë i zgjuar. Aq i zgjuar sa edhe vetë nuk i kupton ato qe thotë. Per dy ekstradime të deshtuara behesh ti?

    Lini një Përgjigje